LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Avokati hedh poshtë pretendimet/ Nuk ka akuza të reja kundër grupit “Bajri”

23 Nëntor 2019, 12:50, Kronika CNA
Avokati hedh poshtë pretendimet/ Nuk ka akuza të reja kundër

Anëtarët e grupit ?Bajri? kanë dalë sot para Gjykatës për Krimet e Rënda, ku janë njohur me masat e sigurisë.

Krimet e Rënda dhanë masën e sigurisë ?Arrest në burg?, për: Behar Brajoviç (Bajri), Safet Rustemi, Ilir Rustemi, Asmer Bilali, Ismet Idrizi dhe Sirjan Alija.

Për Jorida Muratin, u dha masa ?Arrest në shtëpi?, ndërsa për Senad Hallunin, Florine Hoxhën dhe Mira Nikaj (Përgjegjëse e financës në Spital) u dha masa e sigurisë  ?Detyrim paraqitje?.

Ndërkohë, në një prononcim për mediat jashtë dyerve të Gjykatës, avokati i grupit ?Bajri?, Arbër Hoxhaj tha se pretendimet e ngritura për akuza të reja ndaj klientëve të tij nuk janë gjë tjetër, por ngjajnë me një flluskë sapuni.

?Mund të themi me bindjen se kjo është një flluskë sapuni dhe prokuroria e di se është flluskë sapuni. Nuk janë akuza të reja. Ta akuzuarit pretenduan paligjshmërinë e këtij vendimi. Në dijeni tonë, për të hetuarit Behar, Safet, dhe Ilir Bajri, Asmer Bilali  dhe Safet Rustemi u la në fuqi masa e sigurisë arrest me burg. Në radhë të parë nuk kemi të bëjmë me akuza të reja, por me dyshime?-tha Hoxhaj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga