Connect with Us

Thellohen përplasjet me ndërkombëtarët/ LSI akuza të forta BE-së

Politikë

Thellohen përplasjet me ndërkombëtarët/ LSI akuza të forta BE-së

Publikuar

-

Pas “shpërthimit” të presidentit Ilir Meta kundër ndërkombëtarëve, duket se edhe LSI, partia e themeluar prej tij, nuk po rri duarkryq dhe kanë thelluar akuzat kundër BE.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në një postim në rrjetet sociale, shkruan se Vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorrëve në Shqipëri ishte një “eksperiment” i BE-së.

Sipas Vasilit, BE nuk ka dhënë “OK” për fillimin e Vettingun në Maqedoni, duke e justifikuar me faktin se nuk kishte mjaftueshëm njerëz për vendet e lëna bosh, ndërsa Shqipëria për ta ka qënë një vend eksperimenti.

“Ambasadori i BE ne Tirane Luigi Soreca me shume “entuziazem”ka deklaruar pak kohe me pare per Euroneës se:

“Reforma në Drejtësi është ndoshta ‘perla e Shqipërisë’, jashtë rajonit apo në botë.”

Po perse “perla e Shqiperise, qe ishte me aq vlere per gjithe boten nuk u lejua te kryhej as ne Maqedoni nje vend ballkanik kaq afer me Shqiperine edhe gjeografikisht edhe si mentalitet ??

Cfare eshte Shqiperia per BE vend eksperimentesh ??

Po pse genjejne kaq hapur??

Apo shfrytezimi i servilizmit dhe komplekseve te inferioritetit te politikes shqiptare eshte nje “aset” interesant per BE ??”-shkruan ndër të tjera Vasili.

Më tej ai shkruan “Mjaft më me pranimin e cdo budalleku si ar te kulluar vetem se nuk eshte thene shqip.”

Postimi i plotë:

Skandali!!BE kunder Vetingut ne Maqedoni, po ne Shqiperi pse beri “eksperiment”???

Zaev Kryeministri i Maqedonise ne nje interviste pak dite me pare tha:

“Unë e pata premtuar në zgjedhje, jo vetting, por atë që e cilësoj njohje e së drejtës për t’u rizgjedhur e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ishte pjesë e programit. Por, kur mora detyrën,
BE nuk dha mundësi të nisja procesin.
Pse? Sepse ndoshta duhet të ndiqnin si po shkonte në Shqipëri, si do të mbyllej. Ata na thanë se nuk keni njerëz, nuk keni si të plotësoni vendet që do të mbeten bosh”.
“Shqipëria tani nuk ka kapacitete si ti mbushe vendet e zbrazura dhe po funksionon pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë Supreme, gjë që nuk lejohet.” perfundon Zaev.

Ambasadori i BE ne Tirane Luigi Soreca me shume “entuziazem”ka deklaruar pak kohe me pare per Euroneës se:

LEXO EDHE:  “PD-LSI të heqin dorë nga bojkoti”/ Balla: Zgjedhjet në Kosovë, një mesazh demokratik për Shqipërinë

“Reforma në Drejtësi është ndoshta ‘perla e Shqipërisë’, jashtë rajonit apo në botë.”

Po perse “perla e Shqiperise, qe ishte me aq vlere per gjithe boten nuk u lejua te kryhej as ne Maqedoni nje vend ballkanik kaq afer me Shqiperine edhe gjeografikisht edhe si mentalitet ??

Cfare eshte Shqiperia per BE vend eksperimentesh ??

Po pse genjejne kaq hapur??

Apo shfrytezimi i servilizmit dhe komplekseve te inferioritetit te politikes shqiptare eshte nje “aset” interesant per BE ??

Po pse nuk u mor ne konsiderate nga BE rekomandimi i Komisionit te Venecias ne vitin 2015 qe thoshte:

“Komisioni i Venecias evidenton se zgjidhje të tillë radikale (si procesi i rivlerësimit) janë të paarsyeshme në kushte normale, pasi krijojnë tensione të mëdha brenda gjyqësorit, destabilizojnë punën e gjyqtarëve, shton mosbesimin e publikut në gjyqësor, shmang vëmendjen e gjyqtarëve nga detyrat e tyre normale, dhe, si çdo masë të jashtëzakonshme, krijon rrezikun e kapjes së gjyqësorit nga ana e forcës politike që kontrollon procesin.”

Ky skandal duhet te jete nje moment reflektimi per te gjithe.

Yes man-et e politikes dhe shtetit te propagandes mund ta cojne me kenaqesi Shqiperine ne gremine me qellimin e kapjes dhe BE duhej te kundervihej fort kesaj. Por BE zgjodhi te kunderten !??

Pasi Shqiperia u derrmua ekonomikisht me teorine e “çekut te bardhe” ne fillimet e pluralizmit, vazhduam me reformen e “plepave” ne drejtesi dhe tani na shesin per “perle” ate qe Maqedonise i thone absolutisht mos e bej se eshte e demshme dhe e paperballueshme per te.

Mjaft më me eksperimente skandaloze ne kurriz te Shqiperise.

Mjaft më me servilizma qe pasurojne zyrtarucë te huaj ne kurriz te shqiptareve.

Mjaft më me pranimin e cdo budalleku si ar te kulluar vetem se nuk eshte thene shqip.

Mjaft më me plaçkitjen e shqiptareve dhe zhbërjen e shtetit ne emer te reformave korruptive dhe qe kapin shtetin, por te bekuara nga ca te huaj.

Eshte koha per te thene nje here e mire “Jo”!!!/ CNA.al

I quajti ambasadorët palaço/ BE shuplakë Metës

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR për 25 Prillin/ Reagon Ambasada e SHBA

Publikuar

-

Nga

Urdhëri i Biden/ Ambasada e SHBA bën paralajmërimin e fortë

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, ka reaguar mbi raportin përfundimtar të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 25 Prillit.

Në deklaratë tghuhet se raporti është mbajtur shënim dhe do të nxisin të gjitha institucionet përkatëse që të shqyrtojnë raportin përfundimtar dhe rekomandimet e tij për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri

Ne kemi mbajtur shënim Raportin Përfundimtar të ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, i cili ndërtohet mbi bazën e raportit paraprak të 26 prillit. Nxisim të gjitha institucionet përkatëse që të shqyrtojnë raportin përfundimtar dhe rekomandimet e tij për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri”, shkruhet në deklaratnë e Ambasadës së SHBA./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Andrea Mano i nxjerr “bojën” Bashës/ Tregon çfarë biseduan në telefon

Publikuar

-

Nga

Andrea Mano i nxjerr “bojën” Bashës/ Tregon çfarë biseduan në telefon

Andrea Mano, ish-kreu i degës lokale të PD-së në Korçë, ka hedhur akuza të forta ndaj, drejtuesit politik të kësaj dege për zgjedhjet e 25 prillit, Edmond Spaho.

Në një intervistë për emisionin “Pushteti”, në Fax News, Mano tha se Edmond Spaho ka përçarë “në mënyrë spektakolare”, degën e PD-së në Korçë.

Por, Mano nuk ka kursyer as kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, ndërsa theksoi se gjithçka ka ndodhur me bekimin e tij.

“Korça ka qënë dega më model e PD, por i deleguari i Bashës, gjëja më e mirë që bëri është të përçajë këtë degë në mënyrën më spektakolare. Gjë e cila u reflektua edhe në zgjedhje. Rezultati është i pakënaqshëm, mund të kishim kapur deri në 6 mandate”-tha Andrea Mano.

LEXO EDHE:  Kërkuan leje për eksportin e pajisjeve mjekësore/ Sassoli i përgjigjet kryeparlamentarëve të rajonit

LEXO EDHE:  Kërkuan leje për eksportin e pajisjeve mjekësore/ Sassoli i përgjigjet kryeparlamentarëve të rajonit

I pyetur nëse këtë shqetësim e kishte ngritur edhe tek Lulzim Basha, Mano tha se ka pasur biseda të gjata në telefon me kreun e PD-së, nga të cilat ka kuptuar se gjithçka po ndodhte në Korçë, ishte me bekimin e Lulzim Bashës.

“Sigurisht që kam folur me Bashën. Kam zhvilluar edhe biseda të gjata me të në telefon. Dhe nga bisedat kuptova që ishte vija e kryetarit të parties, jo e të deleguarit të vet”-tha Andrea Mano./CNA.al

“Do ikë me bisht ndër shalë”/ Andrea Mano paralajmëron Salianjin

“Ka përçarë PD-në”/ Mano “kryqëzon” Spahon, zbulon prapaskenat e analizës së zgjedhjeve

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ka përçarë PD-në”/ Mano “kryqëzon” Spahon, zbulon prapaskenat e analizës së zgjedhjeve

Publikuar

-

Nga

Andrea Mano, ish-kreu i degës lokale të PD-së në Korçë, i ka drejtuar kritika mjaft të forta Edmond Spahos, i cili ishte drejtuesi politik në këtë qark, për zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërsa komentoi analizën për zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Korçës, Mano tha se raporti ishte konfidencial. Nuk është pyetur as nuk është mbledhur kryesia, por raporti është bërë nga vetë Spaho, me dy-tre persona.

Në një intervistë për emisionin “Pushteti” në Fax News, Mano tha se ajo që ka bërë Spaho, është përçarja e një degës së PD-së në Korçë, e cila sipas tij ka qënë për tetë vite ndër degët më kompakte.

Kjo analiza që thoni ju është bërë nga vetë zoti Spaho, me dy tre persona. Nuk ështe mbledhur as kryesia. Ne nuk e kemi lexuar këtë raport.

Pra, ka qënë një raport konfidencial i zotërisë që ka marrë me bekimin e Bashës, drejtimin e qarkut. Gjithësesi kjo është një e drejtë e Bashës, nuk na takon ne.

Por, kryesia as e dinte këtë raport, as është pyetur dhe as është marrë mendimi i kryesisë.

E dyta, sigurisht që gjatë fushatës ka pasur probleme. Drejtuesi i  qarkut ka qënë nga ata njerëz që ka bërë një fushatë e cila solli një përçarje shumë të madhe të degës dhe dua t’iu garantoj se ka qënë dega më kompakte në tetë vite.

Ka qënë dega më model, por i deleguari i Bashës, gjëja më e mirë që bëri është të përçajë këtë degë në mënyrën më spektakolare. Gjë e cila u reflektua edhe në zgjedhje. Rezultati është i pakënaqshëm, mund të kishim kapur deri në 6 mandate”-tha Andrea Mano./CNA.al

“Do ikë me bisht ndër shalë”/ Andrea Mano paralajmëron Salianjin

LEXO TE PLOTE