LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta i përgjigjet DASH/ Respektimi i ligjit është mbi të gjitha

22 Nëntor 2019, 19:05, Politikë CNA
Meta i përgjigjet DASH/ Respektimi i ligjit është mbi të

Pas deklaratës së Departamentit Amerikan të Shtetit i cili më herët theksoi se po ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit në vendin tonë ka ardhur edhe reagimi nga Presidenca.

Kreu i shtetit, ka përshëndetur deklaratën e  DASH, ndërsa thekson se i qëndron besnikërisht të gjitha qëndrimeve të tij të qarta dhe transparente, të shprehura zyrtarisht për përfaqësuesit e lartë amerikanë gjatë 5 viteve të fundit.

?Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta vlerëson maksimalisht deklaratën e sotme të Departamentit të Shtetit të SHBA.Presidenti Meta konfirmon vendosmërinë e Tij për të bashkëpunuar ngushtë me DASH dhe SHBA për zbatimin e Reformës në Drejtësi sipas Kushtetutës së miratuar në bashkëpunim me SHBA dhe Komisionin e Venecias. Presidenti Meta i qëndron besnikërisht të gjitha qëndrimeve të tij të qarta dhe transparente, të shprehura zyrtarisht për përfaqësuesit e lartë amerikanë gjatë 5 viteve të fundit, që i përsëriti dhe në bisedën zyrtare telefonike që zhvilloi mbrëmjen e 20 nëntorit me Zv.Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA, z.Mattheë Palmer.

Aleanca strategjike midis Shqipërisë dhe SHBA dhe miqësia e shkëlqyer midis dy vendeve dhe popujve tanë është e palëkundur.?, thuhet në reagimin e plotë./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga