Connect with Us

Nuk përmbahet Mentor Kikia/ “Jemi bërë gazi i botës duke pajtuar politikën shqiptare”

Politikë

Nuk përmbahet Mentor Kikia/ “Jemi bërë gazi i botës duke pajtuar politikën shqiptare”

Publikuar

-

Analisti Mentor Kikia i qenë prezent në emisonin “Pa Protokoll” teksa ka komentuar sulmet e presidentit Meta ndaj ambasadorëve u shpreh se është faji i vendit tonë që diplomatëve i ka dhënë ‘superfuqi’ mbi ato që ata kanë detyrë dhe tashmë që nuk ja kanë më nevojën, i sulmojnë.

“Po të hapen letrat dhe kamerat këtu ka 10 vjet për të qeshur me politikën shqiptare, jemi bërë gazi i botës, për të pajtuar politikën shqiptare. Në çdo shtet potent të BE ka ndonjë politikan që ka shërbyer si ndërmjetës për të paqtuar politikanët shqiptarë. Tani i kemi zënë derën Komisionit të Venecias, rrezik dhe kur të bllokohet trafiku në Tiranë duhet t’i drejtohemi Venecias nga të kalojmë. Nuk i kërkojmë llogari njerëzve që votojnë por ambasadorëve.

LEXO EDHE:  Meta rrezikon burgun/ Ngjela zbardh prapaskenat

Nëse do të kishim pushtet ambasadori do rrinte aty dhe do përgjigjej për të mbrojtur interesat e vendit të vet në një vend tjetër. Këtu ambasadorët e huaj janë bashkëqeverisës, që i vëmë ne në krye të tribunës. Tani që nuk na duhen i quajmë grup i strukturuar diplomatik.

Nuk është faji i atyre, është faji jonë që i kërkojmë për çdo gjë. Cdo sherr ordiner që ndodh në politikën shqiptare shkojnë edhe përplasen në derën e ambasadës amerikane.”/CNA.al 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ai i do gratë për t’i rreshtuar ushtarakisht”/ Vokshi bën thirrje: Vajza bëni kujdes nga Rama

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e PD,Albana Vokshi ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama i cili sipas saj ngado që ka shkuar ka fyer e dhunuar verbalisht, në mënyrë të pashembullt gra e fëmijë.

Sipas Vokshit, “përgjegjësi dhe shkaktari kryesor i situatës së mjeruar, që rëndon edhe më shumë mbi gratë e nënat, me gjuhë tallëse, diskriminuese, përçmuese, urrejtje e raciste, fyen e dhunon psikologjikisht çdo grua, e cila guxon të kërkojë llogari apo të kërkojë atë çfarë me ligj i takon”.

Ish deputetja demokrate i ka bërë thirrje grave dhe vajzave të bëjnë kujdes nga Rama.

“Ai i do gratë të veshura shtrenjtë e mirë, për t’i rreshtuar ushtarakisht si dekor për propagandën.
Atë e bezdisin, e nervozojnë gratë me veshje të thjeshta, punëtoret pa fjalë, kryefamiljaret e munduara, të cilat punojnë tërë jetën e tyre për t’ju siguruar fëmijëve një copë bukë.
Atij i vrasin sytë, gratë e dinjitetshme, të cilat i kujtojnë atij se propaganda ka përkeqësuar qeverisjen dhe rrjedhojë e saj është rritja e varfërisë së skajshme e sot, menaxhimi pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit”, shkruan Vokshi.

LEXO EDHE:  Shënim/ Lideri perëndimor po përplas “brirët” me perëndimin

LEXO EDHE:  Dekreti i Metës për “Kadastrën”/ Grupi i PS merr vendimin

Më tej, ish deputetja thotë se çdo dalje e tij në televizione gjatë shëtitjeve në pasojat e post-tërmetit, është vetëm propagandë për të fshehur abuzimet e tij me pushtetin, që kanë shkatërruar çdo qelizë të institucioneve dhe kanë persekutuar e detyruar profesionistët të heshtin e disa prej tyre të largohen duke lënë Shqipërinë pa ekspertizë në sektorët strategjikë.

“Refuzojeni Edi Ramën, sepse qëndrimi i tij në krye të qeverisë, çdo ditë sjell papunësi më të lartë, varfëri më të thellë dhe përkeqësim të të drejtave të njeriut e statusit të grave dhe vajzave në Shqipëri.
Aktivizimi kundër dhunës ndaj grave të nisë me refuzimin e Edi Ramës”, përfundon Vokshi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Papa Françesku thirrje për çarmatim bërthamor/ Sjell siguri

Publikuar

-

Nga

Papa Françesku ka bërë sërish thirrje për çarmatimin bërthamor gjatë ditës së sotme.

“Parandalimi bërthamor mund të prodhojë vetëm iluzionin e sigurisë”, tha Papa Francesku, ndërsa kërkoi një model të rritjes ekonomike më të gjelbër.

“Nuk mund të pretendojmë të ruajmë stabilitetin e botës nga frika e asgjësimit, në një situatë të paqëndrueshme, të pezulluar në prag të një gremine bërthamore dhe të mbyllur pas mureve të indiferentizmit,” theksoi ai.

LEXO EDHE:  Jozefina Topalli: Rama dhe Meta janë “të paaftë për t’u turpëruar”, arrihet pazari i ri i bandës me dy koka

LEXO EDHE:  A janë të gjithë “qelbësira” deputetët e opozitës parlamentare?!

Gjithashtu Papa Francesku foli edhe për hibakushat, një term i përdorur për të mbijetuarit në Hiroshima dhe Nagasaki nga bombat atomike./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Tërmeti tragjik i 26 nëntorit/ Banka Botërore: Gati të japim 100 mln euro hua për Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Drejtori Ekzekutiv për Shqipërinë në Bankën Botërore, Patrizio Pagano thotë se efektet e tërmetit do të kenë ndikim në ekonominë e vendit në aspektin afatshkurtër.

Ndërsa ende pritet një vlerësim i dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, Pagano thotë se Banka Botërore është gati të bëjë një livrim të shpejtë të dy huave që kapin një vlerë prej 100 milionë dollarësh dhe që do të përdoren sipas prioriteteve të qeverisë.
Pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Shqipërinë, Banka Botërore së bashku me BE dhe KB po ndihmojnë në vlerësimin e dëmeve. Keni ende ndonjë shifër? Kur e presim raportin?
Së pari më lejoni t’u shpreh ngushëllimet e mia familjeve të viktimave, dhe gjithë atyre që janë ndikuar nga ky tërmet shkatërrimtar. Banka Botërore është aty për të ndihmuar së bashku me organizata të tjera, siç e përmendët me OKB-në dhe Bashkimin Evropian dhe ndërsa po flasim ata po punojnë për të vlerësuar kostot e rindërtimit. Nuk kemi ende një shifër por e presim këtë shumë shpejt. Por ky është vetëm hapi i parë para se të fillojmë të punojmë drejtëpërdrejt në terren.
Përveç vlerësimit dhe llogaritjeve të dëmit, si po e ndihmon Banka Botërore qeverinë shqiptare për t’u mëkëmbur nga kjo situatë?
Normalisht në raste si këto, si përshembull uragani i fundit në Barbados apo pak vite më parë tërmeti në Haiti, Banka Botërore dërgon një ekip të përgjigjes së menjëhershme që kontakton qeverinë lokale, së pari siç thamë për të vlerësuar ndikimin nga katastrofa, dhe së dyti për ta fokusuar portofolin ekzistues për një përgjigje të shpejtë. Më pas Banka përgatit nisma të tjera për të shënjestruar ato fusha ku është më e rëndësishme ndihma. Në rastin e Shqipërisë, ka një portofol ekzistues projektesh që nuk janë livruar ende e që mund të ripërshtaten për të zgjidhur disa nga problemet. Më e rëndësishmja, ka dy hua të politikave të zhvillimit, një prej të cilave sapo është miratuar nga bordi dhe tjetra është ende duke u përgatitur, që do të jenë gati për t’u livruar shumë shpejt. Këto hua janë instrumente në mbështetje të buxhetit të qeverisë në përgjithësi dhe vlera e tyre shkon në gati 100 milionë dollarë. Këto janë fondet më të gatshme që mund të dislokohen sapo të kemi një shifër të vlerësimit të dëmeve dhe në bashkëpunim me qeverinë do të vendosen përparësitë.
A po jepni ndonjë rekomandim specifik për sa i përket shkurtimit të shpenzimeve, stimujve tatimorë ose largimit nga projekte të shtrenjta që ka ndërmarrë qeveria?
Këto janë vendime që i takojnë qeverisë shqiptare dhe Banka Botërore nuk ndërhyn në këto vendime. Banka është aty për ta ndihmuar qeverinë në çfarëdo vendimi që merr. Sigurisht që ne kemi një limit të fondeve që mund të japim në situata të tilla, por Banka nuk jep rekomandime se çfarë duhet të bëjë konkretisht qeveria.
Çfarë pasojash do të ketë ky tërmet në ekonominë shqiptare? Dimë që borxhi publik është shumë i lartë, dhe rritja ekonomike nuk ka qënë e mirë.
Zakonisht në situata të tilla, Prodhimi i Brendshëm Bruto për tremujorin kur ndodh ngjarja, do të jetë dramatikisht e ulët për arsye të uljes së prodhimit. Pra për vitin 2019 ekonomia do të ketë pasoja nga kjo ngjarje dhe ka të ngjarë që kjo të përçohet edhe në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm. Normalisht pas disa tremujorësh, fillon rindërtimi dhe ekonomia mëkëmbet. Në përgjithësi nuk do të parashikoja ndonjë efekt të madh pasi kjo nuk do të ndikojë ndoshta në tendencën që ka vendi. Unë e shoh këtë ngjarje edhe si një mundësi pasi me rindërtimin, ndërtesat e reja do të jenë më të qëndrueshme dhe do të ketë një ekonomi më të qëndrueshme në të ardhmen. Është e vështirë të thuash se kur do të ndodhë mëkëmbja, pasi nuk kemi akoma vlerësimin e dëmeve. Dhe Shqipëria nuk është i vetmi vend që vuan pasoja të tilla. Në aspektin afatshkurtër do të ketë pasoja por nuk pres që ato të jenë aty në aspektin afatgjatë. Nëse rindërtimi bëhet me shpejtësi ndoshta nuk do të ketë efekte.
Zyra juaj po bën një fushatë për grumbullim fondesh për tërmetin. Nëse mund të na thoni diçka më shumë?
Po. Një ditë pas tërmetit, zyra ime filloi të punojë me sekretariatin e Bankës, veçanërisht me komunitetin e punonjësve shqiptarë të Bankës Botërore për të grumbulluar fonde për një synim specifik. Po shfrytëzojmë fushatën vjetore të grumbullimit të fondeve që ndodh në këtë kohë të vitit në Bankën Botërore për organizata jofitimprurëse ku mund të kontribuojnë punonjësit tanë. Me ndihmën e punonjësve shqiptarë këtu në Bankë, kemi diskutuar me qeverinë përmes ministrisë së Financave dhe zbuluam disa OJQ që po operojnë në terren. Ne zgjodhëm UNICEF-in që po bën disa projekte specifike për fëmijët e prekur nga tërmeti, që kanë humbur pjesëtarë të familjes apo janë të traumatizuar. Pra ne po grumbullojmë fonde në këtë fushatë që do të vazhdojë deri më 19 dhjetor dhe komuniteti i punonjësve të Bankës është mjaft aktiv jo vetëm për kontributin vetë në këtë fushatë por edhe në ndërgjegjësimin e punonjësve të tjerë për të kontribuar. Fondet e grumbulluara nga kjo fushatë do të dyfishohen nga Banka Botërore dhe do t’i kalojnë UNICEF-it për të zbatuar këtë projekt/ VOA

LEXO TE PLOTE