Connect with Us

U përball me Vettingun/ Jepet vendimi për prokurorin e Apelit

Vetingu

U përball me Vettingun/ Jepet vendimi për prokurorin e Apelit

Publikuar

-

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur rikonfirmimin në detyrë të Prokurorit të Apelit të Vlorës, Kleanth Zeka.

Trupa gjyqësore e përbërë nga Etleda Çiftja, Roland Ilia dhe Firdes Shuli vendosën se Kleanth Zeka është i përshtatshëm për vijimin e detyrës, pasi rezultoi i pastër në të tre kriteret e vlerësimit.

Prokurori i Apelit të Vlorës, Kleanth Zeka u përball të mërkurën më 20 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK.

LEXO EDHE:  Shkeljet e Vettingut/ Të shkarkohesh për një informacion të paprovuar

Në fillim të seancës dëgjimore, relatorja e çështjes, Firdes Shuli theksoi se procesi i vetingut për Zekën ishte kryer në të tri kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmin.

Në kriterin e pasurisë, Zeka mori një raport pozitiv nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

KPK e konfirmoi në detyrë/ ONM ankimon vendimin për Hajdarmatajn

Publikuar

-

Nga

Komisioneri Publik do të ankimojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për konfirmimin në detyrë të prokurorit pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimin në datën 16.10.2019, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Besim Hajdarmataj, me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë.

Por, në datën 4.12.2019, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për konfirmimin në detyrë të Besim Hajdarmatajt.

LEXO EDHE:  Komisioni i Vetingut përshpejton proçedurat/ Gati ngritja e KLGJ, KLP dhe SPAK

LEXO EDHE:  Shkeljet e Vettingut/ Të shkarkohesh për një informacion të paprovuar

Komisionerët Publikë, pasi të njoftohen me shkrim për vendimin nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, do ta shqyrtojnë atë krahas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Ky vendim ende nuk është njoftuar.

Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Kryeprokurori i ri/ Kush është Olsian Çela, prokurori i “dosjeve të nxehta”

Publikuar

-

Nga

Kuvendi i Shqipërisë pritet të zgjedhë sot Prokurorin e ri të Përgjithshëm. Në garë janë tre kandidatë, ku i pari në listën e sjellë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, është renditur prokurori i Krimeve të Rënda, Olsian Çela, e dyta është kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku ndërsa e treta është prokurorja Fatjona Memçaj.

Ndërkohë, burime për CNA.al bëjnë të ditur se grupi parlamentar i PS-së, si dhe një pjesë e deputetëve të opozitës parlamentare kanë vendosur që sot në Kuvend të votojnë kandidatin Olsian Çela, për të marrë detyrën e Kryeprokurorit, me një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë rikandidimi.

Por, kush është Olsian Çela?!

Olsian Çela e nisi karrierën e tij në vitin 2001, pasi u diplomua në shkollën e Magjistraturës. Fillimisht ai ushtroi detyrën e prokurorit në Tiranë, në institucionin e akuzës dhe pas tre vitesh, në 2004-n u emërua prokuror tek Prokuroria e krimeve të Rënda.

Përgjatë viteve 2008- 2012, Çela ka drejtuar Prokurorinë për Krime të Rënda.

Kujtojmë se disa nga dosjet e hetuara prej tij, janë çështja e Mirit të Xhikes pronarit të Kartodromit, dosjen e trafikut nga grupi “Kompas”, si dhe çështjen e viteve të fundit që njihet si dosja “Xibraka”, ku një nga të hetuarit është edhe Ermal Hoxha, i etiketuar si nipi i diktatorit Enver Hoxha.

Prokurori Olsian Çela ka pasur nën hetim edhe Emiljano Shullazin, çështje për të cilën u përplas edhe me drejtuesen e Prokurorisë për Krimet e Rënda në vitin 2017, Donika Prelën. Çela refuzoi te merrte dosjen “Shullazi”, në kohën kur do të jepej pretenca kur prokurori Eneid Nakuçi u tërhoq nga çështja Shullazi për arsye shëndetësore. Prelaa vendosi ta zëvendësonte me short Nakuçin, gjë që prokurorët e kundërshtuan praktikën duke e cilësuar si të paligjshme.

LEXO EDHE:  Shkeljet e Vettingut/ Të shkarkohesh për një informacion të paprovuar

LEXO EDHE:  Vettingu/ Balla del në mbrojtje të KPK

Kjo solli ndërhyrjen direkte të Kryeprokurores Arta Marku, e cila vendosi t’i transferojë të gjithë, madje kërkoi fillimin e procedimit disiplinor për prokurorët.

Mes tyre ishte Olsian Çela. Por, pas transferimit ai ka bërë padi në Gjykatën Administrative ndaj Arta Markut, të cilën e ka fituar.

Olsian Çela ka qëndruar tre muaj në Berat dhe KLP pas vendimit të gjykatës e riktheu tek Krimet e Rënda në Tiranë.

Përgjatë viteve si prokuror, Çela nuk është lakuar negativisht, as nga ana profesionale dhe as nga  aspekti i pasurisë.

CNA.al ka zbardhur më parë pasurinë e deklaruar nga Çela për ndër vite, të cilën mund ta lexoni në linkun e mëposhtëm. Sipas të dhënave të marra nga ILDKPKI, por referuar edhe të dhënave të Open Spending Albania. Të ardhurat, rezulton t’i ketë vetëm nga paga./ CNA.al

Olsian Çela, prokurori i “dosjeve të nxehta”/ Kandidati për Kryeprokuror jeton vetëm me pagën

Tentoi ta “eliminonte në internim”/ Olsian Çela i zë vendin Arta Markut?

Olsian Çela, prokurori i “dosjeve të nxehta”/ Kandidati për Kryeprokuror jeton vetëm me pagën

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Kandidate për SPAK/ KPK merr vendimin për prokuroren e Krimeve të Rënda

Publikuar

-

Nga

KPK ka konfirmuar në detyrë prokuroren e Krimeve të Rënda, Doloreza Musabelliu.

Musabelliu është kandidate për anëtare në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, e njohur si SPAK.

Më herët Musabelliu ka qenë drejtuese e njësisë së Anti-Korrupsionit tek Krimet e Rënda. Mirëpo në muajin Mars 2017, ish kreu i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj, e shkarkoi duke e lënë vetëm prokurore të thjeshtë në njësinë kundër trafiqeve.

LEXO EDHE:  Luks të shfrenuar dhe të pajustifikuar/ Supermeni i Gjykatës së Lartë drejt shkarkimit?

LEXO EDHE:  1.900 denoncime brenda një viti për aferat korruptive/ Qytetarët fundosin gjyqtarët dhe prokurorët

CNA.al ka zbardhur më parë pasurinë e prokurores Musabelliu, të cilën mund ta lexoni në linkun më poshtë.

Prokurorja e “avionit me drogë”/ Gruaja e vetme në garën e SPAK-ut

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: