Connect with Us

Video-Debate të forta mes dy analistëve/ Fevziu iu ul zërin e mikrofonave

Politikë

Video-Debate të forta mes dy analistëve/ Fevziu iu ul zërin e mikrofonave

Publikuar

-

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në Tv Klan, ka pasur një debat të fortë mes analistëve  Lorenc Vangjeli dhe Fitim Zekthi.

Ndërkohë që dy analistët po debatonin lidhur me kreun e KED, Ardian Dvoranin, i cili ka qenë në qendër të vëmendjes pasi është akuzuar nga Presidenti Meta për shkeljen e Kushtetutës, tonet mes tyre janë ashpërsuar.

Ndërkohë që ishte duke folur analisti Vangjeli,  ka ndërhyrë Zekthi duke bërë që mes tyre të lindi një debat në studio.

“O Fitim më dëgjo se nuk humbet asgjë”,-është shprehur Vangjeli dhe më pas Zekthi është kundërpërgjigjur duke thënë se ai pretendon të ketë dije superiore.

LEXO EDHE:  Nga Mero Baze/ PD dhe sikleti nga zgjedhjet evropiane

Dy analistët nisën të debatonin me njëri-tjetrin duke bërë që drejtuesi i emisionit, Fevziu t’u ulë zërin mikrofonave të tyre  për të vendosur qetësinë në studio.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Konferenca e donatorëve/ Ahmetaj: Presim 300-350 milion euro

Publikuar

-

Nga

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, thotë se nga konferenca e donatorëve që do të mbahet nesër në Bruksel, qeveria shqiptare pret që të mblidhen 300 deri 350 milionë euro.

Në një intervistë dhënë për Tv Klan, ministri thotë se nëse shifra do të jetë më e ulët kjo do të sillte shumë vështirësi për zbatimin në kohë të planeve të qeverisë.

“Nëse ne angazhojmë nesër diçka midis 300 milionë deri në 350 milionë euro, nëse nuk ka bërë ndonjë magji kryeministri le të themi me turin e vet, pra natyrshëm do të shkonte tek 300-350 milionë eurove, ku raporti midis granteve dhe kredive do të ishte diçka tek 70-80 milionë euro vijnë grante dhe pjesa tjetër vijnë kredi të buta që janë të domosdoshme për rindërtimin. Nëse do të ishte një shifër poshtë 300-350 milionë euro e kombinuar grant kredi atëherë do të gjendeshim përballë një vështirësie serioze financiare për të përballuar në kohën që ne duam gjithë pasojat e tërmetit. Ndryshe skenari pastaj do të ishte shumë afatgjatë”, tha Ahmetaj.

Nga axhenda e bërë publike nga Komisioni Europian parashikohet që konferenca të nisë me nënshkrimin e fondit prej 15 milionë Eurosh që Komisioni ka vendosur në dispozicion të Shqipërisë për të përballuar kostot e tërmetit të 26 Nëntorit.

LEXO EDHE:  Nga Denis Dyrnjaja/ Nacionalistët e mjerë virtualë

LEXO EDHE:  Ja si do t'i kërkojë Rama falje Trumpit/ Nga Mustafa Nano

Ndër të tjera, dy ditë më parë, ministri i Jashtëm Stef Blok konfirmoi se Holanda do të dhurojë 3 milionë euro për rindërtimin. Gjatë konferencës për Ballkanin Perëndimor në Mynih, kryeministri Edi Rama u takua me kryeministrat e Kanadasë dhe Kuvajtit si dhe ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite.

Edhe ata shprehën gatishmërinë për t’u bërë pjesë e konferencës së donatorëve për rindërtimin nga tërmeti që mbahet më 17 Shkurt në Bruksel.

LEXO TE PLOTE

Politikë

FRPD anëtarësohet në forumin e PPE/ Më shumë mundësi për të rinjtë

Publikuar

-

Nga

Forumi Rinor i Partisë Demokratike u zgjodh anëtar me të drejta të plota në forumin zyrtar studentor të Partisë Popullore Europiane, EDS!

Duke falenderuar drejtuesit dhe ish drejtuesit e EDS, Kryetari i FRPD Belind Këlliçi e vlerësoi këtë anëtarësim një mundësi më shumë për studentët shqiptarë.

“Sot ishte një ditë shumë e rëndësishme për Forumin Rinor të Partisë Demokratike por dhe për çdo student shqiptar që aspiron Shqipërinë si Europa.

Është zyrtare tashmë: FRPD është zgjedhur anëtare me të drejta të plota në forumin zyrtar studentor të Partisë Popullore Europiane, familjen e madhe të EDS!

Falenderime pafund për miqtë tanë europianë! Falenderime të përzemërta për European Democrat Students, në mënyrë të veçantë për Kryetarin Carlo Angrisano, i cili që nga dita e parë e zgjedhjes së tij në krye të EDS, ka qenë mbështetja jonë më e madhe. Falenderime pafund për ish Kryetarin Virgilio Falco, një mik i vyer i FRPD, i cili jo vetëm nisi procesin formal të anëtarësimit tonë, por qëndroi krah nesh duke luftuar për një Shqipëri Europiane.

Nga sot studentët shqiptarë do të kenë mbështetje, aleatë dhe ndihmë në sfidat me të cilat përballen brenda dhe jashtë vendit, studentët europianë, pjesë e familjes më të madhe politike që ka Europa.

LEXO EDHE:  Ja si do t’i kërkojë Rama falje Trumpit/ Nga Mustafa Nano

LEXO EDHE:  Ja si do t'i kërkojë Rama falje Trumpit/ Nga Mustafa Nano

Te sjellim vlerat Europiane në Shqipëri dhe t’a çojmë Shqipërinë në Europë është misioni dhe identiteti ynë. Mirënjohje për të gjithë të rinjtë, studentët, gjimnazistët, që punojnë çdo ditë për ta bërë realitet ëndrrën tonë europiane! Faleminderit Besart Xhaferri dhe Imanuel Çaushaj për punën, lodhjen dhe kontributin tuaj në EDS. Pa punën tuaj dhe shpirtin e skuadrës, asgje nuk do të ishte e mundur.”-tha Këlliçi.

Anëtarësimin e FRPD në EDS e përshëndeti edhe Kryetari i PD, Lulzim Basha. “Sa më shumë mundësi për të rinjtë, aq më e mirë do të jetë e nesërmja”- u shpreh zoti Basha. 

“Përgëzime Forumit Rinor të Partisë Demokratike për anëtarësimin me të drejta të plota në bashkimin studentor të Partisë Popullore Europiane, familjen e madhe të EDS. Kjo është një mundësi e bukur për çdo të ri shqiptar që dëshiron të jetë pjesë e rrjetit studentor europian me të drejta të plota.

Të rinjtë janë shpresa, energjia dhe frymëzimi për të triumfuar mbi çdo pengesë e sfidë që kemi përpara. Sa më shumë mundësi për të rinjtë, aq më e mirë do të jetë e nesërmja. Krenar per FRPD, krenar për të rinjtë dhe të rejat e mekullueshme shqiptare!”-u shpreh Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ish-ministri i Ramës tregon detajet e frikshme/ Faktet që provojnë diktaturën në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani shkruan se Shqipëria po kthehet në diktaturë.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani thekson se nuk ka nevojë të jesh në ’45-ën për të kuptuar diktaturën.

Pra, sipas Manjanit sot vendi është në diktaturë, jo si ajo e ’45, e cila thekson ai nuk mund të përsëritet, por një diktaturë moderne, që është kontrolli I gjykatave.

“Sigurisht që nuk jemi në vitin ’45. Ndaj diktatura nuk ka se si të duket si ajo e atij viti.

Pa dyshim që në kohët e sotme ka forma e mënyra të tjera. Diktarurat sot nuk vijnë si në ’45-ën. Pushteti e ruan pak opozitë, pak media kritike e pak treg gjysëm të lirë.

Thelbi i diktaturave moderne është kontrolli i gjykatave. Pushteti nuk ka besim tek blerja e tyre me para. Sepse gjykatësit siç i blen edhe të shiten.

Ndaj përdoren metoda të tjera. Në Hungari, psh qeveria dyfishoi numrin e gjykatësve kushtetues. Të rinjtë ishin të kontrolluar nga pushteti, kështu që numri i gjykatësve që ishin mbeti në minorancë.

E njëtja formulë pak a shumë u përdor në Poloni. Hollohet tretësira e patretshme…

Varianti tjetër është modeli Chaves. Ky i fundit vendosi me ligj që parlamenti vendoset mbi gjykatat.

Gjykatësit në këto kushte tërhiqen ose nënshtrohen. Vetvriten për t’i shpëtuar “pushkatimit” politik. Lënë vendet bosh për t’u plotësuar nga të rinj të brumosur me edukatë politike…

LEXO EDHE:  Ja si do t’i kërkojë Rama falje Trumpit/ Nga Mustafa Nano

LEXO EDHE:  Nga Mero Baze/ PD dhe sikleti nga zgjedhjet evropiane

Pra diktaturat sot shfaqen si ndryshime ligjesh e strukturash dhe jo si pasojë e luftërave ku fitimtarët i marrin të gjitha për njëherë.

Në të gjitha rastet arsyeja është një “Qëllim i mirë”. Zakonisht thuhet se po luftohet korrupsioni, ose po luftohet krimi. Tema seksi që populli i ha rehat…

Shihni me vemendje se ç’ka bërë pushteti politik këtu. Një model Chaves i gërshetuar me pak Hungari dhe Poloni…”-shkruan Manjani.

Po ashtu, ai thekson se detajet që e faktojnë këtë ajnë “Shkarkime masive gjykatësish dhe rritje të numrit të gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese. Pa harruar realitetin puro shqiptar që është lënia e vendit pa Gjykatën Kushtetuese, pra vendosjen e qeverisë mbi çdo pushtet.”.

Manjani shigjeton edhe ndërkombëtarët, ndërsa shkruan se “Çudia është se perëndimi i dënoi ndërhyrjet në drejtësi në ato vende. Në Shqipëri i duartroket!!!!

Kur mendoj se i njëjti perëndim refuzoi të bënte të njëjtën “reformë” në Maqedoni e Kosovë, bindem gjithnjë e më shumë se diktatura nuk importohet… Të huajt nuk sjellin më vlerat e demokracisë, por mbyllen tek valixhja e interesave.”.

“P.S. ka shumë njerëz që kur dëgjojnë fjalën “diktaturë” refuzojnë ta pranojnë, sepse kanë parasysh kohën e Enverit. Duhet të kuptojmë se ajo kohë nuk përsëritet siç ishte, por në forma të tjera, që fillojnë nga pak e çdo ditë dhe përfundojnë me pushtet që kontrollon çdo gjë.”-përfundon postimin e tij Ylli Manjani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE