LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qeveria detyron sigurimin e banesave/ Artan Lame nxjerr urdhërin

22 Nëntor 2019, 10:58, Politikë CNA
Qeveria detyron sigurimin e banesave/ Artan Lame nxjerr urdhërin

Rreth 10 ditë pas tërmeteve të fuqishme me magnitudë 5.8 dhe 5.6 që goditën Shqipërinë në 21 shtator, Kryeministri Edi Rama njoftoi se Qeveria ka vendosur sigurim të detyrueshëm 10-vjeçar për ndërtuesit.

Në mbledhjen e datës 2 tetor, Këshilli i Ministrave miratoi një VKM, sipas të cilës ndërtuesi/zhvilluesi/investitori i dorëzon blerësit, njëkohësisht me lidhjen e kontratës për kalimin e pronësisë së ndërtesës, një kontratë sigurimi me afat 10- (dhjetë) vjeçar me përfitues blerësin/blerësit dhe me efekt nga data e përfundimit të punimeve, në zbatim të pikës 9, të nenit 42, të ligjit nr.107/2014, ?Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit?, të ndryshuar.

Pra, sipas VKM-së së miratuar nga Këshilli i Ministrave, nuk do të bëhet kalimi i pronësisë apo hipotekimi për asnjë ndërtesë pa pasur më parë kontratën e sigurimit të detyrueshëm 10-vjeçar.

Ndërkohë, CNA.al mëson se në zbatim të VKM-së së miratuar nga Këshilli i Ministrave, kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame i ka drejtuar një urdhër të gjitha drejtorive vendore të Kadastrës dhe degëve të sporteleve të Adisës që ushtrojnë rolin e zyrës pritëse për shërbimet e ASHK-së, për njohjen dhe zbatimin me përpikmëri të VKM-së në fjalë.

Artan Lame urdhëron të mos bëhet hipotekimi i asnjë prone, nëse nuk është bërë edhe sigurimi i detyrueshëm 10-vjeçar.

?Pranë drejtorisë së Përgjithshme të ASHK është administruar Vendimi i Këshillit të Ministrave, nr.650, datë 02.10.2019 “Për sigurimin e detyrueshëm”.

Në referim të përcaktimeve të pikës 6 të kësaj VKM-je, kërkojmë të merren masat për njoftimin e degëve të sporteleve të Adisës që ushtrojnë rolin e zyrës pritëse për shërbimet e ASHK-së, si vijon:

Në momentin e paraqitjes së subjekteve në sportel për regjistrimin e kontratës së kalimit të pronësisë së ndërtesës të lidhur ndërmjet ndërtuesit/zhvilluesit/investitorit dhe blerësit, të verifikohet nëse ky akt është i shoqëruar nga kontrata e sigurimit 10-vjeçar. Në rast të konstatimit të mungesës së këtij akti, sporteli i shërbimeve procedon me mosadministrimin e kontratës së kalimit të pronësisë së sipërcituar, duke njoftuar subjektet e interesuara se nuk mund të vijohet me aplikimin dhe trajtimin e kontratës, pa u përmbushur më parë detyrimet e kësaj VKM-je.

Gjithashtu, drejtoritë dhe Zyrat Vendore të ASHK-së, të cilat ushtrojnë funksionet e sportelit pritës për aplikimet e qytetarëve të zbatojnë me përpikmëri detyrimet që rrjedhin nga dispozita ligjore e sipërcituar.?-thuhet ndër të tjera në urdhërin e Lames./ CNA.al

Lajmet e fundit nga