LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Manjani reagon pas “shuplakës” ndaj Metës/ Maja Kocijançiç ka të drejtë

23 Nëntor 2019, 08:26, Politikë CNA
Manjani reagon pas “shuplakës” ndaj Metës/ Maja

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?, Ylli Manjani ka reaguar pas ?shuplakës? që i dha presidentit Meta, një ditë më parë zëdhënësja e BE, Maja Kocijançiç.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani ironizon kontributin e delegacionit të BE në Tiranë, shkruan se ?Maja Kocijançiç ka të drejtë?.

Manjani shkruan se duhet t?i japim edhe medalje të lartë për injorim total të organizatave të tjera që paguan BE si Komisioni i Venecias, ODIHR dhe madje edhe Gjykata e Të Drejtave të Njeriut.

Më tej, ai thekson se ndërkombëtarët sa herë të merren me punët tona do ta meritojnë kritikën, ndërsa shtoi se; ?Pa asnjë ndrojtje e pa asnjë kompleks. Veçanërisht burokracia e Brukselit?
Po, jam dakort me Macronin!?.

Postimi i plotë i Manjanit:

Maja Kocijançiç ka të drejtë.

Delagacioni i BE dhe veçanërisht drejtuesit e tij dje dhe sot e kanë afruar Shqipërinë me BE. 3 vite rrjesht na u hapën negociatat.

Si rezultat i këtij kontributi të jashtëzakonshëm, Shqipëria sot ka mbyllur dyert e gjykatave dhe ka hapur portalet e thashethemeve.

Veçanërisht sinjifikativ ishte mësimi që kemi mësuar nga Delegacioni i BE, për blerje asetesh e shërbimesh pa tender. Si rezultat i këtij mësimi vështirë të gjesh sot ndonjë punë publike të tenderuar me garë të hapur dhe konkurruese.

Delegacioni i BE, pasi humbi statusin e monitoruesit,me objektivitet të lartë nuk konstatoi asnjëherë të vetme kanabizimin e vendit dhe po me të njëjtin objektivitet nuk sheh ende krizën më të thellë politike ku është zhytur vendi.

Madje Delegacionit Europian duhet ti japim edhe medalje të lartë për injorim total të organizatave të tjera që paguan BE si Komisioni i Venecias, ODIHR dhe madje edhe Gjykata e Të Drejtave të Njeriut.

Më në fund, kush kritikon Delegacionin e BE ka kritikuar vetë BE dhe nuk është çudi të shpallet si i Macronit..??
===================
Le të jenë ça të duan, por sa herë të merren me punët tona do ta meritojnë kritikën!

Pa asnjë ndrojtje e pa asnjë kompleks. Veçanërisht burrokracia e Brukselit…

Po, jam dakort me Macronin!/ CNA.al

I quajti ambasadorët palaço/ BE shuplakë Metës

Lajmet e fundit nga