Connect with Us

Ilir Meta në monolog/ Lulzim Basha në dialog me Edi Ramën?!

Politikë

Ilir Meta në monolog/ Lulzim Basha në dialog me Edi Ramën?!

Publikuar

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka marrë një rol mjaft aktiv në politikë. Ditët e fundit ai është shfaqur i ashpër, jo vetëm me qeverinë dhe kryeministrin Rama, por edhe me opozitën dhe faktorin ndërkombëtar në Tiranë.

Kujtojmë këtu se Ilir Meta bëri disa dalje publike, duke folur për kapjen nga qeveria të sistemit të drejtësisë, lojërat e KED me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, apo dhe skandalet proceduriale, që shkonin deri edhe në shantazhe ndaj Presidentit. Ilir Meta nuk kurseu askënd.

Më pas Ilir Meta thirri në takime opozitën. Nga takimi, nga brenda mbledhjes u tha se Ilir Meta kishte qënë mjaft i ashpër. Ai në një dalje në emisionin “Opinion” tha se opozita kishte bërë gjithçka shumë keq dhe i kishte shërbyer Edi Ramës. Të njëjtën gjë ia than ë sy edhe Lulzim Bashës në takimin që patën në Presidencë, duke theksuar se djegia e mandateve dhe protestat të cilat zhvilloi PD dhe LSI nuk ishin gjë tjetër, por thjeshtë dhe vetëm në shërbim ndaj kryeministrit dhe që në finale sollën tradhëtinë ndaj qytetarëve.

Presidenti i Republikës më pas takoi ish-presidentët dhe në fund doli hapur edhe ndaj ndërkombëtarëve, BE-së, ambasadorit të saj, ambasadorit italian dhe ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.

Goditje të fuqishme, ditë pas dite dhe të pandalshme.

Por, çfarë po ndodh në krahun tjetër?!

Lulzim Basha ka heshtur, nuk ka folur. I vetmi që ka mbajtur një qëndrim është Bujar Nishani i cili në emisionin “Opinion” tha se nuk komentonte përplasjet midis dy palëve.

Zyrtarë të tjerë të PD-së janë përpjekur t’i “rrëshkasin” gjuhës politike, dhe të merren me detajet teknike, duke i dhënë të drejtë presidentit për lëvizjet e tij.

Nga ana tjetër, asnjë zyrtar i PD-së nuk ka folur në mbështetje të fortë të qëndrimeve të Ilir Metës ndaj ndërkombëtarëve dhe ndaj sjelljes së tyre në Shqipëri. Apo lëvizjeve të forta për ndryshimin e Kushtetutës, e deri në kërkesa të forta për Referendum.

Asnjë zyrtar i PD-së dhe as Lulzim Basha ende nuk kanë thënë asnjë fjalë.

Ajo që bie në sy tjetër është se edhe në krahun e Rilindjes, pra nga qeveria, ka një heshtje totale. Kryeministri Rama nuk ka folur asnjë fjalë. Ka zgjedhur të heshtë.

Nga ana tjetër Taulant Balla apo zërat e tjerë zyrtare të PS-së, thjeshtë dhe vetëm janë marrë me anën proceduriale dhe teknike të çështjes, duke thënë se nuk do të komentonin asnjë veprim dhe i kanë bërë thirrje presidentit të tërhiqet nga shkeljet Kushtetuese, siç pretendojnë ata. Ndërkohë që paralel vazhdon punën Komisioni Hetimor për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës.

LEXO EDHE:  Meta-Hoxhaj/ Me rëndësi bashkëpunimi parlamentar

Dy të mëdhenjtë, të cilët dy vite më parë bënë një marrëveshje të fshehtë pasi një shtrëngimi duarsh publike po heshtin. Po e lënë Ilir Metën në një monolog dhe në një sulm ndaj ndërkombëtarëve dhe përgjigjeve diplomatike apo edhe heshtjes së tyre.

avokati zbulon marreveshjen

Të njëjtën gjë ka bërë edhe Rama me Bashën. Dy të mëdhenjtë po heshtin, ashtu siç kanë heshtur sa herë që Ilir Meta ka pasur probleme apo sa herë që ata kanë dashur që polin e tretë ta godasin.

Kështu ndodhi në vitin 2008, marrëveshja Rama-Berisha dhe Meta përfudnoi në grevë urie.

Kështu ndodhi edhe në 2017-ën, marrëveshja Rama-Basha dhe Ilir Meta më pas ulërinte mitingjeve.

Kështu po ndodh edhe sot. Po ulërin Ilir Meta, ndërsa Rama dhe Basha nën rogoz po mbyllin marrëveshjen e radhës, sipas ndërhyrjeve të forta të bëra nga SHBA, por edhe nga faktorët e tjerë të Bashkimit Europian, si Gjermania.

Mesa duket Luli dhe Rama janë në rrugë të mbarë. Iliri po bën rolin e tij në politikë për të qënë një faktor i tretë dhe për të mos u nxjerrë jashtë skeme. Dhe duket qartë se kreu i shtetit e ka kuptuar më mirë se kushdo tjetër. Dy të mëdhenjtë po bëjnë sërish pazar në kurriz të tij. Qoftë me Reformën Zgjedhore, qoftë me ndërhyrjet e bëra më parë në Kushtetutë, apo veprimet e bëra më parë në institucione kushtetuese, për të cilat Luli deri tani ka heshtur.

Pritet ndonjë dalje apo mbështetje e tij ndoshta sa për të thënë që mbështet presidentin dhe betejën e tij kushtetuese, por, s’ka për të folur kurrë për qëndrimet e ashpra të Ilir Metës ndaj ndërkombëtarëve dhe a është e vërtetë se këta të fundit janë kthyer në një problem dhe hall të madh për shtetin shqiptar dhe shqiptarët.

I rëndësishëm është një fakt, të dy të mëdhenjtë po heshtin. Ata kanë gjetur gjuhën dhe po zhvillojnë nën rozo pazaret e tyre. Ilir Meta është i vetmi që i kupton dhe i nuhat më shpejt se të tjerët. Kjo edhe për shkak të eksperiencës së tij politike.

Prandaj dhe është “tërbuar” ndaj jo vetëm Ramës, por edhe ndërkombëtarëve, duke tentuar të tërheqë nga pas edhe Lulin, i cili duket se ende nuk ka filluar të ecë vetë./ CNA.al

Faktet/ Ilir Meta po kërkon Kushtetutë të re

Luli lë Metën të vetëm në betejë

Përplasja e Metës me ndërkombëtarët/ Basha “kyç” gojën

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Njohja e patentave shqiptare në Gjermani/ Rama jep lajmin e mirë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot një lajm të mirë, sa i takon njohjes së lejeve të drejtimit të automjetit në Gjermani.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ndërsa citon Ministrin Federal të Transporteve në Gjermani, bën të ditur se ky i  fundit do t’i përcjellë Qeverisë Federale një opinion pozitiv, sa i takon kësaj çështje.

“Një lajm i mirë për miqtë e kësaj faqeje që presin njohjen e patentave të drejtimit të makinave të tyre në Gjermani.

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, bisedova edhe me Ministrin Federal të Transporteve, i cili më tha, citoj, “Misioni ynë teknik në Tiranë është befasuar nga transformimet që keni kryer në Drejtorinë e Transportit Rrugor, përmes digjitalizimit të shërbimeve! Zgjidhjet e reja digjitale që keni realizuar janë origjinale dhe bindëse për t’i përcjellë Qeverisë Federale një opinion pozitiv”.-shkruan Rama.

Po ashtu kreu i qeverisë thekson se kjo do të kërkojë pak kohë, por shton se çdo aprovim bën që në landin përkatës njohja të hyjë në fuqi menjëherë.

LEXO EDHE:  Edi Rama sulmon Meidanin/ Ish presidenti kandidat për kryeministër

LEXO EDHE:  Intervista e plotë/ Meta flet për mardhënien me Ramën, Bashën dhe shtetësinë e Kryepeshkopit Janullatos

“Aprovimi i shumëpritur i njohjes së patentave shqiptare të drejtimit, kalon përmes të 16 parlamenteve të landeve të Republikës Federale të Gjermanisë dhe kjo do të kërkojë pak kohë, por ndërkohë çdo aprovim bën që në landin përkatës njohja të hyjë në fuqi menjëherë. Pak durim tanimë, se provimin e kemi kaluar me sukses dhe ky është një fakt që na inkurajon shumë për vazhdimin e  #RevolucionitDigjital2020📲💻

Një bravo të madhe ekipit drejtues të DPSHTRRSH që po e transformon çdo ditë atë strukturë nga një vatër korrupsioni legjendar, në një mekanizëm shtetëror në shërbim të qytetarëve”-përfundon mesazhin e tij kryeministri Edi Rama.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Faktet-Ligji për Arsimin e Lartë/ Mashtrimi dhe hipokrizia e Bashës ndaj studentëve

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha na ka surprizuar shumë së fundi. Pas serialit të telenovelës turke, ku Luli luante rolin e “djalit të mirë”, që kalon kohë me njerëz të zakonshëm, edhe pse vetë me veshje luksoze, tashmë ka edhe një tjetër risi.

Pas “serialit po të dëgjoj”, një ditë më parë, Lulzim Basha komunikoi me qytetarët me anë të rubrikës “Më bëj një pyetje” në Instastory.

Basha dje u kujtua për arsimin e lartë dhe i kërkoi të rinjve që të japin mendimin e tyre se çfarë do të bënin ata, nëse do të ishin për një ditë Ministër Arsimi.

Pas kësaj, me anë të një videoje, Basha premtoi se sapo të vijë në pushtet do të anullojë Ligjin për Arsimin e Lartë.

“Jam shumë i befasuar që vetëm brenda pak orësh mijëra prej jush ndjekës në Instagram i jeni përgjigjur pyetjes se cili do të ishte vendimi i parë nëse do të t’ju besohej drejtimi i Ministrisë së Arsimit. Mes mijëra sugjerimeve dhe propozimeve spikat anulimi i Ligjit për Arsimin e Lartë. Është pika e parë e programit tim, programit të PD për Arsimin e Lartë.”-tha Basha.

Po ka edhe disa detaje në lidhje me Ligjin për Arsimin e Lartë, që tregojnë hipokrizinë dhe tradhëtinë e kreut të Republikës së re ndaj studentëve.

Ligji për Arsimin e Lartë, i cili në dhjetor të vitit të kaluar nxori studentët në rrugë, është një ligj korruptiv dhe klientelist, i cili u miratua nga qeveria në vitin 2015 dhe pasojat i dha në dhjetor të vitit 2018, kur studentët nisën protestat.

Është një ligj për të cilin përgjegjësi kanë si qeveria që e përgatiti, LSI që e votoi dhe Lulzim Basha që nuk e dërgoi kurrë në Gjykatën Kushtetuese, edhe pse premtoi se do ta bënte një gjë të tillë.

Në 22 korrik të vitit 2015, Lulzim Basha tha se “Partia Demokratike do të ndërmarrë një aksion masiv institucional, që nga Presidenti e deri tek Gjykata Kushtetuese, ku opozita do të jetë në krah të studentëve dhe pedagogëve që kanë të drejtë”.

Por, Basha nuk e dërgoi kurrë ligjin në fjalë në Gjykatën Kushtetuese. Ndërkohë, gjatë protestave të studentëve, Basha tentoi të justifikohej, duke thënë se nuk e coi për ta anulluar në Gjykatën Kushtetuese, sepse sipas tij kjo e fundit ishte e kapur nga Edi Rama.

LEXO EDHE:  Këlliçi përgënjeshtron draftmarrëveshjen/ Fake news, e përgatitur nga Endri Fuga

LEXO EDHE:  Këlliçi përgënjeshtron draftmarrëveshjen/ Fake news, e përgatitur nga Endri Fuga

“Ç’rëndësi ka përse nuk e çuam në Gjykatë Kushtetuese? Sepse Gjykata Kushtetuese ishte e kapur nga Edi Rama, jua kam thënë. Dhe, do ta hidhte poshtë dhe Edi Rama  do të thoshtë “ E shikon, ishte edhe kushtetuese”.-tha Lulzim Basha, në një prononcim për mediat në 17 dhjetor 2018.

Në fakt ajo çfarë pretendon Lulzim Basha nuk qëndron, për faktin se në atë kohë ka çuar në Kushtetuese edhe ligje të tjera të qeverisë dhe janë rrëzuar. Ndërkohë në lidhje me ligjin në fjalë, në një prononcim ekskluziv për CNA.al në atë kohë u tha se ligji do të çohej në Gjykatën Kushtetuese brenda datës 6 dhjetor dhe se për këtë ishte ngarkuar Ivi Kaso.

Por, Lulzim Basha jo vetëm që nuk e çoi kurrë në Gjykatën Kushtetuese, ligjin në fjalë, por “harron” të tregojë se sa orë qëndronte duke u “zhgrryer” me Alfred Lelën, Henri Çilin dhe sektin e UET-it.

Lulzim Basha harron edhe sesi “mori në gji” Alfred Lelën me shokë, të cilët me shpatë në dorë bënë avokatët e Ligjit për Arsimin e Lartë.

Nëse Lulzim Basha do ta kishte çuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin në fjalë, studentët nuk do ta kishin refuzuar gjatë protestave të dhjetorit 2018. Lulzim Basha ndoshta është i vetmi lider opozite në botë, që nuk pranohet në një protestë.

Faktet tregojnë se ai është i zhytur dhe është fajtor po aq sa Rama që e përgatiti dhe LSI që e votoi. Prandaj ajo çfarë ai deklaroi dje është vetëm një hipokrizi dhe tallje me studentët./ CNA.al

Ligji për Arsimin e Lartë/ Basha justifikohet, protesta e studentëve është politike

Basha kërkon komardare shpëtimi/ Gënjen publikisht për Ligjin e Arsimit të Lartë

Ligji i arsimit të lartë/ Meta, Rama, Basha e Kryemadhi bashkëfajtorë

“Ligji për Arsimin e Lartë shqetësimi kryesor”/ Basha premtim studentëve

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paketa Anti-KÇK/ Braimllari: Show mediatik për të tërhequr vëmendjen nga skandalet

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, i ftuar në Ora news, e ka konsideruar paketën Anti-KÇK si një nisme antikushtetuese dhe një show mediatik të sponsorizuar nga kryeministri Rama.

Sipas Braimllarit paketa rikthen policinë e diktaturës.

“Anti KÇK nisëm anti-kushtetuese, shoë mediatik i sponsorizuar nga Rama. Rikthen policinë e diktaturës. I gjithë ky aksion shoë mediatik për të tërhequr vëmendjen nga problemet e përditshme në të cilën ndodhet vendi. Shkatërrimi i ekonomisë, kosto e lartë e jetesës, pagat e ulta, mungesa e vendeve të punës, mungesa e investimeve në vend, shpopullimi i vendit dhe largimin e të rinjve nuk mund të mbulohen me një nisëm anti-kushtetuese të Edi Ramës. Politika duhet të kthejë vëmendjen tek qytetarët. LSI angazhohet maksimalisht për të krijuar mundësi punësimi, vende pune të mirëpaguara, siguri publike dhe për të kthyer të rinjtë në vend me qëllim që ato të kontribuojnë në vendimmarrje por dhe në zhvillimim ekonomik të vendit”,theksoi Braimllari.

LEXO TE PLOTE