Connect with Us

Nisma e kompanisë shqiptare/ Punësohen dy të rinjtë e parë me sindromën Down

Sociale

Nisma e kompanisë shqiptare/ Punësohen dy të rinjtë e parë me sindromën Down

Publikuar

-

Fashion Group Albania, përfaqesuesja zyrtare në Shqipëri e markave ndërkombëtare si Mango, Cortefiel, Carpisa, Okaidi, Parfois, Women Secret, Springfield, Prenatal dhe Geox, në kuadër të fushatës së vlerës së “Përgjegjshmërisë” që u organizua nga Grupi Balfin (pjesë e të cilit është), dhe nismës sociale të ndërgjegjësimit për punësimin e individëve me Sindromën Down që kompania ka ndërmarrë, ka bërë të mundur punësimin e dy të rinjve.

Ario dhe Ornela, kanë nisur punë pranë kompanisë në pozicionin asistent/e shitjeje , duke u suportuar plotësisht nga të gjithë punonjësit e saj.

Valbona Turja – Head of Human resources ( në të majtë), Ornela Kastrioti – Head of marketing Pr & Comunication ( në të djathtë)

“Fashion Group e ndërmori këtë nismë pasi beson fort se çdo njeri lind i barabartë, në të drejta, në mundësi dhe meriton ti jepet shansi për të treguar aftësitë e tij për punë e integrim në shoqëri. Ajo që na ka bërë të besojmë fort në vlerat e tyre janë vetë ata. Dëshmuar kjo që prej ditës së parë të punës pranë kompanisë. Vullneti dhe dëshira për të mësuar dhe punuar nuk ju mungon në asnjë moment. E vetmja gjë për të cilën kanë nevojë është mbështetja jonë. Ti pranojmë dhe të kuptojmë se ne jemi të ngjashëm më shumë se sa të ndryshëm. Ti dëgjojmë për të mësuar se ëndrrat e tyre janë njësoj me ëndrrat tona. Ti mbajmë fort pranë vetes për të ndjerë gjithë dashurinë e madhe dhe shpirtin e pastër. Këta individë kanë nevojë për përkrahje të madhe nga shoqëria, për ti angazhuar dhe punësuar, prandaj kushdo që ka mundësi duhet t’i përfshijë në proçeset e punës së tyre të përditshme sepse janë të aftë njësoj si ne. Ne mundemi njesoj – u shpreh Eva Kallavaresi, drejtorja ekzekutive e kompanisë.

LEXO EDHE:  Sfida e identifikimit dhe zhvillimit të talenteve në një biznes shqiptar

Eva Kallavaresi – CEO Drejtore Ekzekutive

Grupi Balfin, pjesë e të cilit është edhe Fashion Group Albania, i kushton një vëmëndje të veçantë përgjegjësisë sociale, për të qenë sa më pranë komuniteteve dhe njerëzve në nevojë dhe nën kujdesin e posaçëm të vetë presidentit të Grupit, z. Samir Mane, zbaton një strategji të koordinuar për të gjitha kompanitë e grupit Balfin, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtetet e tjera ku Grupi operon. Gjithashtu prej shumë vitesh, Balfin përkrah me fondin e tij edhe mjaft fëmijë me çrregullime të spektrit autik.

Grupi Balfin është një ndër të paktat biznese shqiptare, i cili ka në fokusin e tij zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve ku operon, duke iu përmbajtur SGDs (Sustainable Development Goals), Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, për të cilin Grupi ka hartuar një plan-veprimi të mirëfilltë duke ndjekur hapat e shumë kompanive ndërkombëtare.

Nga fondi dedikuar këtij qëllimi në vitin 2018 me vlerë 452 mijë euro, 70 mijë euro Grupi Balfin ia ka alokuar organizatës “Fund-Javë Ndryshe”, ndërkohë që pjesën tjetër të fondit Grupi e ka vënë në dobi të komuniteteve të ndryshme në nevojë në vend, përmes organizatash të shumta ndërkombëtare dhe lokale, si Vizion OJF, Down Syndrome Albania, Worldvision, UNDP, Partner Albania dhe të tjera./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Tërmeti nuk kursen as Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve/ Ekspertët izraelitë mbërrijnë në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Tërmeti i 26 nëntorit nuk ka kursyer as Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve në Tiranë.

Lidhur me këtë, gjatë ditës së sotme kanë mbërritur një grup ekspertësh nga Izareli, të cilët inspektuan nga afër dëmtimet që ka pësuar ndërtesa.

Teksa foli për mediat, një nga ekspertët, dha garanci për ndërtesën duke u shprehur se struktura nuk është dëmtuar.

Ndërkohë pas inspektimit Baba Mondi i falenderoi grupin e izraelitëve për ndihmën e dhënë gjatë këtyre ditëve të vështira për Shqipërinë.

“Bektashinjte kanë qenë pro mirësisë njerëzore. Mirnjohje për ju, falenderoj edhe qeverinë e Izraelit. Ku në këtë rast po na ndihmon për dëmtimet në shtëpitë, tona. Zoti ju bekoftë për mirësitë që po bëni. ” tha Baba Mondi.

LEXO EDHE:  Sfida e identifikimit dhe zhvillimit të talenteve në një biznes shqiptar

LEXO EDHE:  Mbi 2 mijë punonjës të Balfin/ Vullnetarizëm dhe donacione në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni

“Së pari në vijmë nga Izraelit dhe shkojmë në të gjithë vendet që kanë nevojë. E dyta është se për dashuria që kemi për popullin shqiptarë, për mbrojtjen që na ka dhënë, nuk do ta harrojmë, gjyshja ime ka qenë e holokaustit, unë jam nipi i saj. Ka shumë si unë që ua kena borxh etën për njerëz si ju  që i ka mbrojtur. Meqë na bashkon feja që besojmë në një zot që e do jetën dhe të mirën e të gjithë njerëzimin. ” është shprehur njëri nga inspektorët izraelit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Dëmet nga tërmeti/ 40 objekte të pabanueshme në Vorë, vijon inspektimi

Publikuar

-

Nga

Në Bashkinë e Vorës, ka vijuar edhe sot puna për inspektimin e banesave të cilat u dëmtuan nga lëkundjet e tërmetit të 26 nëntorit.

Katër grupe inxhinierësh ndodhen në terren duke inspektuar ccdo godinë të dëmtuar.

Në përbërje të këtyre grupeve, krahas inxhinierëve të Institutit të Ndërtimit, janë edhe inxhinierë të ardhur nga Rumania.

Vora, Kodër-Vorë dhe Marqinet, janë zonat e para ku ka nisur ky proces, pasi janë edhe zonat që kanë numrin më të madh të godinave.

LEXO EDHE:  Mbi 2 mijë punonjës të Balfin/ Vullnetarizëm dhe donacione në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni

LEXO EDHE:  Grupi Balfin dhuron mbi 1700 libra për Biblioteken e qytetit Lezhë dhe mbështet nismën për bibliotekën levizëse në fshatra dhe zona të largëta  

Deri më tani janë inspektuar rreth 90 godina, nga të cilat 18 prej tyre janë godina arsimore. 40 objekte janë shpallur të pabanueshme, pas vlerësimeve të bëra nga ana e inxhinierëve, si dhe dy shkolla./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Informohu shpejt dhe thjesht/ Dy aplikacionet e lajmeve në telefonin tuaj

Publikuar

-

Nga

Agjencia e Lajmeve CNA.al (City News Albania) ju ofron mundësinë e një navigimi më të shpejtë dhe praktik në internet, për t’u informuar në kohë reale mbi të rejat më të fundit.
Në vend që të shkoni ju tek informacioni duke kërkuar nëpër browser-a, tani mund të vijë informacioni tek ju!

Falë dy aplikacioneve të reja që mund të shkarkoni në celularin tuaj IOS dhe Android, CNA.al (City News Albania) ju ofron mundësinë për të kursyer kohë e megjithatë, për t’u informuar i pari mbi vendin, botën, rajonin, sportin, show bizz-in si edhe për të pasuruar njohuritë juaja me anë të blogut tonë.
Nëse keni një telefon Android, për të regjistruar aplikacionin e CNA.al, klikoni linkun:

LEXO EDHE:  Grupi Balfin dhuron mbi 1700 libra për Biblioteken e qytetit Lezhë dhe mbështet nismën për bibliotekën levizëse në fshatra dhe zona të largëta  

LEXO EDHE:  Fashion Group Albania mbështet gratë e dhunuara/ Dhuron mbi 600 artikuj

https://play.google.com/store/apps/details?id=al.codeit.cna.

Ndërsa për të regjistruar aplikacionin e CNA.al në IOS, klikoni linkun:

https://apps.apple.com/al/app/cna-city-news-albania/id1483498279

CNA.al operon prej disa vitesh në tregun mediatik shqiptar, duke sjellë për ju një gamë të gjërë informacionesh, informim profesional, të paanshëm dhe të saktë.

LEXO TE PLOTE