Connect with Us

200 euro për një vend pune, pas burrit, në burg edhe gruaja/ Si funksiononte skema e mashtrimit

Kronika

200 euro për një vend pune, pas burrit, në burg edhe gruaja/ Si funksiononte skema e mashtrimit

Publikuar

-

Pas arrestimit të bashkëshortit për mashtrim, në pranga ka rënë edhe gruaja. Rasti në fjalë është regjistruar në Fier.

Gazetari Ervis Kuci raprton per “BW” se bëhet fjalë për shtetasen Migena Kajolli, e cila ishte në ‘arrest shtëpie’, ndërkohë që gjykata vendosi ta kthejë atë në burg.

Ndalimi i 30-vjeçares u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin e datës 22.11.2019 e ka dënuar me 8 vite burgim, për veprat penale, “Mashtrimi” dhe “Mashtrimi në bashkëpunim me pasoja të rënda”.

Si funksiononte skema e mashtrimit:

Çifti Kajolli nga Dërmënasi i Fierit kishte nisur aktivitetin e paligjshëm të mashtrimit të personave të ndryshëm për përfitimin e parave që prej vitit 2016. Mësohet se Migena Kajolli dhe bashkëshorti i saj, Fisnik Kajolli 32 vjeç, kanë mashtruar dhjetëra persona duke u premtuar atyre se do t’i punësonin në kompani të ndryshme private, kryesisht kompani që operoanin në sektorin e hidrokarbureve kundrejt shumave të parave. Mësohet se duke u premtuar punësim në kompanitë private që operojnë në sektorin e naftës, dy të arrestuarit u merrnin qytetarëve nga një mijë deri në tri mijë euro secilit.

Nga hetimet ka rezultuar se ata e vendosnin “tarifën” e punësimit kundrejt mundësive të “klientëve” të tyre për të paguar, e ndërsa në njërës të njohur tarifa ishte edhe më e ulët. Për ta bërë të besueshme skemën e tyre të mashtrimit, mësohet se Migena Kajolli, e cila dyshohet të ketë qenë ideatorja e kësaj skeme, u thoshte personave që u kishte marr paratë se në telefonin e tyre do të mbërrinte një mesazh konfirmimi nga kompania. Pasi kalonin disa ditë, në telefonat e personave që kishin paguar shumat e parave për t’u punësuar, mbërrinte mesazhi i konfirmimit se kërkesa e tyre për punësim ishte regjistruar në sekretarinë e kompanisë dhe po shqyrtohej.

Nga hetimet ka rezultuar se këto mesazhe konfirmimi i niste kryesisht gruaja. Ndërkohë, për të qenë edhe më të besueshëm tek personat që mashtronin, bashkëshortët Kajolli nënshkruanin edhe akte noteriale me ta se paratë ua kishin marrë në formë borxhi. Por, dy bashkëshortët nga Dërmënasi i Fierit nuk janë mjaftuar me kaq. Ata kanë nisur të mashtrojnë edhe kundrejt shumave të mëdha. Kështu, kanë arritur të bindin dy persona, motër e vëlla, se do t’i bënin aksioner në një prej kompanive private që operojnë në sektorin e naftës dhe se kështu do të kishin përfitime të mëdha. Fillimisht ata kanë arritur të bindin motër e vëlla, F.H dhe N.H, që t’u japin 35 mijë euro dhe 8 milionë lekë të vjetra dhe më pas shumën prej 89 milionë lekëve të vjetra, me premtimin se do tu mundësonin të ishin aksioner në një kompani private nafte. Edhe me këta të dy, bashkëshortët kanë nënshkruar akte noteriale se ju detyroheshin në shumën e parave që ju kishin marr.

LEXO EDHE:  Ndihmë POLICIA!!! Gruaja më bën daulle

Dy të rinjtë akuzohen se kishin mashtruar persona të ndryshëm duke u marrë sasi parash kundrejt premtimit për punësim në kompani private që operojnë në sektorin e naftës. Mësohet se dy të ndaluarit kanë kryer mashtrime edhe gjatë muajve shkurt dhe mars të vitit 2018, kur ata ishin në hetim për shkak të denoncimeve të kryer më parë nga persona të tjerë të mashtruar. Vetë skema e ngritur nga bashkëshortët ka qenë një nga provat kryesore që ka çuar në arrestimin e tyre. Mesazhet telefonike të dërguara prej tyre në numrat celularë të personave që mashtronin ku u siguronin se kërkesat e tyre të punësimit ishin regjistruar, bisedat e zhvilluara në ”Viber”, aktet noteriale dhe prova të tjera të siguara me anë të hetimeve speciale, kanë bërë të mundur sigurimin e provave që kanë çuar në arrestimin e Fisnik dhe Migena Kajollit. Gjatë hetimeve të kryera nga prokuroria dhe policia e Fierit është konkluduar se dy të rinjtë bënin “jetë të bukur” falë mashtrimeve që u bënin personave të ndryshëm për punësim, kundrejt shumave të parave.

Gjatë hetimit është konstatuar se bashkëshortët Kajolli thujse gjithmonë drekonin dhe darkonin në restorante dhe se shpenzonin para edhe për sende të tjera si automjete, veshje, bizhuteri etj. Sipas burimeve zyrtare të policisë, nga hetimet e deritanishme është përllgaritur se nëpërmjet mashtrimeve të tyre ata kanë përfituar gjatë dy viteve të fundit rreth 200 mijë euro.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

I vendosën eksploziv poshtë makinës pak orë para ndeshjes/ Suad Liçi: Krimi të qëndrojë larg sportit

Publikuar

-

Nga

Administratori i Vllaznisë, Suad Lici, të cilit iu vendos një pako e dyshimtë poshtë mjetit, në një prononcim për gazetarët, nga Shkodra, tha se nuk ka konflikte me askënd.

Po ashtu ai theksoi se nëse bëhet fjalë për çështje sporti, krimi duhet të rrijë larg tij, ndërsa shtoi se ai do të vijojë detyrën e tij në këtë klub sportiv.

“Nëse ka pasur probleme me sportin, jam sqaruar. Ja lë në dorë organeve kompetente që të zbardhin ngjarjen. Nuk më tremb jo ngjarje. Do vazhdoj me aktivitetin tim. Nëse është marrëdhënie me sportin, mendoj se njerëzit, çdo strukturë kriminale, duhet të rrijë larg sportit. Pasi ky qytet ka nevojë për shumë gjëra. Jam njeri i lirë dhe pas kësaj ngjarje”, është shprehur Liçi.

LEXO EDHE:  Vrasja me armë zjarri/ Identifikohet autori

LEXO EDHE:  Vijon dorëzimi i armëve/ Ja bilanci i policisë

Kujtojmë këtu se ngjarja ndodhi vetëm pak orë para ndeshjes me Teutën.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Eksplozivi poshtë makinës së administratorit të Vllaznisë/ Policia jep detajet

Publikuar

-

Nga

Mëngjesin e sotëm një pako, në të cilën dyshohet se ka lëndë eksplozive është gjetur poshtë makinës së administratorit të ekipit të Vllaznisë, Suad Liçi.

Ndërkohë, në lidhje me ngjarjen në fjalë ka ardhur edhe reagimi zyrtar I Policisë së Shkodrës.

“Më datë 16.02.2020, rreth orës 08:56, shtetasi S. L. 46 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër ka njoftuar Sallën e Drejtimit në DVP Shkodër, se poshtë mjetit të tij tip Benz, ka konstatuar një pako të mbështjellë me letër natriban ku dyshohet se mund të ketë lëndë plasëse.
Në vend ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë/ Makina përplas kalimtaren

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë, me pasojë plagosjen e një 60-vjeçareje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor ‘Pushimi Shoferit – Divjakë’.

Mësohet se e plagosur rëndë ka mbetur një 60-vjeçare e cila ndërsa po kalonte rrugën, është përplasur nga fuoristradë me targa AA 473 JC.

E plagosura është Liri Ndoni e cila është dërguar me urgjencë në spital.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEXO TE PLOTE