Connect with Us

Organizatat e medias kundër qeverisë/‘Nga Kanadaja në Australi’, spekulon me projektligjet e medias online

Denoncim

Organizatat e medias kundër qeverisë/‘Nga Kanadaja në Australi’, spekulon me projektligjet e medias online

Publikuar

-

Me një njoftim të orës së fundit, Komisioni i Ligjeve në Kuvend hapi të hënën siparin e diskutimeve të dy projektligjeve që synojnë kontrollin e medias online nga një ent qeveritar, të cilësuara nga organizatat e lirisë së shprehjes si mjet censure dhe dhunim i lirisë së shprehjes.

Mediat dhe organizata e lirisë së shprehjes u njoftuan në minutat e fundit, por ama një grup studentësh të deputetes Vasilika Hysi kishin dëgjuar një prezantim, një ditë më parë. Të veshur bukur dhe të buzëqeshur nga pavetëdija mbi rëndësinë e drafteve ligjore që do të diskutoheshin, studentët ishin sjellë në Kuvend për të shërbyer si dekor i bukur i prezantimit të projektligjeve, të cilat nga shumë organizata të lirisë së shprehjes perceptohen si një paketë ligjore e rrezikshme, që synon instalimin e kontrollin të qeverisë mbi përmbajtjen e medias online.

Projektligjet u prezantuan shkurtimisht nga Zv.ministrja e Drejtësisë, Fjoralba Caka, e cila spekuloi që iniciativa të tilla po ndërmerreshin në të gjithë botën demokratike dhe më gjerë.

“Kemi të bëjmë me dy projektligje që adresojnë rregullimin e shërbimit mediatik të Shqipërisë,” tha Caka. “Kjo nevojë për të rregulluar median dhe veçanërisht atë që është media elektronike dhe shërbimet elektronike, është një nevojë e konstatuar jo vetëm në vendin tonë, por është një tendencë që vihet re gjerësisht në vendet e Bashkimit Europian, Kanada, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Australi, pasi media elektronike janë kthyer në burim të rëndësishëm informacioni,” shtoi ajo.

E sfiduar pas seancës nga BIRN që të shpjegonte deklaratat e saj mbi tendencat për të rregulluar median në SHBA dhe si këto tendenca të pretenduara nga zv.ministrja peshoheshin nën dritën e amendamentit të parë në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, i cili shprehimisht e ndalon Kongresin të bëj ligje që kufizojnë lirinë e shprehjes, Caka u mbrojt duke thënë se kishte “bërë shkollën në Amerikë.”

Dy projektligjet e propozuara, të cilat amendojnë ligjet ‘për median audiovize’ dhe ‘komunikimet elektronike’ synojnë fuqizimin e të ashtuquajturit Këshilli i Etikës brenda AMA-s, për të kontrolluar me dorë të hekurt përmbajtjen e medias elektronike. Amendimet i japin të drejtën këtij enti administrativ të vendosë gjoba ndaj mediave, të cilat shkojnë deri në 2 milionë lekë.

LEXO EDHE:  Nga Qeveria në Këshillin Bashkiak/ Pasuria e zëvendësministres "së punësimit"

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja pretendoi se ndryshimet e propozuara ishin konsultuara ngushtë me ekspertë ndërkombëtarë dhe ekspertë të OSBE-së. Ai shtoi se draftet e publikuara nga parlamenti kanë pësuar ndryshime dhe nuk janë variantet zyrtare të publikuara në faqen e Kuvendit, por një variant që i është dërguar disa organizatave me email.

“Draftet kanë pësuar ndryshime, sigurisht nën ekspertizën më të mirë të ekspertëve ndërkombëtarë, por të dy projektligjet janë diskutuar nën patronazhin e ngushtë të ekspertëve të OSBE-së dhe komisionit të ligjeve,” tha Manja.

E pyetur nga BIRN pas seancës se pse Parlamenti refuzoi një kërkese për të drejtë informimi për të bërë publik opinionin e fundit ligjor të OSBE-së për projektligjet, Bushka u mbrojt duke thënë se e kishte vetëm ‘në email me track changes’. Pasi deputetes iu bë e ditur që sipas ligjit edhe komunikimet elektronike zyrtare janë dokumente publike, ajo deklaroi se nuk kishte dijeni për kërkesën për informacion të organizatave të shoqërisë civile.Të njëjtin pozicion me Ulsi Manjën mbajti dhe relatorja e paketës ligjore, Klotilda Bushka, e cila deklaroi se Komisioni do të konsultohej me shoqërinë civile, organizatat ndërkombëtare dhe entet qeveritare përpara se t’i miratonte projektligjet.

Të njëjtat organizata nëpërmjet një deklarate për shtyp të hënën i hodhën poshtë draftet e qeverisë si ‘masa që dhunojnë lirinë e shprehjes.”

“Dy projektligjet, pjesë e paketës antishpifje i akordojnë AMA-s dhe AKEP-it kompetenca gati gjyqësore, me natyrë sanksionuese ndaj operatorëve mediatikë, ndërkohë që këto organe, edhe pse të pavarura sipas ligjit nuk ofrojnë garanci funksionale për të qenë efektivisht të pavarura, sikurse janë organet e pushtetit gjyqësor,” thuhet në deklaratën e shoqërisë civile, të firmosur gjithashtu nga BIRN Albania, botuesi i Reporter.al.

“Shqipëria ka mjaftueshëm ligje që rregullojnë çështjet kur media shkel të drejtat e të tjerëve dhe çdo ndërhyrje tjetër, si dhe në këtë drejtim ka patur disa precedentë të gjykuar në sistemin tonë gjyqësor,” shtuajnë organizatat./Reporter.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Denoncimi/ Ja si Veliaj dhe Rama, diskriminojnë romët dhe egjiptianët

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale, denoncimin e një qytetari, i cili tregon se si po diskriminohen romët dhe egjiptianët nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj.

Sipas denoncuesit, shumë familje të komunitetit rom dhe egjiptian janë nxjerrë nga banesat me qira me pretendimin se janë dëmtuar nga tërmeti.

Por pasi janë hedhur në rrugë, askush nuk është interesuar më për këta familje.

Postimi i plotë

“Romet dhe Egjiptianet shqiptar te perbuzur nga Edvin Mafia dhe Lal Plehu!

LEXO EDHE:  Ahmetaj: Kemi paratë për rritjen e pagave dhe pensioneve

LEXO EDHE:  “Rama urren të dëmtuarit nga tërmeti”/ Ngjela: Askush nuk e di se sa është fondi i emergjencës nga qeveria

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Termeti i ka nxjerre ne qiell te hapur, nuk iu jepet bonus per strehim. Diskriminim! sb

Pershendetje Z Berisha.
Ju kerkoj qe te ngrini zerin dhe tna ndihmoni me kte situatë
Shum familje te komuniteteve Rom dhe Egjyptian po dalin rrugëve për arsyje se kam qen me qera dhe tani ato ndertesat kanë dal jash fuksjoni
Bashkija nuk pergjigjet per kto familje ku do shkojn kto familje do dalin rrugëve
Ju lutem na ndihmoni
Rrespekte”

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi nga “Stop”/ Drejtori i shkollës ndryshon pasaportizim e merr pagesë transporti

Publikuar

-

Nga

Jemi ndalur në fshatin Gorishovë, njësia Cakran, Fier. Sipas informacioneve tona, drejtori i shkollës 9 vjecare “Feride Begaj”, Shkëlqim Demishaj, përfiton pagesën e transportit, edhe pse jeton në fshat dhe një gjë e tillë, nuk i takon. Shkëlqimi ka ndryshuar pasaportizimin, në vitin 2010 drejt rajonit nr. 4 në Fier dhe është kjo manovra për të përfituar tarifën e transportit.

Në shkollë mësuesi dezhurn kërkon autorizim dhe nuk tregon, se ku ndodhet drejtori.Kur ky i fundit shfaqet, ai pranon, se është mësues në këtë shkollë prej 25 vjetësh dhe banor i fshatit prej 60 vjetësh. Por i ndjekur nga kamera e “Stop” ai merr furgonin e transportit të arsimtarëve dhe zbret në Fier.Shkëlqimi ngatërron adresën dhe nuk shkon në vendbanimin, që ka në pasaportizim, por në një shtëpi, që rezulton e djalit të tij.

LEXO EDHE:  Ligji i ri i medias si luftë kundër portaleve

LEXO EDHE:  Ligji i ri i medias si luftë kundër portaleve

Për më tepër ndiqni videon e mposhtëme:

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Drejtësia, 6 vite kërkime për të gjetur një zetor/ Pas denoncimit nga “Fiks Fare” e gjejnë për 1 javë!

Publikuar

-

Nga

Pak javë më parë, “Fiks Fare” denoncoi veprimet e Prokurorisë së Fierit, e cila për 6 vjet nuk arrinte të gjente një zetor, për bërjen e një eksperimenti pas një aksidenti.

71-vjeçarja Prenda Naka tha se do e çonte amanetin e burrit deri në fund dhe do të zbardhte këtë aksident. Ajo qëndroi për rreth vjet në dyert e policisë, prokurorisë dhe gjykatës, pasi pretendon se vendi i ngjarjes ku humbi jetën burri i saj u manipulua. Por, megjithëse me vendime gjykate në favor, prokuroria e Fierit e zvarriti çështjen, pasi “nuk gjente dot zetorin”.

Drejtuesja e Prokurorisë së Fierit, në një takim me denoncuesen, thotë se ka dhënë urdhër për eksperimentin hetimor, por nuk po gjejnë dot mjetin. Ajo i thotë se do bëhej shumë shpejt, madje për disa ditë. Por kaluan javë dhe ky eksperiment hetimor nuk u bë. Në datën 14 nëntor, Fiks Fare denoncoi këtë skandal, ndërsa menjëherë kjo prokurori u vu në lëvizje. Në një kohë rekord, prokuroria e gjeti mjetin bujqësor dhe urdhëroi bërjen e këtij eksperimenti.

Në datën 27 nëntor, në fshatin Sheq Marinëz të Fierit, shkoi vetë prokurori Andi Pogaçe, sëbashku me ekspertët, me avokatin e 71-vjeçares. Disa makina policia rrethuan vendin e ngjarjes, krijuan një perimetër sigurie, ndërsa thanë se “nuk lejohen kamerat, pasi është sekret hetimor”. Ata vendosin një manekinë në vendin ku gjetën viktimën, ndërsa në anën tjetër të rrugës vendosën edhe zetorin. Realizuan matjet, ndërsa pyetën edhe autorin e dyshuar si dhe dëshmitarët.

LEXO EDHE:  Po për energjinë, ku ishe zoti ish-ministër?

LEXO EDHE:  Kosovë: Lista Serbe del nga qeveria

Zonja Prenda thotë se më në fund po bëhet ky eksperiment hetimor.

“Zetorin e gjetën te ai që bëri aksidentin. Kanë ndryshuar vetëm llamarinat. Ka ardhur dhe ai prokurori që jam përballur për 6 vite në dyert e gjykatës, janë afër 10 vetë” thotë ajo, ndërsa shton se “falënderoj shumë, shumë Fiksin, se këta zotërinjtë që kishin dosjen, e kishin lënë diku aty dhe kjo dosje është përgatitur pas 2 vitesh që këmbëngula”. Në fund pohon se “Zoti bëftë mrekulli bashkë megjithë juve, se nga këta unë s’kam shpresuar gjë”.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ishin edhe familjarët e autorit të dyshuar. Floran Trifoni, vëllai i të dyshuarit, thotë se zetorin e kishin në shtëpi. “Vëllai nuk ishte me këtë zetor që është këtu. Zetori është blerë para 2 vitesh e gjysëm, është në pronësinë time. Më thanë gjej një zetor të ngjashëm. Ai si zetor është shitur pas 2 vitesh” thotë Florani, ndërsa gazetarët e pyetën se kur është gjetur ky zetor që po bëhet eksperimenti hetimor. Ai thotë se “e kanë marrë para disa ditësh vëllanë, pas transmetimit të kronikës nga “Fiks Fare”.

LEXO TE PLOTE