LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Drejt postit të kryeprokurores së Apelit/ Si ka ndryshuar pasuria e Rozeta Qirjaqit

23 Nëntor 2019, 12:25, Vetingu CNA
Drejt postit të kryeprokurores së Apelit/ Si ka ndryshuar pasuria e

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, pritet që të hënën të bëjë disa emërime të përkohshme në krye të disa prokurorive.

Prokurorja, Rozeta Qirjaqi, pritet të caktohet përkohësisht  në pozicionin e Drejtueses së Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë.

Edhe për Qirjaqin ka nisur procesi i rivlerësimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Profesionalisht prokurorja Qirjaqi nuk është e lakuar negativisht, ndërsa referuar deklaratave të pasurisë, burim të ardhurash kryesisht prokurorja ka pagën e saj dhe të bashkëshortit.

Patundshmëri ajo deklaron në vitin 2003, një tokë truall me sipërfaqe 300 m2 me vlerë 300 000 lekë dhe në vitin 2005 një shtëpi banimi me sipërfaqe 141 m2 me vlerë 7 000 000 lekë.

Në deklaratën fillestare prokurorja deklaron një automjet tip Benz me vlerë 300 000 lekë të blerë nga bashkëshorti si dhe një depozitë bankare e bashkëshortit me vlerë 5 000 000 lekë.

Në vitin 2005 ajo flet për një dhuratë 400 000 lekë, në lidhje me vëllanë, por nuk saktëson se i ka marrë apo i ka dhënë.

Për 6 vite radhazi nga 2003 deri në vitin 2009, bashkëshorti i saj nuk ka një punë, por kursime në llogari bankare. Të paktën në formular të ardhurat e punës nga bashkëshorti janë deklaruar pas vitit 2009.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga prokurorja Rozeta Qirjaqi.

Viti 2003

Tokë truall me sip 300 m2 me vlerë 300 000 lekë. E blerë me të ardhurat familjare.

Automjeti tip Benz me vlerë 300 000 lekë, e blerë nga bashkëshorti.

Depozitë bankare e bashkëshortit me vlerë 5 000 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokurore në Korçë, në shumën 0,728 milion lekë.

Viti 2004

Të ardhura nga paga si prokurore në Korçë, në shumën 949 250 lekë.

Interesa bankare në shumën 300 000 lekë.

Viti 2005

Ndërtuar një shtëpi banimi me sip 141 m2 me vlerë 7 000 000 lekë.

Pakësuar depozita bankare 5 000 000 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime si prokurore në Korçë, në shumën 1 114 836 lekë.

Interesa bankare të depozitës së pakësuar në shumën 70 000 lekë.

Dhuratë cash vëllai 400 000 lekë.

Viti 2006

Të ardhura nga paga, dieta dhe shpërblime si prokurore në Korçë, në shumën 949 329 lekë.

Interesa bankare të depozitës së bashkëshortit në shumën 19 200 lekë.

Bashkëshorti ka mbyllur depozita bankare me vlerë 510 972.

Bashkëshorti ka hapur depozita bankare me vlerë 5 000 000 USD.

Viti 2007

Shtesë në llogarinë bankare të vajzës në shumën 20 000 lekë.

Shtesë në llogarinë bankare të djalit në shumën 20 000 lekë.

Të ardhura nga paga, dieta dhe shpërblime si prokurore në Korçë, në shumën 1 001 263 lekë.

Bashkëshorti, interesi nga depozita bankare në shumën 226 USD.

Viti 2008

Shtesë në llogarinë bankare të vajzës në shumën 15  000 lekë.

Shtesë në llogarinë bankare të djalit në shumën 15 000 lekë.

Të ardhura nga paga, dieta dhe shpërblime si prokurore në Korçë, në shumën 668 733 lekë.

Të ardhura nga paga, dieta dhe shpërblime si prokurore e Apelit në Korçë, në shumën 630 472 lekë.

Shtesë e depozitës bankare të bashkëshortit në shumën 4 200 USD.

Viti 2009

Hapur depozitë bankare në emër të bashkëshortit në shumën 9 000 USD.

Shtesë në llogarinë bankare të vajzës në shumën 15  000 lekë.

Shtesë në llogarinë bankare të djalit në shumën 15 000 lekë.

Të ardhura nga paga, dieta dhe shpërblime si prokurore e Apelit në Korçë, në shumën 1 333 801 lekë.

Viti 2010

Mbyllur depozita bankare në valutë me vlerë  9 164 USD.

Hapur depozitë në bono thesari me vlerë 900 000 lekë.

Të ardhura nga paga, dieta dhe shpërblime si prokurore e Apelit në Korçë, në shumën 1 422 241 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit si teknik në një firmë private në shumën 300 000 lekë.

Interesa nga depozita në bono thesari në shumën 61 652 lekë.

Viti 2011

Të ardhura nga paga, dieta dhe shpërblime si prokurore e Apelit në Korçë, në shumën 1 549 511 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit si teknik në një firmë private në shumën 273 890 lekë.

Interesa nga depozita në bono thesari në shumën 54 282 lekë.

Viti 2012

Mbyllur llogaria e kursimit në emër të vajzës me vlerë 74 943 37 lekë.

Mbyllur llogaria e kursimit në emër të djalit me vlerë 74 943 37 lekë.

Të ardhura nga paga, dieta dhe shpërblime si prokurore e Apelit në Korçë, në shumën 1 536 238 lekë.

Të ardhura nga tërheqja e interesave të bonove të thesarit në shumën 46 950 lekë.

Të ardhura nga tërheqja e lekëve pas mbylljes së llogarisë së vajzës në shumën 74 943 37 lekë.

Të ardhura nga tërheqja e lekëve pas mbylljes së llogarisë së djalit në shumën 74 943 37 lekë.

Viti 2013

Pakësuar depozita në bono thesari dhe kaluar në llogarinë rrjedhëse në shumën 500 000 lekë.

Të ardhura nga paga, dieta dhe shpërblime si prokurore e Apelit në Korçë, në shumën 1 449 796 lekë.

Të ardhura nga pakësimi i depozitës si dhe tërheqja e interesave me vlerë 507 940 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit në një firmë private, për një muaj, në shumën 89 000 lekë.

Viti 2014

Të ardhura nga paga, dieta dhe shpërblime si prokurore e Apelit në Korçë, në shumën 1 484 437 lekë.

Të ardhura nga interesat në depozita, bono thesari me vlerë 10 228 lekë.

Viti 2015

Të ardhura nga paga, dieta dhe shpërblime si prokurore e Apelit në Korçë, në shumën 1 533 700 lekë.

Të ardhura nga interesat në depozita, bono thesari me vlerë 10 151 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit nga puna si mirëmbajtës pranë Gjykatës së rrethit Gjyqësor Korçë, në shumën 341 509.

Viti 2016

Të ardhura nga paga, dieta dhe shpërblime si prokurore e Apelit në Korçë, në shumën 1 485 123 lekë.

Të ardhura nga interesat në depozita, bono thesari me vlerë 7 473 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit nga puna si mirëmbajtës pranë Gjykatës së rrethit Gjyqësor Korçë, në shumën 346 872.

Viti 2017

Të ardhura nga paga, dieta dhe shpërblime si prokurore e Apelit në Korçë, në shumën 1 502 926 lekë.

Të ardhura nga interesat në depozita, bono thesari me vlerë 8 489 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit nga puna si mirëmbajtës pranë Gjykatës së rrethit Gjyqësor Korçë, në shumën 57 182 lekë.

Viti 2018

Të ardhura nga paga, dieta dhe shpërblime si prokurore e Apelit në Korçë, në shumën 1 553 641 lekë.

Të ardhura nga interesat në depozita, bono thesari me vlerë 4 560  lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit nga puna si përgjegjës i sektorit të mirëmbajtjes , Ndërmarrja e shërbimeve mbështetëse e arsimit dhe çerdhes, Bashkia Korçë,  në shumën 300 528 lekë.

Të ardhuara nga paga e vajzës nga punan si teknologe ushqimorenë një shoqëri private, në shumën 133 454 lekë./CNA.al

Lajmet e fundit nga