LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Keni bërë plane për fundjavën?/ Mësoni si do të jetë moti

23 Nëntor 2019, 07:15, Sociale CNA
Keni bërë plane për fundjavën?/ Mësoni si do të

Rritja graduale e vlerave barike ka bërë që orët e para të ditës të dominohen nga kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë territorin, por më të dukshme paraqiten në skajin jugor.

Pasditja sjell zhvillim të vranësirave në zonat jugore të territorit duke gjeneruar shira të pakët e të izoluar. Orët e natës ri-kthjejnë sërisht kthjellimet në të gjithë Shqipërinë.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 1 °C deri në 20°C.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje ? Verilindje me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndersa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore prej orëve të pasdites erë intensive deri në 20/25m/sek, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 4-6 ballë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga