LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Negociatat, zbulohet marrëveshja e Ramës/ Vuçiç lëshon 'bombën': Do përfaqësoj Shqipërinë

23 Nëntor 2019, 15:35, Politikë CNA
Negociatat, zbulohet marrëveshja e Ramës/ Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç , gjatë një interviste për gjermanen ?Der Spiegel?, ka deklaruar se Shqipëria dhe Maqedoninë e Veriut do të përfaqësohen nga ai në takimet që do të mbahen me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

?Unë kam qenë me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në samitin e Ohrit dhe ne ramë dakord për pothuajse çdo pikë, duke përfshirë që unë të flisja me Macron në emër të të gjithëve, siç bëra javën e kaluar?, është shprehur Vuçiç.

Në intervistën, e cila i referohej hapave të mëtejshëm për integimin e Serbisë në familjen europiane, kreu i shtetit serb ka folur ndër të tjera edhe për projektin për ?Minishengenin Ballkanik?.

Vuçiç e ka cilësuar ?Minishengenin Ballkanik? si projektin më të mirë të tre dekadave të fundit, që përmes njërës prej shtyllave të tij, ajo e lëvizjes së lirë, do t?iu kursente vendeve të rajonit plot 3,5 miliardë euro.

Lajmet e fundit nga