Connect with Us

Sali Berisha jep alarmin/ Zbulon prapaskenat e një marrëveshjeje mes Ramës dhe Vuçiqit kundër Kosovës

Politikë

Sali Berisha jep alarmin/ Zbulon prapaskenat e një marrëveshjeje mes Ramës dhe Vuçiqit kundër Kosovës

Publikuar

-

Një video e publikuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në të cilën paraqitet harta e Ballkanit shfaq Kosovën si pjesë të Serbisë, shkaktoi reagime të shumta.

Një veprim i tillë i Ramës është quajtur skandaloz dhe provokim për Kosovën.

Lidhur më këtë çështje, ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se me një akt të tillë Rama e dëshmon për të shumtën herë fytyrën prej albanofobi primitiv të Kosovës, dhe vlerëson se një akt i tillë nuk është i paqëllimshëm.

Berisha duke iu drejtuar Ramës me ‘Zografi bis’ përmend edhe pjesëmarrjen e këtij të fundit në samitin për “Shengenin Ballkanik”, duke thënë se nënshkroi për Paktin për Minijugosllavinë apo de facto Serbinë e madhe në Nish me Vuçiç.

“Një akt i tillë nuk mund të jetë kurrë i paqëllimshëm. Por ky akt në të cilin dëshmon për të shumtën herë fytyrën prej armiku të egër, prej albanofobi primitiv të Kosovës, por edhe të mbarë shqiptarë është vetëm akti i fundit që shpalosi Zografi Bis pas firmosjes së Paktit për Minijugosllavinë apo de facto Serbinë e madhe në Nish me Vuçiç”, ka deklaruar Berisha.

LEXO EDHE:  Marrëveshje me Ramën?/ Deputetët dhe aleatët kundër Bashës  

Më tej, ai është shprehur se pakti i përgatitur në Beograd kishte synim defaktorizimin e Kosovës dhe vasalizimin e Shqipërisë, e këtë e kanë konfirmuar edhe nga Serbia.

“Pakti me 718 nene i përgatitur në fshehtësi të plotë në Beograd kishte dhe ka synim të plotë defaktorizimin e Kosovës, vasalizimin e Shqipërisë. Zëvendës ministri serb i mbrojtjes në takimin e SEDMI-t i tha zëvendës ministrit të Shqipërisë në prani të 7 vetëve se kryeministri i juaj ka rënë dakord në Nish me presidentin Vuçiç që Kosova të mos ftohej në Nish, mbasi si ç’e shihni atë e përfaqëson Beogradi”, ka thënë ish kryeministri shqiptar për “Bota sot”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Berisha uron Boris Johnson për zgjedhjet në Britani/ Sukses spektakolar

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar mbrëmjen e sotme Boris Johnson, i cili fitoi ndjeshëm zgjedhjet parlamentare në Britaninë e Madhe.

“Miq, Partia Konsertvatore e Mbreterise se Bashkuar dhe lideri i saj, kryeministri i vendit Boris Johnson arriti dje nje fitore elektorale tejet te rendesishme dhe doli nga nje kohe e stuhishme me e forte se nga te gjitha zgjedhjet e meparshme qe nga viti 1987.

Partia Konsevatore e Britanise se Madhe i ka dhene Partise Demokratike qe ne themelimin e saj nje mbeshtetje tejet te çmuar”, shprehet ish-kryeministri.

Berisha deklaron në një postim në rrjetet sociale se “fitorja në Britaninë e Madhe e kryeministri Johnson dhe Partisë Konservatore ka një rëndësi të madhe për të gjitha forcat politike anëtare të Unionit Demokrat Ndërkombëtar, anëtar i të cilit është dhe PDSH”

LEXO EDHE:  Marrëveshje me Ramën?/ Deputetët dhe aleatët kundër Bashës  

LEXO EDHE:  Rama vijon betejën për Teatrin/ Citon një tjetër aktore

“Kjo fitore merr edhe nje rendesi tjeter te madhe pasi arkivoi ne histori liderin e Partise Laburiste, Jeremy Corbyn, njeriun qe citonte Enver Hoxhen, Fidel Kastron, Hugo Çaves dhe diktator te tjere dhe qe perfaqesonte nje rrezik real per Britanine dhe Europen.

Prandaj miq, le te urojme ne miqte tane konservator per suksesin e tyre spektakolar! Sb”, thekson ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zbulohen motivet përse Rama e shkarkoi dhe e emëroi sërish ministër Arben Ahmetajn

Publikuar

-

Nga

Në një diskutim në emisionin “Zonë e Lirë” emërimi i Arben Ahmetajt si ministër Shteti i Rindërtimit ka rihapur çështjen e largimit të Ahmetajt nga posti i mëparshëm si Ministër i Financave dhe arsyeja që kundër zakonit të Kryeministrit Rama, Ahmetaj ja ka dalë të emërohet në një post tjetër të lartë.

Lidhur me këtë, anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli është shprehur se Arben Ahmetaj nuk u largua nga posti i tij sepse ishte i pandershëm por ishte pjesë e një fushate largimesh masive nga Kryeministri Rama.

Sipas Kadillit përjashtimi u bë pasi grupi po përgatiste një celulë të rrezikshme brenda partisë. Mirëpo rikthimi i Ahmetajt nuk përbën më problem për Ramën, pasi bëhët fjalë vetëm për një individ dhe një individ nuk është i rrëzikshëm, por një grup po.

LEXO EDHE:  Edi Rama emëroi sot ish-ministrin e policisë sekrete/ Poshtëroi mijëra viktima të komunizmit

LEXO EDHE:  Ultimatumi ndaj Artan Fugës/ Shteti mesazh intelektualëve: Konformohuni ose largohuni!

“Edhe nëse donatorët nuk janë të ndershëm, nuk duan t’ua vjedhë dikush tjetër. Largimi i Ahmetajt nuk ishte sepse qe i pandershëm por sepse po bëhëj faktor për një lojë brenda partisë. I pashë në një darkë të gjithë ata që u larguan, përpara se të largoheshin”, tha Kadilli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Emërimi i Ahmetajt ministër/ Analisti: Do jetë vetëm firmosës dhe vulosës i liderit suprem

Publikuar

-

Nga

Analisti Arjan Curi komentoi mbrëmjen e sotme emërimin e Arben Ahmetajt në postin e ministrit të Shtetit për Rindërtim nga kryeministri Edi Rama.

Curi tha në emisionin “Zonë e Lirë” se Ahmetaj pati aftësinë t’i mbushte mendjen kryeministrit ta rikthente në krye të një ministrie, por pretendon se ai nuk do të marrë asnjë vendim.

LEXO EDHE:  Paralajmëron Dashamir Shehi/ Kjo është koha e opozitës

LEXO EDHE:  Rama-opozitës: Akuzat tuaja ju tregojnë të paaftë për të qënë alternativë

“Ndryshe nga të tjerët që Rama i heq dhe nuk i vendos më, ky pati aftësinë t’i mbushte mendjen Ramës ta rikthente. Nuk besoj se do ketë shumë gjëra në dorë, përveçse si një firmosës dhe vulosës i liderit supreme”, deklaroi analisti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE