Connect with Us

Surprizat e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Sociale

Surprizat e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Publikuar

-

Territori shqiptar do të jetë me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare gjatë pjesës së parë të ditës.

Por pasditja shton vranësirat në vend, më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Jugore dhe në Veriperëndim të vendit duke sjell shira të izoluar.

Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 2 gradë C deri në 19 gradë C.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Mos dilni pa çadër nga shtëpia

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në në det me shpejtësi 30 km/ h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Zjarr i madh në Fushë-Krujë e Thumanë/ Flakët rrezikojnë banesat

Publikuar

-

Nga

Zjarr i madh në Fushë-Krujë e Thumanë/ Flakët rrezikojnë banesat

Dy vatra zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Fushë-Krujë dhe Thumanë duke rrezikuar banesat.

Një prej vatrave të zjarrit ka rënë në lagjen Kasalle në periferi të qytetit të Fushë-Krujës ku një sipërfaqe e mbuluar me shkurre e ferra ka marrë flakë .

Zjarrfikësja e Niklës është në vend dhe po ndërhyn për shuarjen e vatrës së zjarrit shkruan ballkanweb.

LEXO EDHE:  Ndryshon moti/ Bëhuni gati për reshje të dendura dëbore dhe temperatura nën zero



Ndërkohë që zjarri i dytë u regjistrua në Thumanë, ku i është vënë flaka një parcele, ndërsa zjarri ka përfshirë kanalin ngjitur me rrugën Thumanë-autostradë./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Moti për sot/ Ja në cilat zona priten reshje

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Studimi i BB- 10% e popullsisë në Tiranë dhe 6% në Durrës jetojnë në banesa me rrezik të lartë

Publikuar

-

Nga

Studimi i BB- 10% e popullsisë në Tiranë dhe 6% në Durrës jetojnë në banesa me rrezik të lartë

Banka Botërore analizoi së fundmi se 10% e popullsisë në Tiranë dhe 6% e popullsisë në Durrës jetojnë aktualisht në ndërtesa me rrezikshmëri shumë të lartë, duke lajmëruar se ato mund shemben në rast të një tërmeti tjetër.

Tirana është qyteti më i madh në Shqipëri, në të cilin banon afërsisht 17% e popullsisë së përgjithshme.

Dy llojet e ndërtesave që rrezikojnë më shumë janë pallatet me beton të armuar dhe ndërtesat me muratuara, të cilat mund të shkaktojnë më shumë fatalitete. Gati 50,000 njerëz, ose rreth 10% e popullsisë banojnë në ndërtesa me rrezik të lartë, analizon Banka.

Ndërsa në Durrës përafërsisht 7,000 njerëz, ose rreth 6% e popullsisë së qytetit, banojnë në lloje të ndërtesave me rrezik të lartë.

Shqipëria ka përjetuar shumë tërmete me ashpërsi të mëdha edhe në të shkuarën. Më vdekjeprurësit ishin një seri tërmetesh në 1851 pranë qyteteve të Vlorës dhe Beratit, duke shkaktuar humbjen e 600 jetëve.



Një tjetër tërmet i madh me magnitudë 6.5 në vitin 1967 shembi rreth 500 shtëpi, lëndoi 170 persona dhe shkaktoi 20 fatalitete. Së fundmi, në vitin 2019, Shqipëria u godit nga një seri tërmetesh të dëmshme, nga më të fortët dhe më të shumtët vdekjeprurës, prej të cilëve ishte tërmeti me magnitudë 6.4 më 26 nëntor. Kjo ngjarje, që shkaktoi 50 viktima dhe mbi 2000 të plagosur, krijoi 1 miliard euro dëme. Përafërsisht 1,500 ndërtesa u dëmtuan në kryeqytet.

LEXO EDHE:  “Çmendet” moti/ Ja sa do jenë sot temperaturat  

LEXO EDHE:  Moti për sot/ Ja në cilat zona priten reshje

Banka Botërore analizon se një pjesë e madhe pallateve në Shqipëri dhe në të gjitha qytetet e Europës Qendrore, Ballkanit dhe Azinë Qendrore janë të prirura të pësojnë dëme nga tërmetet.

Tërmetet në këto rajone kanë dëmtuar lloje të caktuara të ndërtesave (pallate) pjesërisht ose plotësisht, duke shkaktuar shumë të pastrehe dhe fatalitete.

Dobësia e këtyre objekteve i atribuohet mënyrës së ndërtimit dhe mungesës së mirëmbajtjes, mbikëqyrjes gjatë shumë dekadave. Studimi i fundit i Bankës Botërore analizon rrezikun nga tërmeti për familjet që jetojnë në banesa të ndërtuara para vitit 2000 dhe ofron të dhëna për shtetet në mënyrë që të përmirësojnë sigurinë e tyre./Monitor

LEXO TE PLOTE

Sociale

Foto-Përplasje me policinë/ I riu humb ndjenjat në protestën para MIE

Publikuar

-

Nga

Rëndohet situata në protestën e zhvilluar nga naftëtarët para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës.

Një i ri i cili i është bashkuar protestës  ka humbur ndjenjat teksa ka qenë duke protestuar. Të riut i ka rënë të fikët ndërsa protestuesit kanë nxituar t’i japin ndihmën e parë.



Ndërkohë policia kërkon të shpërndajë turmën pasi nuk lejohen grumbullimet për shkak të Covidit. Nga ana tjetër, protestuesit tentojnë të hyjnë në Ministri dhe kërkojnë me ngulm një zgjidhje për këtë situatë./CNA.al

LEXO TE PLOTE