Connect with Us

Faktet/ Ilir Meta po kërkon Kushtetutë të re

Politikë

Faktet/ Ilir Meta po kërkon Kushtetutë të re

Publikuar

-

Presidenti i Republikës prej disa ditësh ka filluar një betejë të ashpër publike me sulme dhe akuza ndaj ndërkombëtarëve.

Ka sulmuar në mënyrë të pandalur jo vetëm atë që tashmë e quan “armikun” e tij, kryeministrin Edi Rama, por një debat të ashpër ka filluar ta ketë edhe me ndërkombëtarët. Me ambasadorin italian, me ambasadorin e BE-së dhe me ambasadën e SHBA në Tiranë.

Ilir Meta në disa qëndrime të tij, shpesh të publikuara edhe nga zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi, kanë thënë se është shkelur Kushtetuta, është shkelur çdo parim dhe çdo rregull, janë bërë disa lojëra me ndërkombëtarët, në kurriz të Presidentit të Republikës.

Kreu i shtetit, dje në mbrëmje doli hapur fare. Pas artikulimit të një dite më parë, ai e tha qartë. Kërkon referendum.

Se përse dhe për çfarë ende nuk e dimë. Por, faktet të bëjnë të kuptosh se Ilir Meta kërkon ndryshimin e Kushtetutës, pasi ka thënë disa detaje në artikulimin e tij.

Ai tha se kemi një Kushtetutë të tradhëtuar. Pra, Kushtetuta e vitit 1998 ishte tradhëtuar disa herë. Këtu ka të drejtë presidenti Meta.

Kushtetuta e ‘98-ës ka pasur dy ndërhyrje të forta dhe në të dyja rastet, Ilir Meta ka qënë kundër. Në rastin e dytë, në momentin e fundit ai u tërhoq dhe votoi ndryshimet Kushtetuese, por ishte më pas kundër ligjeve, të cilat qeveria i votoi vetëm me votat e saj.

Ai ka qënë kundër ndryshimeve të Kushtetutës në vitin 2008, të cilat iu bënë me marrëveshjen Berisha-Rama.

Më pas në vitin 2015-2016, me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, me Reformën në Drejtësi, goditjen e bënë të gjithë bashkë. Por, Rilindja bëri ca ligje dhe ndërhyrje të tjera të cilat e bënë Kushtetutën e vitit 1998 në një palo Kushtetutë, por që në fakt si e tillë u ngjiz që në fillim.

Në atë kohë, pra para rreth 21  vitesh, pak kohë pas vrasjes së Azem Hajdarit në 14 shtator, Shqipëria ishte në një situatë tepër kaotike. Menjëherë u gjet një hap dhe një mënyrë për të sjellë paksa stabilitet. Vendi të bëhej me Kushtetutë. U ndërtua një komision ku bënin pjesë Arben Imami, Sabri Godo, si përfaqësues të opozitës.

Në fakt, opozita e emëruar pasi në atë kohë Imami kishte qënë ministër Drejtësisë, Godo quhej aleat apo zgjatim i kryeministrit të asaj kohe, Fatos Nano dhe më pas i Ilir Metës, Majkos e kështu me radhë.

LEXO EDHE:  Skandali/Thesari i Shtetit shnderrohet ne thesarin e LSI-së

Një Kushtetutë që nuk u njoh në atë kohë nga Partia Demokratike. U bojkotua dhe u quajt si një hap i gabuar, pasi dha pasoja të forta në zgjedhjet e ardhshme. Bojkotin e demokratëve, socialistët e përdoren për manipulime zgjedhore në vitet 2000-2001, 2003 e në vazhdim, duke luajtur me listat elektorale.

Por, edhe pse e kontestoi fort Kushtetutën opozita, me ardhjen në pushtet të Sali Berishës e respektoi fort dhe nuk kërkoi ndryshimin e saj, por ia dha goditjen në marrëveshjen me Ramën në 2008, duke kërkuar një sistem tjetër zgjedhor, pasi Berisha e shihte se me mazhoritar, PD do ta kishte mjaft të vështirë fitoren në zgjedhje.

Duke ndjekur sondazhet dhe duke parë trendin politik në opinionin publik, Berisha bëri një marrëveshje, duke ngritur një koalicion, duke shfrytëzuar çdo hapësirë të sistemit zgjedhor dhe sërish nuk arriti dot të fitonte. Ai shkoi vetëm në 70 mandate dhe u detyrua të merrte Ilir Metën në krah, i cili kishte bërë dhe një grevë urie dhe e kishte kundërshtuar ashpër Kushtetutën e vitit 2008.

Më tej, Meta e tradhëton dhe shkon tek Edi Rama në vitin 2013, sjell socialistët në pushtet dhe qeveris me kreun e Rilindjes.

Kundërshton hapur dhe ashpër Reformën në Drejtësi, ndryshimet kushtetuese të asaj kohe, pra të vitit 2015-2016, të bëra me një ndërhyrje të fortë të ndërkombëtarëve dhe një dalje hapur. Kujtojmë këtu qëndrimet e forta të ish-ambasadorit të SHBA, Donald Lu dhe ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin.

Në atë kohë, Ilir Meta në një fjalim të tij live në parlament iu drejtua ambasadorit amerikan, duke thënë se nuk ishte kundër Reformës në Drejtësi dhe se ato që thuheshin për të ishin fjalë.

Mesa duket tani jemi kthyer në të njëjtën situatë. Ilir Meta ka nxjerrë “shpatën” sërish ndaj ndërkombëtarëve, duke kërkuar hapur tërheqjen e tyre nga ndërhyrjet që ata bëjnë për zgjidhjen e ngërçeve politike në Shqipëri apo përplasjeve të shumta politike, interpretimeve apo keqinterpretimeve që iu bëhen ligjeve dhe Kushtetutës.

Këtë të fundit e quajti të tradhëtuar, e quan me vlerë referendumin dhe Kushtetutën e vitit 1998 dhe nuk pranon ndryshimet e bëra dhe ndërhyrjet e tanishme.

Ka qënë i ashpër, i qartë dhe i fortë në qëndrime. Të gjitha faktet na thonë një dhe vetëm një argument. Ilir Meta kërkon ndryshimin e Kushtetutës./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. t

    23 Nentor, 2019 at 1:15 pm

    Ok

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Reforma në Drejtësi/ Ambasada e SHBA bën thirrjen e fortë

Publikuar

-

Nga

Ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë një apel të fortë për prokurorët dhe punonjësit e Policisë së Shtetit dhe asaj gjyqësore, për t’u bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Në një mesazh në rrjetet sociale, ambasada e SHBA shkruan se Shqipëria është në hapat e fundit të Zbatimit të Reformës në Drejtësi.

“Jeni prokuror, punonjës i Policisë së Shtetit apo Policisë Gjyqësore, i gatshëm për të luftuar për drejtësinë që çdo shqiptar meriton? Jeni person me integritet, përvojë profesionale dhe një sërë aftësish të nevojshme për të drejtuar dhe frymëzuar një grup prej rreth 60 hetuesish të Byrosë Kombëtare të Hetimit?

Nëse mendoni se përmbushni kriteret për të drejtuar një institucion të rëndësishëm të programit kundër korrupsionit në Shqipëri, aplikoni për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
Shqipëria është në hapat e fundit të zbatimit të reformës në drejtësi. Bëhu pjesë e historisë, apliko tani:  https://bkh.al/aplikim/”-thuhet në mesazh./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fotot pas pushimeve në Karaibe/ Lulzim Basha kthehet në çokollatë

Publikuar

-

Nga

Disa ditë më parë, CNA.al raportoi se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha për pushimet e fundvitit, fillimisht ka shkuar së bashku me familjen në Hollandë dhe më pas destinacioni i radhës kanë qënë ishujt e Karaibeve.

Ai në këto ditë të ftohta dimri ka preferuar të pushojë në vende ekzotike, nën rrezet e diellit si një oligark i vërtetë.

CNA.al” target=”_top” rel=”noopener noreferrer”>

CNA.al” target=”_top” rel=”noopener noreferrer” style=”color: #32373c;box-shadow: none;”>
CNA | City News Albania

City News Albania

CNA.al” target=”_top” rel=”noopener noreferrer” style=”position: relative;display: inline-block;padding-left: 35px;color: #82878c;box-shadow: none;”>
CNA

raportoi në lidhje me pushimet në vendet ekzotike të kreut të Republikës së re, u “hodhën” menjëherë militantët, duke tentuar ta justifikojnë dhe mohojnë lajmin.

Por, së fundi, vetë Lulzim Basha ka publikuar në rrjetet sociale disa foto nga Italia, ku thotë se është takuar me drejtues të suksesshëm të industrisë, infrastrukturës, dhe logjisitikës, në rajonin e Friuli-Venezia-Giulia.

LEXO EDHE:  Guvernatori i Bankës, si ministër i Edi Ramës

LEXO EDHE:  Shpëtim Idrizi: Rama është në ngërç në bisedimet me Greqinë

Por, ashtu sikurse vihet re në fotot e publikuara nga vetë Lulzim Basha, ky i fundit duket mjaft i nxirë. Luli është bërë çokollatë.

Po të vësh re, dallimi mes kreut të Republikës së re, dhe zyrtarët me të cilët është takuar është mjaft i qartë.

Zyrtarët me të cilët ka dalë në foto Basha, janë personalitete Italiane dhe jo nga vende nordike ku ska diell.

Për ta kuptuar, krahasoni fotot me personat e tjerë. Mos e shikoni nga flokët se ato i nxin vetë. Por shikoni çokollatën në fytyren e Lulit pas pushimeve në Karaibe.

Fotot e mëposhtme flasin vetë./ CNA.al

Fotot – Pushimet prej oligarku të Bashës/ Zbulohet parajsa ekzotike ku ndodhet

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha jep lajmin e mirë/ Eksperienca e mbrojtjes civile italiane vjen në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një vizitë në Qendrën Operacionale të Emergjencave Civile në rajonin Friuli-Venezia-Giulia në Itali.

Në një video-mesazh në rrjetet sociale, Basha u shpreh se “Ne sapo kemi përfunduar një prezantim këtu në Qendrën Operative të Mbrojtjes Civile ku janë shpjeguar në detaje kapacitetet e kësaj qendre për përgjigjen e menjëhershme në nevojë të viktimave të fatkeqësive natyrore; nga tërmetet tek përmbytjet dhe fatkeqësi të tjera natyrore, vlerësimin e dëmeve pa vonesë, rikthimin e banorëve në objektet e parrezikuara dhe nisjen e punës për rikuperimin e dëmeve.”.

Basha theksoi se përvoja e kësaj qendre operative të Mbrojtjes Civile, siç quhet në Itali, e emergjencave civile është një nga 20 qendrat, por është ajo që konsiderohet më e suksesshmja dhe në fakt përvojat e saj të suksesshme kanë shërbyer si manual për të gjithë emergjencat civile të Italisë.

Më tej, ai tha se kjo përvojë e jashtëzakonshme do të shërbejë për t’u transferuar dhe për të trajnuar emergjencat civile shqiptare.

“Lajmi që dua të ndaj sot për ju të dashur miq se me autoritetet e rajonit Friuli-Venezia-Giulia dhe me drejtuesit e kësaj Qendre Operative të Mbrojtjes Civile, kemi rënë dakord që kjo përvojë e jashtëzakonshme, në nivel botëror do të thoja, jo vetëm në nivel europian, do të shërbejë për t’u transferuar dhe për të trajnuar emergjencat civile shqiptare.

LEXO EDHE:  E vërteta e negociatave/ Zyrtari gjerman “nxjerr zbuluar” qeverinë

LEXO EDHE:  Zbardhen debatet në parlament/ Holanda i “ngrin buzëqeshjen” Shqipërisë?

Është zotimi im që qeveria e ardhshme që të mos gjendet e papërgatitur para fatkeqësive natyrore qofshin këto tërmete apo tragjedi të tjera apo përmbytje, që edhe ne të kemi një instrument të përgjigjes së menjëhershme për t’iu ardhur menjëherë në ndihmë banorëve, për të organizuar pa asnjë vonesë operacionet e vërteta të kërkim shpëtimit me mjete dhe me personel të kualifikuar për të shpëtuar jetë dhe për të kufizuar sa është e mundur dëmin në jetët njerëzore dhe në plagosjen e qytetarëve, për të vlerësuar dëmet e çdo fatkeqësie natyrore pa humbur kohë, pa propagandë, pa shfaqje por me kapacitete njerëzore, me manuale, me njerëz të përgatitur, të trajnuar me mjete të mjaftueshme dhe pastaj për të vepruar menjëherë për të riparuar këto dëme si dhe për të strehuar gjatë kohës së riparimit të gjithë personat e prekur nga fatkeqësia natyrore.”-deklaroi Basha.

Po ashtu ai tha se “Fatkeqësitë natyrore nuk i kontrollon dot askush por një qeveri e aftë e përgjegjshme ka në dorë që të përgjigjet menjëherë dhe të kufizojë dëmet njerëzore.

Ky është objektivi, ky është qëllimi dhe ky është zotimi im sot nga Qendra Operative e Emergjencave Civile Friuli-Venezia Giulia.”.

LEXO TE PLOTE