Connect with Us

“Po na rrjep”/ Studenti denoncon pedagogun e arkitekturës: Na detyron të anëtarësohemi në FRESH

Politikë

“Po na rrjep”/ Studenti denoncon pedagogun e arkitekturës: Na detyron të anëtarësohemi në FRESH

Publikuar

-

Një student i Universitetit Politeknik në Tiranë, ka denoncuar pedagogun pasi i detyron të anëtarësohen në FRESH në këmbim të notës.

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e studentit i cili shprehet se një pedagog te arkitektura i quajtur Ermir Gjoka “po i rrjep”.

“Ky petagog me arrogancën më të madhe na vjen në orë të mësimit dhe tallet me ne, na trajton si njerëz pavlerë E vetmja mënyrë që ta kesh mirë me pedagogun Ermir Gjoka është të rregjistrohesh te Forumi Socialist ose të besh kurse private me të”, thuhet në mesazhin e qytetarit dixhital.

Postimi i plotë:

Denoncon pedagogun se i detyron te anetaresohen ne FRESSH! sb
Pershendetje Z.Berisha
Jam student i arkitektures te universiteti politeknik.
Do doja te denoncoja nje petagog te arkitektura i quajtur Ermir Gjoka i cili po na rrjep z.Berisha
Po ju shkruaj se vetem ju keni mbetur shpresa e vetme per ne studentet e arkitektures
Ky petagog me arrogancen me te madhe na vjen ne ore te mesimit dhe tallet me ne na trajton si mjerez pavlere
E vetmja menyre qe ta kesh mire me petagogun Ermir Gjoka esht te rregjistrohesh te forumi socialist ose te besh kurse private me te.
Para 4 vitesh u be nje denoncim te faqja online e ministrise se arsimit dhe kur erdhi kontrollli nga ministria cuditerisht Ermir Gjokes nuk iu be nje kontroll dhe 2 petagogeve te tjere te lidhur me qeverine
Ju lutem z.Berisha na ndihmoni te ngrejme zerin pasi ora e mesimit ne lendet qe jep Ermir Gjoka esht bere politike
Gjith kohes levdrata per Edi Ramen dhe qeverine socialiste
Na shpetoni z.Berisha se jemi futur ne depresion sa vjen dita e marte dhe e merkur qe kemi mesim me te./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ish-ministri i Ramës tregon detajet e frikshme/ Faktet që provojnë diktaturën në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani shkruan se Shqipëria po kthehet në diktaturë.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani thekson se nuk ka nevojë të jesh në ’45-ën për të kuptuar diktaturën.

Pra, sipas Manjanit sot vendi është në diktaturë, jo si ajo e ’45, e cila thekson ai nuk mund të përsëritet, por një diktaturë moderne, që është kontrolli I gjykatave.

“Sigurisht që nuk jemi në vitin ’45. Ndaj diktatura nuk ka se si të duket si ajo e atij viti.

Pa dyshim që në kohët e sotme ka forma e mënyra të tjera. Diktarurat sot nuk vijnë si në ’45-ën. Pushteti e ruan pak opozitë, pak media kritike e pak treg gjysëm të lirë.

Thelbi i diktaturave moderne është kontrolli i gjykatave. Pushteti nuk ka besim tek blerja e tyre me para. Sepse gjykatësit siç i blen edhe të shiten.

Ndaj përdoren metoda të tjera. Në Hungari, psh qeveria dyfishoi numrin e gjykatësve kushtetues. Të rinjtë ishin të kontrolluar nga pushteti, kështu që numri i gjykatësve që ishin mbeti në minorancë.

E njëtja formulë pak a shumë u përdor në Poloni. Hollohet tretësira e patretshme…

Varianti tjetër është modeli Chaves. Ky i fundit vendosi me ligj që parlamenti vendoset mbi gjykatat.

Gjykatësit në këto kushte tërhiqen ose nënshtrohen. Vetvriten për t’i shpëtuar “pushkatimit” politik. Lënë vendet bosh për t’u plotësuar nga të rinj të brumosur me edukatë politike…

LEXO EDHE:  Rrëfehet vëllai i Dritëro Agollit/Si e refuzoi Berishën, ndihmoi Zogajn e Markun

LEXO EDHE:  Përmbytjet në Durrës/ Berisha tregon “buburrecin” që shkatërroi qytetin

Pra diktaturat sot shfaqen si ndryshime ligjesh e strukturash dhe jo si pasojë e luftërave ku fitimtarët i marrin të gjitha për njëherë.

Në të gjitha rastet arsyeja është një “Qëllim i mirë”. Zakonisht thuhet se po luftohet korrupsioni, ose po luftohet krimi. Tema seksi që populli i ha rehat…

Shihni me vemendje se ç’ka bërë pushteti politik këtu. Një model Chaves i gërshetuar me pak Hungari dhe Poloni…”-shkruan Manjani.

Po ashtu, ai thekson se detajet që e faktojnë këtë ajnë “Shkarkime masive gjykatësish dhe rritje të numrit të gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese. Pa harruar realitetin puro shqiptar që është lënia e vendit pa Gjykatën Kushtetuese, pra vendosjen e qeverisë mbi çdo pushtet.”.

Manjani shigjeton edhe ndërkombëtarët, ndërsa shkruan se “Çudia është se perëndimi i dënoi ndërhyrjet në drejtësi në ato vende. Në Shqipëri i duartroket!!!!

Kur mendoj se i njëjti perëndim refuzoi të bënte të njëjtën “reformë” në Maqedoni e Kosovë, bindem gjithnjë e më shumë se diktatura nuk importohet… Të huajt nuk sjellin më vlerat e demokracisë, por mbyllen tek valixhja e interesave.”.

“P.S. ka shumë njerëz që kur dëgjojnë fjalën “diktaturë” refuzojnë ta pranojnë, sepse kanë parasysh kohën e Enverit. Duhet të kuptojmë se ajo kohë nuk përsëritet siç ishte, por në forma të tjera, që fillojnë nga pak e çdo ditë dhe përfundojnë me pushtet që kontrollon çdo gjë.”-përfundon postimin e tij Ylli Manjani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rrëzohet propaganda anti-KÇK / Nuk justifikoi pasurinë, Rama shpërblen bashkëshorten e Denar Bibës

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike vijon të hedhë akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat, ish-deputeti Klevis Balliu u shpreh se emërimi i Elona Kanas, bashkëshortes së Denar Bibës, në detyrë shtetërore rrëzon propagandën anti-KÇK, të e Edi Ramës.

Sipas Balliut, Elona Kana është emëruar nga Rama në detyrë shtetërore, megjithëse ajo dështoi të justifikojë pasurinë gjatë vetingut.

Kujtojmë këtu se Elona Kana, me detyrë këshilltare në Gjykatën e Lartë ka dhënë dorëheqjen në tetor 2019, vetëm pak ditë para se të dilte para trupës së vettingut ku do të jepej vendimi për pastërtinë e figurës dhe të ardhurat.

“E gjithë propaganda e Edi Ramës për gjoja pastrimin e sistemit të drejtësisë nga të korruptuarit rrëzohet nga një vendim i vetë qeverisë së Edi Ramës për të mbajtur në administratën e tij ata që nuk e kalojnë vetingun.

Një nga rastet më flagrante të standardit të dyfishtë të Edi Ramës është vendimi për t’i gjetur një punë në shtet bashkëshortes së nënkryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, pasi ajo dështoi të kalojë vetingun.

Këshilltarja e Gjykatës së Lartë, Elona Kana, u tërhoq nga sistemi i drejtësisë pak para daljes së vendimit të vetingut, sepse nuk justifkonte dot pasuritë e saj dhe të shërbëtorit të Ramës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

LEXO EDHE:  Foto/ “Berisha pajton Xhafajn dhe Tahirin”

LEXO EDHE:  Drejtori në kërkim nga Prokuroria, firmos rregullisht në bordero

Por me një vendim qeverie këtë javë, Edi Rama e ka emëruar bashkëshorten e Denar Bibës në një post në Entin Rregullator të Ujit.

Megjithëse nuk justifikoi pasurinë, megjithëse u tërhoq para se vetingu ta shkarkonte nga detyra e këshilltarës në Gjykatën e Lartë, kamikazi i Edi Ramës në KQZ, i cili organizoi votime të paligjshme pa opozitën, u shpërblye.”-u shpreh Balliu.

Më tej, ai theksoi se lufta kundër korrupsionit në dorën e Edi Ramës është vetëm propagandë.

“Ai ndryshe flet dhe ndryshe vepron. Edi Rama flet për luftë kundër bandës KÇK në drejtësi, por ata që nuk kalojnë vetingu,  i emëron në detyra të tjera shtetërore.

Edi Rama flet për ndjekje penale ndaj atyre që nuk justifikojnë pasurinë para vetingut, por kur këta I kanë shërbyer pushtetit të tij të paligjshëm, ai hedh në kosh edhe një nga kushtet kyç të Bundestagut për hapjen e vërtetë të negociatave me Shqipërinë.”-theksoi ish-deputeti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Rama një vit që nuk është më kryeministër/ Lëvizja e radhës e Bashës

Publikuar

-

Nga

Pas një protestë të zhvilluar në 16 shkurt 2019, kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha tha se tashmë Rama është rrëzuar, se ai nuk ishte më kryeministër.

“Falë sakrificës dhe qëndresës tuaj sot Edi Rama nuk është më kryeministër. Mirupafshim të enjten”-tha një vit më parë Lulzim Basha.

Por, pas kësaj proteste, Basha zhvilloi edhe rreth 10 protesta të tjera kombëtare, ku në secilën prej tyre shpallte rrëzimin e Edi Ramës.

Pra, sipas deklarimeve të kreut të Republikës së re, prej një viti Rama nuk është më në pushtet, pasi ai e ka rrëzuar një vit më parë.

Por, çfarë ka ndodhur?

Edhe pse e “rrëzoi” me protesta, Basha nuk mund ta linte ortakun e tij pa asgjë. Kështu që dogji mandatet e deputetëve, dhe i dhuroi Edi Ramës një mazhorancë kushtetuese, të cilën nuk ia dhanë shqiptarët.

Por, jo vetëm kaq. Lulzim Basha si një lider i vërtetë opozite bojkotoi edhe zgjedhjet vendore të 30 qershorit, duke i dorëzuar në tavolinë Edi Ramës 61 bashki. Pra, me zemërgjerësinë e tij, Luli i dhuroi Ramës të gjithë pushtetin lokal.

LEXO EDHE:  Foto/ “Berisha pajton Xhafajn dhe Tahirin”

LEXO EDHE:  Drejtimi opozitës/ Lu sqaron ku çalon Basha

Por, tani mesa duket Luli tani pasi një viti u mërzit i vetëm në pushtet, pa “ortakun” e tij, dhe kështu shkoi e bëri sërish marrëveshje me Ramën, skenar ky i ngjashëm më atë të majit të vitit 2017.

Tashmë Luli kërkon sërish të qeverisë me ortakun dhe pastaj të shkojë në zgjedhje të parakoshme, dhe t’i “dhurojë” sërish Ramës timonin i vetëm.

Kështu duket se Luli po i çon demokratët nga “fitorja në fitore”./ CNA.al


Basha rrëzoi Ramën/ I jep edhe shqelmin e fundit

LEXO TE PLOTE