Connect with Us

Gazetari denoncon skandalin/ Si po përdoret media për gjoba dhe shantazhe

Sociale

Gazetari denoncon skandalin/ Si po përdoret media për gjoba dhe shantazhe

Publikuar

-

Gazetari Denis Dyrnjaja ka reaguar në lidhje me një lajm që ka qarkulluar në disa media së fundi, i cili hidhte dyshime mbi sigurinë e disa produkteve ushqimore.

Në një postim në rrjetet sociale, Dyrnjaja shkruan se nëse nuk ka prova që e faktojnë, spekulimet dëmtojnë edhe biznesin e ndershëm edhe misionin e medias.

Gazetari hedh dyshime të forta në lidhje me vërtetësinë e shkrimeve në fjalë, ndërsa thekson se “Vura re që gjithçka ishte shkruar ishte totalisht e dyshimtë, joprofesionale dhe spekulative”.

Më tej, Dyrnjaja shkruan se “Në dy shkrime të llojit fletrrufe pa emër, pa referencë dhe asnjë konkluzion analizash dilej në përfundimin se kompanitë e sallameve sidomos ato me emër si Hako apo EHË etj perdorkan mish të kafshëve të ngordhura ose produkte të tjera të dyshimta dhe të dëmshme (por pa i cilësuar se çfarë janë), për të bërë sallame e proshuta.

Së pari në të gjithë përshkrimin nuk sillej asnjë shembull, asnjë dokument apo Ilustrim që të mbështeste këtë pretendim që përveç se krijon panik te konsumatori, shkakton një dëm të pallogaritshëm dhe të panevojshëm për biznesin e ndershëm.

Që të kesh dyshime është diçka tjetër dhe të kesh prova është diçka tjetër.

Dhe media dhe gazetaria duhet të flasë me prova, jo me spekulime, sepse në këtë mënyrë duke ngritur tymnaja të pabaza humbet besueshmëria edhe për rastet kur duhet denoncuar abuzimi apo spekulimi ushqimor.”.

Postimi i plotë:

Spekulimet që dëmtojnë edhe biznesin e ndershëm edhe misionin e medias

Duke qenë se në mënyrë periodike kam qenë një ndër zërat që kanë shprehur shqetësim për sigurinë ushqimore, shumë njerëz më dërguan një lajm që qarkullonte në disa portale për cilësinë, përbërjen dhe sigurinë e produkteve të mishit dhe sallameve. Vura re që gjithçka ishte shkruar ishte totalisht e dyshimtë, joprofesionale dhe spekulative.

LEXO EDHE:  Nga Arben RROZHANI/“Gripi” pa shërim i Edi Ramës me mediat e “kazanit”

Në dy shkrime të llojit fletrrufe pa emër, pa referencë dhe asnjë konkluzion analizash dilej në përfundimin se kompanitë e sallameve sidomos ato me emër si Hako apo EHË etj perdorkan mish të kafshëve të ngordhura ose produkte të tjera të dyshimta dhe të dëmshme (por pa i cilësuar se çfarë janë), për të bërë sallame e proshuta.

Së pari në të gjithë përshkrimin nuk sillej asnjë shembull, asnjë dokument apo Ilustrim që të mbështeste këtë pretendim që përveç se krijon panik te konsumatori, shkakton një dëm të pallogaritshëm dhe të panevojshëm për biznesin e ndershëm.

Që të kesh dyshime është diçka tjetër dhe të kesh prova është diçka tjetër.

Dhe media dhe gazetaria duhet të flasë me prova, jo me spekulime, sepse në këtë mënyrë duke ngritur tymnaja të pabaza humbet besueshmëria edhe për rastet kur duhet denoncuar abuzimi apo spekulimi ushqimor.

Jam i bindur se edhe vetë kompanitë e mëdha janë të gatshme të bëjnë transparencë për produktet e tyre dhe të denoncojnë abuzuesit që natyrisht janë ato punishtet ilegale që prodhojnë nëpër garazhe pallatesh apo periferish. Çdo akt spekulativ mediatik ose bëhet në mungesë të thellë profesionalizmi ose për qëllime përfitimi të padrejtë dhe kjo duhet denoncuar edhe publikisht edhe ligjërisht, pasi përtej dëmit ndaj biznesit, sjell një dëm edhe më të madh për besueshmërinë e medias.

Provo e raporto duhet të jetë moto e çdo lajmi apo qëndrimi pasi çdo rast tjetër dëmton të vërtetën dhe mbron spekulimin./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Pajisja me pasaporta biometrike/ Konsullata Shqiptare në Selanik bën njoftimin e rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Selanik, ka bërë një njoftim të rëndësishëm për shtetasit shqiptarë, të cilët kërkojnë të pajisen me pasaporta biometrike.

Në një njoftim në faqen zyrtare bëhet e ditur se për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve, takimet e planifikuara për në muajin prill 2020 janë spostuar në muajin mars 2020.

“Një tjetër ditë e bukur këtë fundjavë në Konsullatën e Përgjithshme të RSH-së në Selanik.

Së bashku me stafin në shërbim të vogëlushëve shqiptarë për pajisjen me pasaportë biometrike.

Kënaqësi për t’ju shërbyer qytetarëve më të rinj të Shqipërisë. Falenderim i veçantë për stafin dhe gatishmërinë e tyre për të ofruar shërbime edhe këtë ditë të shtunë.

LEXO EDHE:  “Do kemi raste të rënda goditjesh”/ Paralajmëron Rama

LEXO EDHE:  "Armiku" që jep ndihmë

Për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve, njoftojmë edhe njëherë se takimet e planifikuara për në muajin prill 2020 janë spostuar në muajin mars 2020.

Lutemi dhe kërkojmë vëmëndjen tuaj për tú paraqitur në ditën dhe orën e caktuar. Mirëpresim mirëkuptimin tuaj për respektimin e rregullave të përcaktuara, ditën dhe orën e takimeve për t’ju shërbyer me shpejtësi dhe cilësi.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin tuaj.
Konsulli i Përgjithshëm”-thuhet në njoftim.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Surprizat e motit/ Mësoni sa arrijnë sot temperaturat

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të ketë mot të kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 7 / 15 °C
në vendet e ulëta: 5 / 16 °C
në vendet malore: -1 / 9 °C

Era pritet të fryjë e lehtë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Horoskopi i ditës, 16 shkurt 2020

Publikuar

-

Nga

Dashi

Dashuria: Sot do të keni mundësi të rifilloni dialogun me të dashurin tuaj dhe të kuptoni se si janë gjërat, duke fshirë kështu pasiguritë dhe dyshimet. Për beqarët yjet janë të favorshëm, do të ketë takime me fat dhe disa mund të kenë një vijim interesant.

Puna: Dita e mbushur me energji, do të bëni çmos për të arritur qëllimet tuaja, mos i humbni mundësitë më të mira.

Demi

Dashuria: Në një nivel sentimental do të ketë kënaqësi, por do të duhet të pranoni disa kushte. Një nga këto është më pak xheloze. Zemrat e vetmuara do të kenë mundësinë të bëjnë njohje të reja që mund të ndryshojnë jetën e tyre.

Puna: Në punë do të duhet të përpiqeni vetëm ta drejtoni veten drejt qëllimeve të dëshiruara dhe sigurisht që do të merrni rezultate të mira.

Binjakët

Dashuria: Dikush do të tërheqë vëmendjen tuaj dhe do t’ju çojë të shkëpusni veten nga partneri juaj. Nëse ndjeheni veçanërisht të shqetësuar është sepse e dini se keni diçka për të cilën falni veten. Për beqarët momente më të qeta do të vijnë së shpejti, mund të lindin marrëdhënie të papritura.

Puna: Më pak mirë nga pikëpamja e punës, ju po kërkoni diçka më të mirë dhe mund të ketë dallime me partnerët dhe bashkëpunëtorët.

Gaforrja

Dashuria: Ditë e shkëlqyeshme, Venera do të favorizojë lajmet në dashuri. Falë planeteve pozitive do të ketë disa surpriza të këndshme. Sot beqarët do të jenë në gjendje të përkushtohen për të bërë gjëra që i bëjnë ata të ndjehen mirë edhe nëse janë vetëm.

Puna: Jupiteri do t’ju ndihmojë të bëni një kërcim në karrierë, thjesht kini kujdes që të mos shtriheni në dafina.

Luani

Dashuria: Venusi nuk do t’ju ndihmojë të jeni pajtues me partnerin tuaj, por do të jetë e dobishme për t’ju ndihmuar të gjeni anën pozitive të situatës. Nëse jeni beqar sot do të jeni të shoqërueshëm ndaj personit që përpiqet t’ju tërheqë por pa ia dalë mbanë.

Puna: ditë e zënë për çështje biznesi ose ekonomie, do të keni shumë për të bërë.

Virgjëresha

Dashuria: Me partnerin tuaj sot do ta keni shumë të vështirë të shoqëroheni, por gjërat do të përmirësohen pasdite dhe harmonia do të kthehet në çifte. Në vend të kësaj ditë nervoze për beqarët, të cilët po kalojnë një periudhë të vështirë.

Puna: Dita mund të duket më e rëndë se zakonisht, por është vetëm çështje e problemeve ditore që lehtë do t’i zgjidhni.

Peshorja

LEXO EDHE:  Nga Andi BUSHATI/ A duhet ti bojkotojë PD televizionet antiopozitare?

LEXO EDHE:  "Armiku" që jep ndihmë

Dashuria: Dita do të jetë pozitive sidomos në mëngjes. Në dashuri, ju mund të jeni nervoz me partnerin tuaj dhe disa grindje do të jenë të pashmangshme për shkak të disa dallimeve. Priten takime stimuluese, njohje të reja dhe miqësi për shumë beqarë të shenjës.

Puna: Sa i përket vendit të punës, lajmet do të vijnë shumë shpejt, më shpejt se sa mendoni.

Akrepi

Dashuria: Sot pasioni do të zbutet në privilegjin e dialogut dhe kompromisit, të cilat do të ndihmojnë për të konsoliduar veçanërisht lidhjet e krijuara së  fundi. Marsi do t’i fuqizojë beqarët për të ecur përpara në zgjedhjet e tyre dhe mbase disa takime të rëndësishme do t’i godasin ata.

Puna: Jupiteri do t’ju inkurajojë të ziheni në punë, duke braktisur çdo pasiguri apo dembelizëm.

Shigjetari

Dashuria: Dita do të jetë e bukur me Venusin në anën tuaj. Dashuria do të përfitojë, do të ketë takime dhe emocione të rëndësishme. Ka një kuptim më të madh në çift, ndërsa beqarët mund të vendosin të bëjnë pushim nga pushtimet.

Puna: Në punë jeni në vijën e parë për të arritur qëllimet e dëshiruara, kështu që përpiquni të besoni tek instinktet tuaja.

Bricjapi

Dashuria: Bëhuni gati të provoni ditë plot surpriza. Është një moment agjitacioni në lidhje me ndjenjat, por ju mund të përjetoni ndjesi ngazëllyese. Yje të lumtur për beqarët, sot ata mund të bien në dashuri dhe të vendosin të lidhen.

Puna: Do t’ju duhet një forcë për të menaxhuar gjërat, por yjet thonë se keni rezerva të shkëlqyera energjie që nuk keni përdorur ende.

Ujori

Dashuria: Dita fantastike, veçanërisht për dashurinë: Mërkuri në shenjën tuaj do t’ju bëjë të papërmbajtshëm në sytë e kujtdo që dëshiron të pushtojë. Edhe për zemrat e vetmuara sot është një ditë e shkëlqyer në të gjitha frontet.

Puna: Urani do t’ju sjellë një lajm të papritur, por pozitiv, të cilin do të jeni në gjendje t’i kuptoni gjatë rrugës, duke qenë të kujdesshëm për të mos debatuar me kolegët.

Peshqit

Dashuria: Lajm i mirë për ata që kanë lindur nga shenja, Jupiteri është përsëri në shenjën tuaj zodiake dhe kjo na jep shpresë për jetën e dashurisë. Hëna është gjithashtu në shenjë dhe premton gjëra të mira. Edhe beqarët kanë të gjitha kredencialet për të qenë protagonistë në dashuri.

Puna: Sot do të zgjidhni një situatë të vështirë në punë dhe do tërhiqni simpatitë e kolegëve.

LEXO TE PLOTE