Connect with Us

Tragjike/ Po kalonte rrugën, makina përplas për vdekje këmbësorin në autostradë

Kronika

Tragjike/ Po kalonte rrugën, makina përplas për vdekje këmbësorin në autostradë

Publikuar

-

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të Shkozet.

Mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor i cili po kalonte rrugën.

Ndërkaq, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Informacion paraprak:

“Më datë 22.11.2019, ora 17:40, në autostradën TR-DR, shtetasi Sh. Sh. i datëlindjes 1982, duke drejtuar mjetin Fiat ATP me targa Italiane EV 310 KF, ka aksindetuar me pasojë me vdekje shtetasin këmbësor i paidentifikuar, drejtuesi i mjetit ndodhet ne vendngjarje.”-njofton policia./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vrasja makabre në Paskuqan/ Zbardhet dëshmia e autorit të dyshuar

Publikuar

-

Nga

Zbardhet dëshmia e Erdet Çapokut i dyshuar për vrasjen e kunatës së tij Enkeleda Çapoku në Paskuqan
34 vjeçari është shprehur se ka pasur gjithmonë mosmarrëveshje me kunatën e tij, e cila sipas tij nuk e dëgjonte.

Çapoku është shprehur i penduar për vrasjen që kreu një natë në parë.

“Isha i nxehur dhe doja të nxirrja dufin.
Kam pasur moshmarrveshje gjithmonë me kunatën. Ajo nuk më respektonte dhe nuk më dëgjonte.
Jam penduar për vrasjen nuk duhet ta kisha bërë. Kur e pashë që po i dilte gjak nga koka u largova nga vengjarja dhe u fsheha te shtëpia e kusheririt në Laprakë”, është shprehur para autoriteteve 34 vjeçari./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zbardhen një sërë zjarrvëniesh/ Arrestohet 26-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një 26-vjeçar, i dyshuar për një sërë zjarrvëniesh, është vënë në pranga nga policia e Durrësit.
Sipas uniformave blu, mesditën e sotme është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Zjarrvënësi”, gjatë të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K., 26 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen nr. 18, në Durrës.

Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit të sotëm ka djegur dy automjete në lagjen nr. 11, në Durrës dhe një tendë lokali në lagjen nr. 6, në Durrës, konkretisht mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetases A. L., mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit K. Sh., si dhe tendën e lokalit, në pronësi të shtetasit S. M.

Gjithashtu, policia bën të ditur se nga veprimet e kryera prej disa javësh me metoda proaktive, dyshohet se ky shtetas është autor edhe i disa zjarrvënieve të ndodhura përgjatë vitit 2019, konkretisht:

1. Më datë 07.01.2019, në orët e para të mëngjesit, dyshohet të ketë djegur motoçikletën në pronësi të shtetasit H. L.
2. Më datë 10.01.2019, gjatë natës, në lagjen nr. 8, në Durrës, dyshohet se i ka vënë flakën në parkim dhe ka pësuar dëmtime të pjesshme mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit L. Z.
3. Më datë 12.03.2019, në orët e mbrëmjes, në lagjen nr. 4, në Durrës, dyshohet t’i ketë vënë flakën dhe është djegur pjesërisht pjesa e brendshme e mjetit tip “Ford Kuga”, në pronës të shtetasit SH. B.
4. Në datë 03.04.2019, në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 4, dyshohet se i ka vënë zjarrin mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. D.
5. Po në orët e para të mëngjesit të datës 03.04.2019, dyshohet se i ka vanë zjarrin mjetit tip “Volksëagen”, në pronësi të shtetasit H. Q.
6. Më datë 22.05.2019, në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 15, në Durrës, dyshohet se i ka vënë zjarrin dhe është djegur plotësisht mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit T. Q.
7. Më datë 09.08.2019, gjatë natës, në lagjen nr. 15, dyshohet se i ka vënë zjarrin mjetin tip “ Opel”, në pronësi të shtetasit M. S.
8. Më datë 08.10.2019, në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se i ka vënë flakën mjetit tip “Renault Megana”, në pronësi të shtetases R. Gj.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre ngjarjeve.

LEXO EDHE:  Aksident në kryeqytet/ Ka të plagosur (Foto)

LEXO EDHE:  Mjeti del nga rruga në Korçë/ Humb jetën shoferi

Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Masakroi kunatën në Paskuqan/ Prangoset autori

Publikuar

-

Nga

Policia ka bërë të mundur arrestimin e 34-vjeçarit Erdet Çapoku, i cili akuzohet se mbrëmjen e djeshme ka vrarë kunatën e tij Enkeleda Çapoku.

“Kapet në kohë rekord autori i vrasjes së shtetases E. Ç., ndodhur në Paskuqan, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Menjëherë pas ngjarjes, strukturat e DVP Tiranë organizuan punën për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Erdet Çapoku., i cili pasi ka goditur me sende të forta kunatën është larguar nga vendngjarja.

LEXO EDHE:  Revolucioni i makinave dhe rrugët

LEXO EDHE:  Perplasen dy autobuze ne afersi te Sukthit, radhe trafiku 3 kilometra

Falë angazhimit maksimal dhe informacioneve të marra nga qytetarët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi, në Laprakë.

Shtetasi ndodhet i shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme.”-thuhet në njoftimin e policisë.

“I preu damarët dhe fytyrën”/ Rrëfimi shokues i nënës së viktimës, çfarë ndodhi mbrëmë në Paskuqan

LEXO TE PLOTE