Connect with Us

“Rama i tërhequr…”/ Ish presidenti Topi tregon përgjegjësitë e kryeministrit

Politikë

“Rama i tërhequr…”/ Ish presidenti Topi tregon përgjegjësitë e kryeministrit

Publikuar

-

Formimi i Gjykatës  Kushtetuese prej ditësh është kthyer në sheshbëtejën e radhës midis mazhorancës dhe Presidencës. Në një intervistë për “Kjo Javë”, ish presidenti Bamir Topi, teksa komentonte zhvillimet e fundit nuk ka kursyer akuzat ndaj kryeministrit Rama.

Ndërsa është shprehur se Rama është i tërhequr, me një komunikim totalisht të munguar në ngjarjet përvëluese, duke ia lënë stafetën numrit dy të socialistëve, Taulant Ballës, Topi e cilëson kreun e qeverisë përgjegjës për shkatërrimin e bazave të Kushtetutës dhe implementimin e gabuar të Reformës në Drejtësi.

“Unë shikoj sot dalje, ndoshta inflacioniste, të Presidentit, shoh një komunikim totalisht të munguar të kryeministrit, ai tërhiqet në ngjarjet përvëluese. Unë e shoh Ramën me dy përgjegjësi të mëdha për të kaluarën, e para është shkatërrimi i bazave të Kushtetutës, që e kthyen Shqipërinë në një republikë në dorë të kryeministrit.

Përgjegjësia e dytë është politike, sepse kujt më shumë se kryetarit të mazhorancës i jepet e drejta për të implementuar një reformë dhe më e rëndësishmja është ajo në drejtësi. Falë implementimit të saj të gabuar sot institucionet nuk funksionojnë.

LEXO EDHE:  Çuçi shef për menaxhimin e situatës!/ Manjani: Rama shkeli hapur ligjin

Kemi një përgjegjësi në tentativë, nuk shoh asnjë lloj prononcimi për të ndryshuar situatën, sepse situata ndryshon me Kodin Zgjedhor”, është shprehur ndër të tjera Topi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Reforma në Drejtësi/ Ambasada e SHBA bën thirrjen e fortë

Publikuar

-

Nga

Ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë një apel të fortë për prokurorët dhe punonjësit e Policisë së Shtetit dhe asaj gjyqësore, për t’u bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Në një mesazh në rrjetet sociale, ambasada e SHBA shkruan se Shqipëria është në hapat e fundit të Zbatimit të Reformës në Drejtësi.

“Jeni prokuror, punonjës i Policisë së Shtetit apo Policisë Gjyqësore, i gatshëm për të luftuar për drejtësinë që çdo shqiptar meriton? Jeni person me integritet, përvojë profesionale dhe një sërë aftësish të nevojshme për të drejtuar dhe frymëzuar një grup prej rreth 60 hetuesish të Byrosë Kombëtare të Hetimit?

Nëse mendoni se përmbushni kriteret për të drejtuar një institucion të rëndësishëm të programit kundër korrupsionit në Shqipëri, aplikoni për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
Shqipëria është në hapat e fundit të zbatimit të reformës në drejtësi. Bëhu pjesë e historisë, apliko tani:  https://bkh.al/aplikim/”-thuhet në mesazh./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fotot pas pushimeve në Karaibe/ Lulzim Basha kthehet në çokollatë

Publikuar

-

Nga

Disa ditë më parë, CNA.al raportoi se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha për pushimet e fundvitit, fillimisht ka shkuar së bashku me familjen në Hollandë dhe më pas destinacioni i radhës kanë qënë ishujt e Karaibeve.

Ai në këto ditë të ftohta dimri ka preferuar të pushojë në vende ekzotike, nën rrezet e diellit si një oligark i vërtetë.

CNA.al” target=”_top” rel=”noopener noreferrer”>

CNA.al” target=”_top” rel=”noopener noreferrer” style=”color: #32373c;box-shadow: none;”>
CNA | City News Albania

City News Albania

CNA.al” target=”_top” rel=”noopener noreferrer” style=”position: relative;display: inline-block;padding-left: 35px;color: #82878c;box-shadow: none;”>
CNA

raportoi në lidhje me pushimet në vendet ekzotike të kreut të Republikës së re, u “hodhën” menjëherë militantët, duke tentuar ta justifikojnë dhe mohojnë lajmin.

Por, së fundi, vetë Lulzim Basha ka publikuar në rrjetet sociale disa foto nga Italia, ku thotë se është takuar me drejtues të suksesshëm të industrisë, infrastrukturës, dhe logjisitikës, në rajonin e Friuli-Venezia-Giulia.

LEXO EDHE:  Salla masazhi në Kryeministri/ Zbardhet shpërblimi marramendës për kompaninë “Fusha”

LEXO EDHE:  Bamir Topi e thotë copë/ "Qeveria Rama në handikap të thellë"

Por, ashtu sikurse vihet re në fotot e publikuara nga vetë Lulzim Basha, ky i fundit duket mjaft i nxirë. Luli është bërë çokollatë.

Po të vësh re, dallimi mes kreut të Republikës së re, dhe zyrtarët me të cilët është takuar është mjaft i qartë.

Zyrtarët me të cilët ka dalë në foto Basha, janë personalitete Italiane dhe jo nga vende nordike ku ska diell.

Për ta kuptuar, krahasoni fotot me personat e tjerë. Mos e shikoni nga flokët se ato i nxin vetë. Por shikoni çokollatën në fytyren e Lulit pas pushimeve në Karaibe.

Fotot e mëposhtme flasin vetë./ CNA.al

Fotot – Pushimet prej oligarku të Bashës/ Zbulohet parajsa ekzotike ku ndodhet

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha jep lajmin e mirë/ Eksperienca e mbrojtjes civile italiane vjen në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një vizitë në Qendrën Operacionale të Emergjencave Civile në rajonin Friuli-Venezia-Giulia në Itali.

Në një video-mesazh në rrjetet sociale, Basha u shpreh se “Ne sapo kemi përfunduar një prezantim këtu në Qendrën Operative të Mbrojtjes Civile ku janë shpjeguar në detaje kapacitetet e kësaj qendre për përgjigjen e menjëhershme në nevojë të viktimave të fatkeqësive natyrore; nga tërmetet tek përmbytjet dhe fatkeqësi të tjera natyrore, vlerësimin e dëmeve pa vonesë, rikthimin e banorëve në objektet e parrezikuara dhe nisjen e punës për rikuperimin e dëmeve.”.

Basha theksoi se përvoja e kësaj qendre operative të Mbrojtjes Civile, siç quhet në Itali, e emergjencave civile është një nga 20 qendrat, por është ajo që konsiderohet më e suksesshmja dhe në fakt përvojat e saj të suksesshme kanë shërbyer si manual për të gjithë emergjencat civile të Italisë.

Më tej, ai tha se kjo përvojë e jashtëzakonshme do të shërbejë për t’u transferuar dhe për të trajnuar emergjencat civile shqiptare.

“Lajmi që dua të ndaj sot për ju të dashur miq se me autoritetet e rajonit Friuli-Venezia-Giulia dhe me drejtuesit e kësaj Qendre Operative të Mbrojtjes Civile, kemi rënë dakord që kjo përvojë e jashtëzakonshme, në nivel botëror do të thoja, jo vetëm në nivel europian, do të shërbejë për t’u transferuar dhe për të trajnuar emergjencat civile shqiptare.

LEXO EDHE:  Marrëdhënia Rama-Meta/ Gazetari zbulon prapaskenat

LEXO EDHE:  Rama në Lezhë/ Propagandë për projektet e vjetra

Është zotimi im që qeveria e ardhshme që të mos gjendet e papërgatitur para fatkeqësive natyrore qofshin këto tërmete apo tragjedi të tjera apo përmbytje, që edhe ne të kemi një instrument të përgjigjes së menjëhershme për t’iu ardhur menjëherë në ndihmë banorëve, për të organizuar pa asnjë vonesë operacionet e vërteta të kërkim shpëtimit me mjete dhe me personel të kualifikuar për të shpëtuar jetë dhe për të kufizuar sa është e mundur dëmin në jetët njerëzore dhe në plagosjen e qytetarëve, për të vlerësuar dëmet e çdo fatkeqësie natyrore pa humbur kohë, pa propagandë, pa shfaqje por me kapacitete njerëzore, me manuale, me njerëz të përgatitur, të trajnuar me mjete të mjaftueshme dhe pastaj për të vepruar menjëherë për të riparuar këto dëme si dhe për të strehuar gjatë kohës së riparimit të gjithë personat e prekur nga fatkeqësia natyrore.”-deklaroi Basha.

Po ashtu ai tha se “Fatkeqësitë natyrore nuk i kontrollon dot askush por një qeveri e aftë e përgjegjshme ka në dorë që të përgjigjet menjëherë dhe të kufizojë dëmet njerëzore.

Ky është objektivi, ky është qëllimi dhe ky është zotimi im sot nga Qendra Operative e Emergjencave Civile Friuli-Venezia Giulia.”.

LEXO TE PLOTE