Connect with Us

Paralajmëron Spartak Ngjela/ Ja kush është shkelja e rëndë që e kërcënon presidentin Meta

Politikë

Paralajmëron Spartak Ngjela/ Ja kush është shkelja e rëndë që e kërcënon presidentin Meta

Publikuar

-

Departamenti Amerikan i Shtetit i është përgjigjur pasditën e sotme gjuhës së ashpër të presidentit Meta, i cili, më herët, në një deklaratë për mediat, ishte shprehur duke thënë “Jo më shtet të ambasadave, por shtet të së drejtës”.

DASH tha se “është në dijeni” të komenteve të Presidentit ndaj Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe diplomatëve amerikanë dhe se “është duke e vëzhguar situatën”.

Lidhur me këto deklarata ka reaguar dhe avokati Spartak Ngjela, i cili, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se DASH ia bëri të qartë Metës se ai është antireformë.

Duke vijuar më tej, me tone kritike, Ngjela shprehet se “Presdent më të paturpshëm se ky, nuk do t’i vijë më Shqipërisë”

Sot, Departamenti Amerikan i Shtetit iu përgjigj me elokuencë Metës duke i thënë:
Ti, zoti Meta, je antireformë. Por reforma do të vijojë se është jetike për Shqipërinë.
Ky është thelbi i përgjigjes. Ndërsa, për atë të shtetit të ambasadorëve në vend të shtetit të së drejtës, që tha Meta dje, DASH i tha se, “kryesor është zbatimi i ligjit”.

President më të paturpshëm se ky, nuk do t’i vijë më Shqipërisë. Edhe Sali Berisha e humbi toruan në luftën e tij me Uashingtonin në vitin 1997, por, të gjitha absurditetet nuk i tha botërisht si president, por në telefon me ta.

Kurse Metën e kërcënon edhe penaliteti për shkelje të mëdha të ligjit, prandaj e ka kaq të madhe shthurjen mendore. Edhe DASH, kështu i thotë: “kryesorja është respektimi i ligjit”.
Nuk ndalohet dot kjo reformë, kot lodhet Meta. Dhe DASH njofton gjithashtu se Byroja Kombëtare e Hetimit është duke u ngritur.
Po Meta?
Tani do të kthejë… duke pritur fatin e tij drejt hetimit: kjo duhet të jetë rruga e tij. Të shohim...”/CNA.al

 

LEXO EDHE:  Meta bën “paqe” me mazhorancën/ Dekreton tre ligje

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. t

    22 Nentor, 2019 at 9:50 pm

    Ti hash m… O plehre e pakallur,deri tani meta eshte ok

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama u mburr me rrugën e filluar nga Berisha/ Ish-kryeministri zbulon skemën e vjedhjes

Publikuar

-

Nga

Rama u mburr me rrugën e filluar nga Berisha/ Ish-kryeministri zbulon skemën e vjedhjes

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, inspektuan sot punimet në kantierin e ndërtimit të aksit Delvinë-Kardhiq.

CNA.al kujtoi faktin se punimet në këtë rrugë janë ndaluar kur Rama erdhi në pushtet në 2013-n, pasi ishte nisur nga qeveria e Sali Berishës.

Për këtë ka reaguar edhe ish-kryeministri, i cili thotë se rruga Kardhiq – Delvinë është histori tjetër vjedhjeje dhe mashtrimi e Ramës.

Berisha deklaron se kjo rrugë duhet të përfundonte 6 vite më parë, ndërsa tregon edhe skemën e asaj që ai e quan vjedhje.



“Miq, sot Edvin Kristaq Hajduti inspektoi një segment të rrugës Kardhiq – Delvinë, e cila duhej të përfundonte në vitin 2014 por që u shndërrua në histori vjedhjeje dhe mashtrimi dhe sot 6 vite pas afatit të përfundimit nuk është ndërtuar as gjysma e saj. Kjo sepse Edvin Hajduti e braktisi atë deri në vitin 2018 dhe ju rikthye me një skemë vjedhjesh të hatashme.

LEXO EDHE:  Meta apel bashkëpunimi: Të edukojmë brezat e ardhshëm me vlera morale

LEXO EDHE:  Lushnje/ Aksidentohet rëndë 48-vjeçari, dyshohet se u përplas nga eskorta e Ilir Metës

Kështu, në rast se loti i parë prej 7 km përfundoi brenda 7 muajve në vitin 2012 me 5,1 milion euro dhe përveç kësaj u hap traseja dhe në 8 km të tjera, Edvin Kristaq Hajduti tenderoi në vitin 2018 lotin e dytë prej 7 km por në një akt vjedhjeje të pastër me çmim të katërfishtë, 22 milionë euro dhe afat kohor për tu ndërtuar jo për 7 por për 24 muaj”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

Kardhiq-Delvinë/ Rama mrekullohet me rrugën e filluar nga Berisha

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk ka strategji”/ Shehu leksion qeverisë: Duhet të stimulohen laboratorët

Publikuar

-

Nga

“Nuk ka strategji”/ Shehu leksion qeverisë: Duhet të stimulohen laboratorët

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, pretendon se qeveria nuk ka asnjë strategji për normalizimin e situatës së krijuar nga Covid-19.

Shehu deklaroi se vendi sot është më keq në fillimin e mbylljes dhe hapjes.

“Qeveria nuk ka një strategji. Sot jemi më keq se në fillimin e mbylljes dhe hapjes. Ne nuk kemi pasur një strategji të qartë. Komiteti ynë që u krijua nuk kishte epidemiologë dhe priste atë që do të thoshte kryeministri. Pamë një komitet që nuk bëri asnjëherë një debat me kryeministrin. I gjithë mekanizmi drejtues nuk funksionoi. E vetmja gjë që funksionojë kanë qenë vetëm mjekët”, u shpreh ai në Rtv Ora.



LEXO EDHE:  Dashamir Shehi ia thotë copë Ramës/ “S’do të lejojmë të na thuash frikacak”

Demokrati kërkoi një strategji të re në raport me krizën shëndetësore që po kalon vendi.

LEXO EDHE:  Ilir Meta u shpall luftë ndërkombëtarëve/ KLD bën qokat e fundit para ngritjes së KLGJ

“Unë do të thërrisja ekspertët më të mirë nga Itali me kontratë pune për 1 vit. Do të stimuloja gjithë laboratorët që të bëjnë të gjithë testimet për Covid-19, për të arritur së paku 2000 testime PCR në ditë dhe mijëra serologjike”, theksoi Shehu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bashkia e Durrësit nxori bllof Bashën/ Xhaferraj zbulon mbledhjen urgjente të Këshillit

Publikuar

-

Nga

Bashkia e Durrësit nxori bllof Bashën/ Xhaferraj zbulon mbledhjen urgjente të Këshillit

Kryetari i Republikës së Re, Lulzim Basha, vizitoi sot disa familje të prekura nga tërmeti në Manzë, ndërsa për njërën prej tyre Bashkia e Durrësit i përgënjeshtroi deklaratën se nuk ishte përkrahur nga qeveria.

Pas vizitës së Bashës, Këshilli Bashkiak i Durrësit mbajti një mbledhje për të miratuar grantet për rindërtim.

Këtë e bën me dije kreu i degës së PD-së në Durrës Ferdinand Xhaferraj, i cili thotë se Bashkia e Durrësit u vu në lëvizje nga Basha.



“Sot, pas denoncimeve të Kryetarit të PD z. Lulzim Basha dhe qytetarëve të pastrehë që prej 26 Nëntorit të Manzës, u mblodh me urgjencë Këshilli Bashkiak i Durrësit për të miratuar grantet për rindërtim. Kjo mbledhje dhe vendimi shoqërues vijnë pas plot 9 muajsh pritje të qytetarëve të cilët vazhdojnë të jenë të strehuar në çadra. Tërmeti ishte një fatkeqësi, por fakti se me qindra qytetarë vazhdojnë të ndjejnë pasojat është një zgjedhje e qeverisë Rama.

LEXO EDHE:  Dashamir Shehi ia thotë copë Ramës/ “S’do të lejojmë të na thuash frikacak”

LEXO EDHE:  Meta bën “paqe” me mazhorancën/ Dekreton tre ligje

Bashkia e Gjushit ka zgjedhur të mos punojë për qytetarët por për oligarkët dhe ka zgjedhur të bëjë korrupsion e jo rindërtim. Sot u duk qartë se qytetarët e shohin zgjidhjen vetëm tek Partia Demokratike, Kryetari i së cilës bëri të pamundurën… Këshilli Bashkiak u mblodh për të marrë një vendim që për herë të parë nuk dëmton edhe më shumë qytetarët e rrënuar”, shkruan Xhaferraj në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE