LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Humbi motrën në aksident/ Mesazhi prekës i deputetit: Do shihemi një ditë patjetër e s’do ndahemi më kurrë

23 Nëntor 2019, 18:47, Sociale CNA
Humbi motrën në aksident/ Mesazhi prekës i deputetit: Do shihemi

Deputeti i Partisë Socialiste,  Alket Hyseni nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka zbuluar se 30 vjet më parë ka humbur motrën në një aksident tragjik në Himarë.

Me shkrimin e tij, deputeti tregon se sa shumë e ka marrë malli për të motrën, ndërsa shkruan se ?patjetër do të shihemi një ditë, e s?do të ndahemi më kurrë?.

Në nder të viktimave të aksidentit të 30 viteve më parë, u inaugurua Pavilionin ?Syri i Qiellit? në zonën e Liqenit Artificial.

Postimi i plotë

?E dashur motër Elida?!
Më ka marrë malli shumë, shumë!
U bënë 30 vjet pa u parë. S’di si ta kthej dashurinë që kishe dhe jam i bindur që ke për mua, sepse tashmë nuk jemi pranë. Do shihemi një ditë patjetër e s’do ndahemi më kurrë?, por deri atëherë duhet të të shohim, qoftë edhe pa u takuar.
Ndaj, sot inaguruam Pavilionin ?Syri i Qiellit?.
Është syri i shpirtit tonë, është syri yt, është syri i nënave, motrave, baballarëve, fëmijëve dhe njerëzve të dashur të atyre 22 vajza dhe djem, burra dhe gra, që bashkë me ty u larguan tragjikisht nga kjo botë, për të mbetur përjetë në zemrat? tona. Lotët janë kthyer në kristal dhe kristalet janë kthyer në pasqyrë, ku reflektohet dhimbja dhe malli ynë.
Tashmë motër do kemi si të shihemi edhe pse nga shume larg….

Lajmet e fundit nga