Connect with Us

I dënuar me 16 vite burg për vrasje/ Ekstradohet nga Londra 35-vjeçari

Kronika

I dënuar me 16 vite burg për vrasje/ Ekstradohet nga Londra 35-vjeçari

Publikuar

-

Një tjetër person i kërkuar për vrasje,  është arrestuar në Londër falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologët dhe është ekstraduar drejt Shqipërisë.

Mësohet se nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Londra/Mbretëria e Bashkuar, drejt vendit tonë i  shtetasit shqiptar Granit Shehu, 35 vjeç, lindur në Kukës.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendim të formës së prerë më datë 03.10.2018 e ka dënuar me 16 vite burg për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

LEXO EDHE:  Vrasjet në Shkodër/ Artan Hoxha zbulon skemën mafioze

Shtetasi Granit Shehu në vitin 2015 në Kamzë në Tiranë, pas një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me mjete prerëse shtetasin M. Sh.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Manchester/Britani e Madhe, u bë i mundur arrestimi i tij në Britani të Madhe, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kërkonte të përshpejtonte procedurat për daljen në pension/ Zbardhen detajet e sulmit me armë në Bulqizë

Publikuar

-

Nga

Kërkonte të përshpejtonte procedurat për daljen në pension/ Zbardhen detajet e sulmit me armë në Bulqizë

Janë zbardhur detaje të reja nga sulmi me armë që u regjistrua pasditen e sotme në Gjoricë të Bulqizës.

Klodian  Reçi, punonjës i sigurimeve shoqërore, pasi është konfliktuar verbalisht me një person të identifikuar si Shpetim Kaja, ky i fundit bashkë me të birin Rinoldin kanë qëlluar me armë para banesës së tij.

Sipas asaj që raporton Ballkan Web, ata i kërkonin Klodian  Reçit që të përshpejtonte procedurat për daljen në pension.

LEXO EDHE:  Vrasjet në Shkodër/ Artan Hoxha zbulon skemën mafioze



Punonjësi ka thënë se për shkak situatës së Covidit ka qenë i karantinuar dhe kjo ka zgjatur procesin, por kjo nuk e ka shuar konfliktin mes tyre.

LEXO EDHE:  Vrasja e Arjan Ferracakut në Shkodër/ “Dëshmitarët kanë frikë të flasin”

Ndërkaq, policia po punon për kapjen dhe arrestimin e dy autorëve të ngjarjes./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë/ Terrorizohet familja e Përgjegjësit të Sigurimeve Shoqërore

Publikuar

-

Nga

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë/ Terrorizohet familja e Përgjegjësit të Sigurimeve Shoqërore

Një ngjarje e paprecedent është regjistruar pasditen e sotme në Gjoricë të Bulqizës, ku një person ka gjuajtur në ajër me armë zjarri para banesës së Përgjegjësit të Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore.

Ngjarja është raportuar nga vetë Klodian Reçi. Sipas tij, personi fillimisht ka kërcënuar verbalisht e më pas ka kërcënuar duke gjuajtur në ajër pak pranë banesës.



LEXO EDHE:  Trafikonte emigrantë në Angli/ Ekstradohet shqiptari

Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga të shtënat, ndërsa policia e Bulqizëz ndodhet në vendngjarje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Deklaroni pasurinë brenda 48 orësh”/ OFL ultimatum shënjestrave të radhës

Publikuar

-

Nga

OFL “hedh grepat” në Lezhë dhe Kurbin/ Kush janë katër “shënjestrat” e radhës

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A. G., banues në Tiranë, i dënuar në Turqi për veprën penale “Eksportimi i drogave”, parashikuar nga legjislacioni penal i Turqisë;

E. A. (M.), banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;



D. A., banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i Narkotikëve”.

LEXO EDHE:  Vrasje të vogla/ Merve dyshon tek Pelin, Oja dhe Arzu, ja ç’do ndodhë sot

LEXO EDHE:  Brenda burgut më të frikshëm

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë./CNA.al

LEXO TE PLOTE