LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kriza më e rëndë që nga themelimi i shtetit”/ Apeli i ish deputetit: Besojmë te SHBA dhe Presidenti ynë

23 Nëntor 2019, 21:50, Politikë CNA
“Kriza më e rëndë që nga themelimi i shtetit”/

Ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo, ka reaguar përsa i përket krizës politike dhe institucionale në vend, duke e cilësuar atë si një nga më të këqijat që ka patur vendi jo vetëm përgjatë 30 viteve të dremokracisë, por që nga themelimi i tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale , ish deputeti ka mbajtur një qëndrim edhe përsa u përket zërave keqadashës, sikurse shprehet ai, se SHBA është kundër Metës, duke i cilësuar ato ?zëra përçarës që krijojnë tymnaje të qëllimshme, duke folur në emër të SHBA, për të mbuluar mëkatet e veta?.

Postimi i plote:

Trust USA ? Trust your President

Nga Vangjel Tavo

Vendi ynë ndodhet në një paralizë totale institucionale, kushtetuese dhe të përfaqësimit. Më e rënda jo vetëm gjatë tridhjetë viteve të fundit, por edhe nj? një situatë aq kaotike, antagoniste dhe konfliktuale sa fatkeqësisht mund të thuhet edhe që nga themelimi i shtetit shqiptar.

Në këtë mesele, zëra keqdashësh kanë futur në këtë moçal absurd edhe Shtetet e Bashkuara. Zërat përçarës krijojnë tymnajë të qëllimshme duke folur në emër të ShBA, për të mbuluar mëkatet e veta. Teksa janë përgjegjës për shkatërrimin brenda vendit synojnë të shkatërrojnë edhe marrëdhënien e shkëlqyer, respektin dhe bashkëpunimin e ngushtë që ka opozita me ShBA por edhe Presidenti i vendit Ilir Meta i cili meriton të njihet nga të gjithë si brenda ashtu edhe jashtë kufijve si shtetari me bindje të thella amerikane.

Zërat përçarës nuk mund ta sfumojnë të vërtetën e patjetërsueshme se ne jemi dhe do mbetemi pro amerikanë. Se ne kemi besim tek SHBA dhe ne kemi besim tek Presidenti i vendit tonë si garantori i Kushtetutës së Shqipërisë në këto momente ku ajo po rrezikohet frikshëm.
Ne besojmë tek SHBA sepse ajo ka qenë mbështetëse e Shqipërisë që në rrugën e Pavarësisë së saj e deri më sot duke na udhëzuar dhe përkrahur në çdo hap tonin dhe në çdo sektor të vendit.
Sapo një njeri dëgjon fjalën demokraci mendja i shkon menjëherë tek SHBA. Sepse ky vend është shembulli më i përsosur i saj.

Ne kemi besim tek Presidenti ynë pasi jo vetëm e ka dëshmuar frymën e tij demokratike dhe dëshirën për liri dhe pluralizëm që në ditët e tij studentore në përballje me përfaqësuesit e regjimit komunist, por edhe tani, në këto ditë të vështira për vendin, ku po qëndron si një shtetar i vërtetë në mbrojtje të Kushtetutës dhe Republikës.

Sot vendi ynë nuk ka më ndarje pushtetesh. Ky model qeverisje prej tre pushtetesh: ekzekutivi, legjislativi, dhe gjyqësori, i cili nisi me Aristotelin e u konsolidua nga Montesquieu në vitin 1748, garanton demokracinë e një vendi. Sot Shqipëria është kthyer tre shekuj pas, pasi përveç ekzekutivit, një legjislativi të çalë, ilegjitim dhe totalisht të komanduar, po synohet me çdo kusht të uzurpohet edhe drejtësia. Nëse kjo arrihet fjala demokraci bie përfundimisht dhe ajo që e zëvendëson është autokracia dhe diktatura.

Ndaj kjo është edhe qëndresa e Presidentit të vendit Ilir Meta, të mbrojë Republikën nga demokraci në autoritarizëm. Të mbrojë Kushtetutën, të mbrojë Gjykatën Kushtetuese dhe të gjitha organet e drejtësisë të ngrihen dhe të ruhen të pavarura, si pushteti i tretë që ruan balancat demokratike, larg duarve të politikës.

Providenca historike ka mundësuar që Ilir Meta sot të jetë kreu i shtetit. Kjo providencë ka arsyet e saj: që ky njeri është në atë ofiq pikërisht në këto momente të vështira për të mos lejuar rrëzimin e shtyllave demokratike.

Providenca historike ka mundësuar gjithashtu që ne, një vend i vogël ballkanik të jemi miq dhe aleatë të ngushtë me një vend të madh me një demokraci shembullore si SHBA.

Ndaj edhe ne besojmë tek SHBA. Ndaj edhe ne besojmë tek Presidenti ynë. Dhe duhet të jemi mëse të bindur që ashtu siç historia e ka dëshmuar gjithmonë ndër shekuj, demokracia dhe vullneti i lirë i një populli ka triumfuar gjithmonë./CNA.al

Lajmet e fundit nga