Connect with Us

Bojaxhi: Reforma në drejtësi, një grackë që iu është shitur qytetarëve

Politikë

Bojaxhi: Reforma në drejtësi, një grackë që iu është shitur qytetarëve

Publikuar

-

Për Gjergji Bojaxhiun reforma në drejtësi është një grackë që iu është shitur shqiptarëve, pasi mjeti kryesor për të pastruar politikën nga krimi është vota.

“Qytetarëve u është shitur sikur një reformë e thellë në drejtësi do pastrojë politikën, drejtësia mund të mos bëjë pastrime në politike, por unë mendoj që çdo mjet ka rolin e vet kur bën diçka.

Mendoj që drejtësia është një mjet kirugjikal për të bërë pastrime rregullime. Politika shqiptare ka problem ka një problem rrënjësor dhe të gjerë të korrupsionit dhe mendoj që mjeti i parë është një pastrim me votë. Është një grackë që ia ka shitur qyteraëve këtë gjë dhe duke i thën që vazhdoni në rutinën tuaj, në ato pazaret që bën secili qoftë me votën e vet dhe mënyrën si mendon se ne do zgjedhim 100 gjyqtarë e prokurorë të cilët do bëjnë me dedikim e heroizëm atë që ne si qytetarë refuzojmë ta bëjmë, që me votën tonë të pastrojmë pisllikun nga politika”.

Bojaxhiu shprehet se alternativat krijohen me votë, ndërsa akuzon partitë që e kanë marrë peng vendin.

LEXO EDHE:  Gjergj Bojaxhi: Nuk e përjashtoj mundësinë që të kemi forca të treta

“Alternativat krijohen me votë. Këto parti e kanë marrë peng vendin dhe shoqërinë. Po me votë ne ose do të reformojmë këto parti, ose do krijojmë të reja. Mendoj se është e pamundur për t’u reformuar nëse nuk jepen mesazhe të forta me votë dhe ne e kemi provuar që kemi ndëshkuar një palë, por duke qene të ngjashme në nepotizëm.

Ne nuk jemi një shoqëri adoleshente si në vitet ‘90 dhe ishim më të gatshëm për të ndëshkuar një që bënte gabim. Ka ardhur momenti që shoqëria është pjekur e lodhur se nuk është e gatshme të bëjë eksperimente. Jo se qytetarët e duan Ramën, por kreu i opzitës nuk i kënaq.

Reforma në drejtësi mund të bëjë pastrime në mënyrë targetuar të politikës jo në volum”. /abcnews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Gjynah për Shqipërinë dhe horrat që iu ndjekin nga pas”/ Demokratët i tregojnë vendin Bashës

Publikuar

-

Nga

Një ditë më parë është zhvilluar Akademia Politike e FPRD-së.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në një postim në rrjetet sociale, ndërsa publikon foto nga aktiviteti, ndër të tjera shkruan se ky është një moment i rëndësishëm për Partinë Demokratike për të diskutuar me studentët sfidat politike te vendit, nga arsimi, ekonomia integrimi europian politika e jashtme etj.

Po ashtu, Bash aka publikuar live në rrjetet sociale, edhe fjalën e tij në këtë aktivitet.

Por, ajo çfarë bie në sy në publikimet e Bashës në rrjetet sociale janë komentet e demokratëve, të cilët tashmë nuk i besojnë kreut të PD-së.

Një qytetar shkruan “Gjynah për Shqipërinë dhe gjynah për ata horrat e qorrat që ju ndjekin pas”.

LEXO EDHE:  Çështja Lu-Llalla, Gjergj Bojaxhi: Po prishet imazhi i vendit

LEXO EDHE:  Sfida e Gjergj Bojaxhi/ Shqipëria e Call Centerave duhet të mbështesë fuqinë e saj punëtore  

Ndërsa një tjetër qytetar shkruan se pot ë ishin demokratët e vërtetë do ishte shumë ndryshe.

“Demokrat mbas porte. Se po te ishin demokratët e vërtetë, do ishte ndryshe Shqipëria, ju jeni thjeshtë Lapaqen ..”.-shkruan qytetari.

Po ashtu një tjetër shkruan “Po ti a je duke prit që të organizojë Rama protesta kundër vetes? Pse na i thua dhe nuk bën as një gjë?
Thirre popullin e ta zhgarravisin ketë qeveri të qelbur”.

Ndërsa një demokrat tjetër vë në dukje një një detaj nga sfondi, i ngjyrosur mavi. “Kush është ai i ” mencur” që sfondin e paska ngjyrosur me “bojen e Rilindjes” …..apo jemi bërë një parti…..!!!!????”-shkruan qytetari./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rreziqet e prezantimit si një profete të ambjentalistes Greta Tunberg

Publikuar

-

Nga

Nga Ellen Boucher “The Conversation”

* Ajo ishte deri dje e panjohur, derisa nisi nxitjen e një lëvizje globale. Duke filluar me një protestë të vogël por këmbëngulëse para parlamentit suedez, ajo frymëzoi miliona njerëz që t’i bashkohen kauzës që mbron. Fjalimi i saj i zjarrtë para Kombeve të Bashkuara në shtator të këtij viti, paralajmëroi fundin e botës.

Vendosmëria dhe pasioni i saj, e bëjnë të duket sikur vjen nga një tjetër botë, një ndikim që i atribuohet kryesisht sëmundjes Asperger nga e cila vuan. Prandaj nuk është për t’u habitur pse shumë njerëz – bashkë me media si “The Irish Times”, “The Telegraph” dhe “The Ëashington Times” – e kanë etiketuar Greta Tunberg si një profete.

Kur revista “Time” shpalli atë si “Njeriun e Vitit”, ajo përdori në kopertinë një foto shumë domethënëse të Tunberg që qëndron në majë të një shkëmbi, duke parë qiejt. Si studiuese e historive të fëmijërisë, unë shqetësohem kur e shoh Gretën të prezantuar si një profete.

Për mua, kjo gjë rrezikon të shtrembërojë mesazhin e saj. Dhe kjo gjë mund të shfrytëzohet lehtësisht nga mohuesit e ndryshimeve klimatike, të cilët synojnë të kundërshtojnë apelin kryesor të aktivizmit të saj.

Por a na duhet një “Mesia” i klimës? Për disa njerëz, Tunberg ngjason shumë më Zhan D’ark, adoleshenten vizonare që e drejtoi ushtrinë franceze në luftën kundër anglezëve në shekullin XV, dhe që më vonë u shpall shenjtore nga Kina. Për të tjerët, Tunberg ilustron më së miri traditën judeo-kristiane të profetëve që shpallin të vërtetën.

Sipas një blogeri të krishterë, ajo është “një zë profetik, që na shkund dhe nxjerr nga vetëkënaqësia ku jemi zhytur”. Por paraqitja e Tunberg si një profete, është thellësisht mashtruese. Profetët janë tipikisht lajmëtarë që u komunikojnë njerëzve zërin e Zotit.

Ata përcjellin zbulesën hyjnore, që më herët ishte e panjohur ose keqkuptuar. Kështu profeti Ezekiel, parashikoi shkatërrimin dhe më pas restaurimin e Jeruzalemit. Moisiu mori nga Zoti Dhjetë Urdhërimet, ndërsa Muhamedi shpalli Kuranin. Pra profetët, shohin të vërteta që të tjerët nuk munden.

Ata na sjellin mesazhe, që shpesh kundërshtojnë kuptimin e zakonshëm njerëzor mbi gjërat. Nga ana tjetër Tunberg, thjesht po na tregon atë që tashmë e dimë. Brenda komunitetit shkencor, ka një konsensus të jashtëzakonshëm, se janë njerëzit ata që po shkaktojnë ngrohjen globale.

Etiketimi i Gretës si një profete, i ka hapur rrugën një morie teorish mesianike. Kjo prirje mori një kthesë të çuditshme, kur në internet u publikua një foto 120-vjeçare e një vajzë që ngjante shumë me Tunberg. Tashmë teoricienë të komplotit, po e quajnë Tunberg “një udhëtare në kohë, që është dërguar të na shpëtojë”.

Ngjarje të tilla, janë një lloj “ushqimi” për kundërshtarët e saj, dhe shpërfillin atë që ata e quajnë atë “aktivizëm të apokalipsit’. Për ta, ajo është një profete e rremë, ndërsa i portretizojnë njerëzit e frymëzuar prej saj, si ithtarë të një kulti. David Koresh, udhëheqësi i Degës Davidiane që vdiq bashkë me ndjekësit e tij në Uako të Teksasit në vitin 1993, e quante veten profet.

LEXO EDHE:  Gjergj Bojaxhi: Nuk e përjashtoj mundësinë që të kemi forca të treta

LEXO EDHE:  SFIDA: Ja si duhet te jete modeli i ri politik e ekonomik!

Po kështu edhe Xhim Xhons, themeluesi i Tempullit të Popullit, dhe organizatori i Masakrës së Xhonstaunit në vitin 1978. Vetë Turnberg, nuk duket se joshet nga ideja, se duhet të shihet si një lloj shpëtimtareje. “Unë nuk dua të më dëgjoni mua. Dua që ju të dëgjoni shkencëtarët”- u shpreh ajo para Kongresit Amerikan në shtator të këtij viti.

Unë mendoj se mënyra më e mirë për ta përkufizuar atë, është që ajo të cilësohet thjesht si një fëmijë. Dhe mendoj se nuk është një qasje negative. Përkundrazi. Vitet e fundit, të rinjtë kanë dhënë shumë shembuj të aftësisë së tyre për të pasur mendime të pavarura vizionare.

Melati dhe Izabel Uijzen, ishin përkatësisht 10 dhe 12 vjeç, kur nisën një fushatë të suksesshme për të ndalur përdorimin e mtarialeve plastike në vendlindjen e tyre në Bali të Indonezisë. Malala Jusafzai ishte vetëm 11 vjeçe kur filloi t’u kundërvihet talibanëve, duke mbrojtur të drejtën e vajzave për t’u arsimuar.

Dhe lista vazhdon: Xhaz Xhenings, Xhiuhtekat Martinez, aktivistë të Parkland. Ashtu si Tunberg, edhe ata sfidojnë pikëpamjen e kulturës sonë mbi fëmijët, si të pafuqishëm dhe të ndërvarur nga të tjerët. Tunberg e nisi fjalimin e saj në shtator të këtij viti në në OKB me fjalët:”Kjo është e gjitha e gabuar. Unë nuk duhet të isha këtu. Unë duhet të rikthehem në shkollë në anën tjetër të oqeanit”.

Akoma më keq, fokusimi tek mosha e re e Tunberg, nënvizon një parim kryesor të mesazhit të saj:drejtësia. Siç mund t’jua pohojë çdo prind, fëmijët kanë prirje ta shohin botën përmes lupës së absolutizmave morale – të mira dhe të këqijat, të drejtat dhe të gabuarat etj.

Në fakt, studiuesit kanë treguar kohët e fundit pritshmëritë për drejtësi, janë thellësisht të rrënjosura tek fëmijët, dhe ato shfaqen që tek foshnjat 12 muajshe. Idetë e drejtësisë, dominojnë shumë aspekte të mesazhit të Tunberg, nga theksi i saj tek mënyra se si ndryshimi i klimës do të ndikojë tek të varfërit dhe të margjinalizuarit, deri tek komentet e saj se sa e padrejtë është të presësh nga të rinjtë të shmangin një katastrofë që është shkaktuar nga brezat  inercisë politike. Thirrja e saj e fuqishme “Si guxoni!”, nuk është klithma e tërbuar e një fëmije karizmatik. Ajo është thjeshtë deklarata e vendosur e një vajze, që nuk ka zhvilluar ende fleksibilitetin moral, që është aq shpesh streha e apatisë tek të rriturit.

Tunberg nuk është duke zbuluar misteret e epokës sonë, dhe as një udhëtare në kohë, e dërguar për të ndaluar ndryshimin e klimës. Përkundrazi, është një fëmijë që predikon mposhtjen e egoizmit, dhe lutet për drejtësi. Dhe kjo nuk është profetike. Është thjesht sensi i zakonshëm i shumicës së njerëzve./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Arben Malaj thirret në Komisionin e Ekonomisë/ Ballafaqimin moral dhe profesional e kam të fituar

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Financave, Arben Malaj ka njoftuar se nesër në orën 10:00 do të jetë në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë për tu pyetur dhe për të pyetur sipas tij, mbi arsyet e propozimit nga ana e qeverisë për shkarkimin e tij nga Bordi Drejtues i Bankës së Shqipërisë.

Malaj paralajmëron se do ta fitojë të drejtën e tij deri në Gjykatën Evropiane te Drejtave te Njeriut ndërsa ka publikuar edhe një video ku Rama i referohet qëndrimit të tij mbi situata të vaktuara politike.

Malaj shprehet se në të gjitha angazhimete tij 27 vjeçare midis lirisë dhe karriges ka zgjedhur lirinë e mendimit dhe lirinë e fjalës se lire.

“Te nderuar kolege, nesër ne orën 10.00 jam thirrur ne Komisionin parlamentare te ekonomisë te Kuvendit te Shqipërie, per tu pyetur dhe per te pyetur rreth propozimit per shkarkim te bere personalisht nga Rama. Do te jem aty per te mbrojtur jo një karrike por pavaresine reale te BSH, pavarësi e cila ka qe nga 15 korriku 2019 qe është cenuar nga propozimi dhe zvarritja e kërkeses se 28 deputeteve te cilët me shpifjet e tyre kane cenuar pavaresine reale te një anëtari te KMBSH.
Ne te gjitha angazhimet e mija 27 vjeçare midis lirisë dhe karrigeve kam përzgjedhur lirinë e mendimit dhe lirinë e fjalës se lire,
Keto janë liri themelore dhe te mbrojtura me kushtetute qe nuk cenohet nga asnjë status tjetër publik e shkencore,

LEXO EDHE:  Ndërtimi pa leje në Sheshin “Skënderbej”/ Kallëzim Penal për Bashkinë e Tiranës

LEXO EDHE:  Gjergj Bojaxhi: Nuk e përjashtoj mundësinë që të kemi forca të treta

Ballafaqimin moral dhe profesional sic vlerëson z. Rama ne minutat 4-5 te kësaj video e kam te fituar perhere,
Kryeministri Rama me pezullon, shoku Rama si kryetar i PS me shkarkon – gjithë pushtetet ne një dore, por harrojne qe historia politike qindra vjeçare ka vërtetuar aksiomën se : “Pushteti absolut korrupton ne mënyre absolute”.
Ballafaqimin ligjore pa dyshim qe do ta fitoj, po qe e nevojshme deri ne Gjykatën Evropiane te Drejtave te Njeriut.

Ky është shërbimi im ndaj vendit tim kundër mentaliteteve qeverisëse jo demokratike apo ne kufijtë e neo-diktaturave, qe sipas studiuesve është një kërcenim real ne rritje sidomos ne disa vende te Evropës ish komuniste.
Banka e Shqipërie është institucion kushtetues dhe pavarësia reale e saj nuk mund te cenohet nga qejf-mbetjet personale te askujt,
Ju falënderoj nga zemra per mbështetjen dhe inspirimin tuaj te përhershme.
Mirënjohje”, shkruan Malaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE