LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tërhiqet Meta/ Shpall vakancën pas shkarkimit të Besnik Muçit

22 Nëntor 2019, 14:45, Politikë CNA
Tërhiqet Meta/ Shpall vakancën pas shkarkimit të Besnik

Presidenti Meta duket se ka rënë dakord me vendimin e dhënë në KPA për Besnik Muçin, që e shkarkonte nga detyra si prokuror dhe e përjashtonte për 15 vite nga sistemi i drejtësisë.

Në një dokument të bërë publik për mediat, Meta ka shpallur vakancën për pozicionin e Muçit në Gjykatën Kushtetuese.

Vendimi është marrë nga Kreu i Shtetit, menjëherë pas takimit që ai pati sot me zotin Muçi.

Në faqen e saj Gjykata Kushtetuese e ka hequr tanimë zotin Muçi nga lista e anëtarëve të saj./CNA.al

Lajmet e fundit nga