Connect with Us

Zjarr i madh në hotelin e njohur/ Flakët “përpijnë” gjithë ndërtesën

Bota

Zjarr i madh në hotelin e njohur/ Flakët “përpijnë” gjithë ndërtesën

Publikuar

-

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Hotelin Claremont në qytetin lindor të Anglisë, Sussex pak para orës 9 të mëngjesit të sotëm

Zjarrfikësit po luftojnë me flakët e mëdha që kanë përshkuar ndërtesën nga bodrumi deri tek çatia.
Tymi i zi i shkaktuar nga zjarri mund të shihet qartë në të gjithë qytetin.

Një zëdhënës i Këshillit të Eastbourne Borough tha: Vizitorët që ishin duke qëndruar në Hotelin Claremont po çohen në Sallën e Asamblesë dhe Sallën e Gjykatës që janë hapur në Townbourne Town Hall, ku janë vën në dispozicion pije freskuese.

Shërbimi i zjarrfikësve njofton se të gjithë njerëzit ishin evakuuar nga ndërtesa para se flakët e zjarritë të përhapeshin./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Gjermanët largohen nga vendi i tyre/ Ekspertët ndezin dritat e alarmit 

Publikuar

-

Nga

Për punë apo për qejf – gjithnjë e më shumë gjermanë po ikin nga vendi i tyre. Shumica janë fuqi e kualifikuar punëtore, ndaj ekspertët kanë ndezur dritat e alarmit. Por shumë edhe kthehen.

Në 10 vitet e kaluara nga Gjermania janë larguar mesatarisht rreth 180.000 gjermanë në vit dhe kanë shkuar në vendet tjera. Ndërkohë që në vit janë kthyer mesatarisht rreth129.000 shtetas gjermanë. Këto janë rezultatet e para të studimeve të fundit, ku thuhet se 3/4 e të larguarve janë me kualifikime të larta. Shumica prej tyre jeton vetëm një kohë të caktuar jashtë Gjermanisë. Por nëse shikohen të dhënat statistikore, rreth 51.000 gjermanë largohen mesatarisht në vit nga Gjermania për të mos u kthyer më kurrë.

Andreas Ette, drejtor i grupit studiues në Institutin Federal për Hulumtimet e Popullatës thotë se duhet shikuar të gjitha lëvizjet, pra edhe ardhjen dhe jo vetëm largimin e forcave të kualifikuara nga Gjermania. Bilanci është pozitiv.

Këtë argument e mbështetë edhe Werner Eichhorst, nga instituti E Ardhjmja dhe Puna (IZA): “Nuk mund të thuash se nga Gjermania po largohen në vit mesatarisht 51.000 njerëz dhe se ky është shkaku i mungesës së fuqisë punëtore.” Kur kemi parasyshë se në Gejrmani ka rreth 45 milionë njerëz në tregun e punës, atëherë 51.000 është një përqindje shumë më e ultë se 1%.

Gabriel Felbermayr, kryetar i Institutit për Ekonomi në Kiel, ka qëndrime më kritike: “Në 10 vitet e fundit kemi humbur më shumë se një gjysmë milioni punëtorë, prej tyre 3/4 janë me kualifikime të larta. Ky nuk është lajm i mirë për një ekonomi si ajo gjermane.” Të ardhurit nga vendet tjera nuk mund ta mbyllin tërësisht këtë zbraztësirë, sespe ata nuk janë gjithmonë të kualifikuar sa duhet.

Ofertat për kthim

Çfarë duhet të bëjë Gjermania për të motivuar këta njerëz që të kthehen në vendlindje? Werner Eichhorst thotë se kjo varet edhe nga konkurrenca dhe politika e sipërmarrjeve. “Të kualifikuarit mund të zgjedhin punë, varësisht se ku kanë një perspektivë më të mirë dhe rroga më të larta, por kjo varet edhe nga rrethi familjar dhe kualiteti i jetës.” Kjo ka të bëjë me kujdesin ndaj fëmijëve apo situatën e vendbanimeve. Eichhorst mendon se politika duhet të kujdeset që jo vetëm sipërmarrjet por edhe punëmarrësit të kenë kushte të mira.

Felbermayr pohon se aspekti financiar luan një rol vendimtar. “Në Gjermani kemi tatime dhe shpenzime të larta, ndaj të ardhurat që mbeten për personat me kualifikime të larta janë relativisht të ulëta.” Ekspertët e ekonomisë propozojnë që të merret modeli i disa vendeve skandinave dhe të zvoglohen të paktën të dhënat për sigurime sociale, për personat që duan të kthehen. Një model i ngjashëm mund të përdoret edhe për tatimet në të ardhura.

Por ekspertët thonë se duhet të përmirësohen edhe kushtet e punës. “Shansat për përparime në vendet tjera janë më të mëdha. Shansajt janë më të mëdha të bësh një emër në fushën ku punon, sepse edhe kushtet janë më të mira. Këtë duhet ta mundësojë edhe Gjermania.” Si një shembull pozitiv Felbermayr përmend edhe Zvicrën. Universitetet e atjeshme janë bërë shumë më atraktive për profesorët e huaj në 10-15 vitet e fundit, sepse atje investohet më shumë në studime. “Kjo mund të bëhet edhe në Gjermani.”

LEXO EDHE:  Flakët përfshijnë kinemanë në Gjirokastër

LEXO EDHE:  Flakët përfshijnë kinemanë në Gjirokastër

Siguria dhe kultura e pritjes

Edhe Eichhorst mendon se shkollat e larta në Gjermani nuk janë punëdhënës tepër të mirë. Siguria e punës nuk është shumë e lartë. Në universitete jepen shpesh kontrata me kohë të kufizuar prej tre muajsh. Për fushën akademike duhet të sigurohen më shumë vende të përhershme pune, mendon Eichhorst. Ndryshe shumë gjermanë do të largohen nga vendi, për shkak të mungesës së sigurisë. Por në Gjermani ekzistojnë kushte më të mira në çështjen e sigurisë dhe shtetit ligjor, që është e rëndësishme për planifikimin e familjes.

Sipërmarrjet mund të jenë më atraktive, thotë Eichhorst. “Personat që relavitisht herët kanë shkuar në vendet tjera, me siguri që edhe më vonë duan të shkojnë prap jashtë Gjermanisë.” Përvojat me një semestër jashtë vendit gjatë studimeve, përvojat me udhëtime apo shkëmbimet e nxënësve nxisin dëshirën që këta persona të shkojnë prap jashtë vendit. “Pas këtyre njohurive njerëzit janë të interesuar që edhe në sipërmarrjet gjermane të ngrihet niveli i ofertave.” Punëdhënësit gjermanë duhet të përpiqen t’i mbajnë absolventët apo personat me kualifikime të larta.

Por personat që kanë qenë në ndonjë vend tjetër kanë mbledhur edhe përvoja të mira, janë aftësuar për punë dhe janë njoftuar me kultura të tjera jashtë vendit, që mund të jenë shumë të rëndësishme për karrierën personale dhe ekonominë e një vend, pohon Eichhorst. Ky është një fitim për të gjithë./ DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Trump mbështet protestat anti-qeveritare në Iran

Publikuar

-

Nga

Presidenti amerikan Donald Trump shprehu mbështetje për protestuesit iranianë që dolën në rrugë pas rrëzimit “aksidental” të avionit ukrainas në Teheran, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Për njerëzit e guximshëm dhe të përvujatur të Iranit: Unë kam qëndruar me ju që nga fillimi i presidencës sime dhe administrata ime do të vazhdojë të qëndrojë me ju”, shkruan Trump në Twitter.

Protestat shpërthyen në Teheran dhe qytete të tjera kundër liderit suprem Ayatollah Ali Khamenei pasi Irani pranoi se “gabimisht” qëlloi aeroplanin e pasagjerëve që i përkisnte Linjës Ajrore të Ukrainës.

Sipas New York Times, bazuar në disa video, disa protestues kanë brohoritur “Khamenei është vrasës”.

“Ne po ndjekim protestat tuaja nga afër dhe jemi të frymëzuar nga guximi juaj”, tha Trump.

Mesazhin e tij Trump e postoi edhe në gjuhën perse.

Në një postim tjetër, Trump i kërkoi Teheranit të lejonte grupet e të drejtave të njeriut të monitorojnë demonstratat, duke thënë se bota po i shikon protestat.

“Qeveria e Iranit duhet të lejojë që grupet e të drejtave të njeriut të monitorojnë dhe raportojnë fakte nga terreni në protestat e vazhdueshme nga populli iranian. Nuk mund të ketë një masakër tjetër të protestuesve paqësorë, as mbyllje të internetit. Bota po shikon”, ka shkruar Trump.

LEXO EDHE:  Tiranë/ Zjarr në një lokal në “Bllok”

LEXO EDHE:  Zjarr masiv pranë një marketi/ Rrezikohen banesat

Të gjithë 176 personat në bordin e avionit të rrëzuar, përfshirë 57 kanadezë, humbën jetën në aksidentin që ndodhi menjëherë pas ngritjes nga Teherani të mërkurën.

Nga pasagjerët, 138 po fluturonin nga Teherani për në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, prej ku do të vazhdonin për në Kanada përmes fluturimeve lidhëse.

Disa orë para rrëzimit, Irani gjuajti raketa balistike në drejtim të bazave në Irak ku janë të vendosura trupat amerikane dhe ato të koalicionit. Sulmi ishte në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimani nga ana e SHBA-së.

Zyrtarët iranianë thanë se ushtria e saj ishte në gatishmëri të lartë pas zhvillimeve dhe kjo shkaktoi që sistemet e mbrojtjes iraniane ta regjistronin avionin si raketë armiqësore.

Avioni u ngrit dhe fluturoi afër në një “vend të ndjeshëm ushtarak” dhe u rrëzua për shkak të një “gabimi njerëzor”, ka deklaruar Irani.

“Gabimi njerëzor në një kohë krize të shkaktuar nga aventurizmi amerikan çoi në katastrofë”, ka shkruar ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif në Twitter./ AA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

“Paralajmërim kërcënues”/ Kurti i përgjigjet “flakë për flakë” Thaçit

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i është përgjigjur letrës së Presidentit Hashim Thaçi, të dërguar me 10 janar të këtij vitit, ku i kërkonte të ngrinte qeverinë, në të kundërt paralajmëronte se do të marrë masa, sipas Kushtetutës.

Në letrën drejtuar Thaçit, Kurti shkruan se mesazhi i presidentit përbën ndërhyrje dhe paragjykim të procesit të formimit të institucioneve dhe paralajmërim kërcënues në këtë rast për subjektin fitues.

“Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit 2019. Ne ende nuk ua kemi dërguar Juve propozimin tonë për Kryeministër. Do ta bëjmë këtë në të ardhmen e afërt, me shkresë zyrtare, porsa të jemi gati”.-shkruan Kurti.

Më tej, në letër theksohet se “Lëvizja Vetëvendosje nuk po e shfrytëzon këtë kohë për të neglizhuar ndërtimin e koalicionit, as edhe të cenojë autoritetin e Presidentit, por me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje politike që adreson një dakordim për programin qeverisës, zvogëlimin e qeverisë dhe reformat e thella që e presin vendin në muajt e vitet në vazhdim”.

LEXO EDHE:  Foto-Ekskluzive/ Vatër e re zjarri në Dardhë të Korçës

LEXO EDHE:  Zjarri në kombinat/ Viktima ishte i paralizuar

Po ashtu, Kurti thotë se “Kjo është një praktikë normale në të gjithë botën demokratike. Me këtë rast, shfrytëzoj këtë letër t’ju informoj që ndodhemi në fazën e finalizimit të marrëveshjes me Lidhjen Demokratike të Kosovës”.

Më poshtë letra e plotë e Albin Kurtit:

LEXO TE PLOTE