Connect with Us

Meta nuk heq dorë nga referendumi/ Kërkon mbështetjen e shqiptarëve

Politikë

Meta nuk heq dorë nga referendumi/ Kërkon mbështetjen e shqiptarëve

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta, ka ripërsëritur deklaratat e tij duke iu drejtuar popullit shqiptar për referendum për mbrojtjen e Kushtetutës.

Nga konferenca e jashtëzakonshme kreu i shtetit u shpreh se shqiptarët duhet të hapin sytë dhe të marrin në dorë fatin e tyre.

“Shqiptarët të hapin sytë, të marrin fatin e tyre në dorë, në mbrojtje të Kushtetutës dhe që fëmijët e tyre të mos ikin nga atdheu. Kushtetuta është vijë e pakalueshme nga armiqtë e saj. Presidenti do të jetë në mbrojtje të lirive dhe të drejtave themelore të popullit. Presidenti do të kërkojë mbështetjen e popullit që përmes referendumit të mbrojë demokracinë që është fituar me vuajtje dhe sakrifica njerëzore. Shqipëria nuk është dhe nuk do të jetë shpresë humbur.”/CNA.al

 

LEXO EDHE:  8 dhjetori/ Meta: Një ditë kthese epokale

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Berisha “nuk i ndahet” Ramës/ Ka përdhosur edhe Kuranin

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama ka përdhosur Kuranin duke publikuar vargjet e tij.

Sipas Berishës, sot për të mbuluar aktin e lartë të tradhëtisë kombëtare thikën e tmerrshme që i futi pas shpine Kosovës dhe kombin ka përdhosur edhe Kuranin duke vendosur në Facebook vargjet e tij.

“Nuk mbulohet tradhëtia kombëtare me syre dhe vargje te Kuranit o kryetradhetar i kombit. Edhe terroristët që kryejnë krime monstruoze kur janë vrarë janë gjetur me Kurane në gji duke menduar se mund t’i mbrojë nga krimet e tyre”, shkruan Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Mirë që paguan për të botuar, por tani hedh lekë edhe për të fshirë shkrime!

Publikuar

-

Nga

Nga Ardit Rada

Tabloidi gjerman “Bild”, jo pak i njohur për shqiptarët, ka vendosur ta fshijë shkrimin që kryqëzonte Lulzim Bashën për lobimin rus.

Vendimi nuk dihet në çfarë rrethanash është marrë, por hijet e dyshimit janë të mëdha për aq kohë sa artikulli e trazoi jo pak qetësinë e të dielës.

Pra, opozita e Lulzim Bashës që në pranverë bënte thirrje për ta djegur vendin me kopertinën e “Bildit” në dorë, dje ka mbetur e befasuar dhe ka nisur të lëvizë ‘gurët’. Hidhërimi që mund të ketë shkaktuar në selinë blu shkrimi se Basha ka paguar kundër hapjes së negociatave, është mëse i kuptueshëm.

Por ‘rrëshqitja’ e një artikulli të tillë që në thelb kishte provat e amerikanëve tregon se edhe ‘Bild’ është i gabueshëm, por jo se nuk mund të gjejë kompromisin alla-shqiptar. Me fshirjen e artikullit, duket se u konfirmua edhe një herë marrëdhënia e veçantë që Lulzim Basha ka me gazetën në fjalë.

Pas bisedave telefonike që tabloidi publikoi për Dibrën dhe Durrësin, lidhjet mes PD-së dhe gazetës gjermane u bënë të dukshme. Kjo, pasi ishte tepër e thjeshtë të konstatoje se materiali në gjuhën shqipe ishte servirur i përkthyer dhe i titruar në kohë rekord. Punë që mund ta bënin vetëm shqiptarët.

LEXO EDHE:  Kujtim Gjuzi bën thirrjen urgjente/ Meta të japë dorëheqjen

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Socialistët rrëzojnë emrin e propozuar nga Meta për kreun e KLSH-së

Por nga sot, PD e çimentoi konstatimin se mes saj dhe “Bild” ka një marrëdhënie të veçantë. Para faktit të sotëm, ku artikulli u zhduk nga faqja e gazetës brenda 24 orëve, mbeten disa pikëpyetje: Çfarë detyrimi ka “Bild” ndaj Lulzim Bashës saqë sakrifikon edhe reputacionin e saj?

A u duhet një sqarim shqiptarëve dhe gjermanëve nga gazeta, apo sqarimin duhet ta presim nga selia e PD?

Duket se Bashës i paskan mbetur ende para nga ato të lobimit. Mirë që paguan për të botuar, por tani mesa duket i duhet të paguajë edhe për të fshirë shkrime.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga dënimi i krimit elektoral tek zgjedhjet e parakohshme/ Paloka zbulon çfarë do të ndodhë pas 15 marsit

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Parttisë Demokratike, Edi Paloka shpreh shqetësimin se vendi tashmë është në një krizë totale; politike, ekonomike e sociale.

Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Paloka ka deklaruar se rrezikojmë madje një katastrofë humanitare, ndërsa shtoi se zgjidhja e kësaj situate vjen përmes zgjedhjeve të parakohshme.

“Nuk janë vetëm kushtet e Bundestagut që i bëjnë të domosdoshme zgjedhjet. Vendi tashmë është në një krizë totale; politike, ekonomike e sociale. Rrezikojmë madje një katastrofë humanitare. Zgjidhja e vetme e kësaj situate vjen duke e futur vendin në rrjedhën normale të lëvizjes, vjen vetëm nëpërmjet zgjedhjeve që do t’i japin vendit institucione legjitime dhe do të rikthejnë normalitetin. E kundërta do na çonte, siç po na çon me shpejtësi, drejt katastrofës. Vetëm një i çmendur do të vazhdonte në këtë rrugë.
Unë personalisht jam i bindur që Edi Rama, nuk do të donte të zhvillonte zgjedhje as në 2021, madje asnjëherë më, nëse do të varej prej tij.”-tha Edi Paloka.

Sipas Palokës, vetëm zgjedhjet e lira do t’i japin vendit institucione legjitime dhe do të rikthejnë normalitetin.

I pyetur çfarë do të ndodhë pas marsit, afati kur duhet të mbyllet reforma e re elektorale, Paloka tha se “Së pari, unë uroj që Rama t’i qëndrojë zotimit për ta mbyllur këtë reformë brenda 15 marsit e mos vazhdoje me hilet e tij prej njeriu të vogël, për ta zvarritur akoma më shumë.
Së dyti, në përgjigje të pyetjes tuaj e siç përmenda dhe më lart, në kushtet e Bundestagut bëhet e qartë se pas realizimit të reformës zgjedhore hapi tjetër që pritet dhe verifikohet është implementimi i saj dhe implementimi i një reforme zgjedhore bëhet vetëm më zgjedhje. E këtu bëhet fjalë për implementimin si kusht për hapjen e negociatave për të cilat do të diskutohet në maj të 2020, pra minimalisht qeveria duhet të shpallë përpara, zhvillimin e zgjedhjeve.

LEXO EDHE:  Topalli del me një forcë të re politike?/ Ja si përgjigjet ish-kryeparlamentarja

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Socialistët rrëzojnë emrin e propozuar nga Meta për kreun e KLSH-së

Sigurisht që flasim në rastin që Rama do të pranojë zbatimin e të gjitha kushteve të Bundestagut.”

Po ashtu, Paloka ka theksuar se krimi zgjedhor nuk do të mbetet pa ndëshkuar.

“Simboli i krimit elektoral në Shqipëri është padroni i Gjiknurit, Edi Rama. Gjiknuri dhe gjithë të tjerët; Saimir Tahiri, Vangjush Dako, Ulsi Manja, Taulant Balla e me radhë, janë vetëm ushtarët që zbatojnë urdhrat e Ramës. Dënimi i tyre është sot jo vetëm kërkesë e opozitës por dhe një nga kushtet e Bundestagut. Sa për dijeni, Partia Demokratike të shtunën ka kërkuar zyrtarisht që SPAK të marrë në shqyrtim dosjen 184!”-u shpreh Paloka.

LEXO TE PLOTE