Connect with Us

MACRON, lider i Evropës apo mbrojtës i interesave tradicionale franceze?

Blog

MACRON, lider i Evropës apo mbrojtës i interesave tradicionale franceze?

Publikuar

-

Ku dëshiron ta çojë BE dhe NATO-n me prishjen e statuskuosë aktuale Presidenti francez Macron? Veprimet e fundit të tij janë në kontradiktë me qëndrimet e mëparshme franceze ndaj Evropës, shkruan Auron Dodi.

Gjermania iu përgjigj këtë javë zyrtarisht pikëpyetjes franceze për të ardhmen e NATO-s. Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas deklaroi në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s se NATO-ja duhet të zhvillohet, në pikëpamje konceptuale dhe politikisht, me “qeliza politike të gjalla”. Gjermania kërkon që NATO-ja të mos fiksohet vetëm në politikën e mbrojtjes, por të theksojë funksionin e saj politik. Për këtë ministri Maas propozoi ngritjen e një komisioni ekspertësh, të kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg: për të paraqitur propozime si politike, ashtu edhe për çështje transatlantike.

Ky propozim gjerman pranon atë që thonë francezët: se ka probleme në bashkëpunimin brenda NATO-s. Shkasin për kritikën e fundit me “fjalë drastike” ndaj NATO-s, Presidenti francez Macron e mori nga dy veprime të pakoordinuara me aleancën të dy anëtarëve të NATO-s: SHBA dhe Turqisë. Presidenti Trump i tërhoqi trupat nga Siria dhe Presidenti turk Erdogan marshoi në Siri pa u konsultuar me Aleancën. NATO-ja është e vdekur klinikisht dhe nuk dihet nëse funksionon klauzola e mbrojtjes reciproke ndaj një shteti anëtar, deklaroi në këtë kuadër Presidenti Macron në intervistën, tashmë të famshme, me gazetën britanike “Economist”.

Brüssel NATO-Ministerrat Maas (DW/Teri Schultz)

Reformim, por jo pikëpyetje NATO-s

Funksionin e prishjes së statuskuosë, apo “disruptiv” siç cilësohet në Evropë stili i ri i Macronit, intervista me britanikët e arriti. Gjermania përpiqet tani me propozimin e saj ta fusë debatin në linja konstruktive, në mënyrë që besimi ndaj NATO-s të mos tronditet në themel. Gjermania kërkon reformim të NATO-s, nuk pranon ta vërë në diskutim atë. NATO-s si aleancë ushtarake nuk i vihet pikëpyetje, edhe nëse Macroni ka të drejtë në 95% të atyre që thotë, deklaroi edhe ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn. Ne shtrojmë pyetjen a mund të mbështetemi vërtet në një aleat si Franca, që gjithsesi investon pak për Aleancën, ishte reagimi i zemëruar që erdhi nga Varshava. Përballë kësaj, sekretarja franceze e shtetit për Evropën, Amélie de Montchalin argumenton se Macroni i shtroi qëllimisht tani pyetjet e tij: në prag të kremtimit pas dy javësh të 70 vjetorit të Aleancës dhe para fillimit të punës së Komisionit të ri Evropian.

Aftësia e Macronit për t’u vënë gjërave emrin që kanë dhe guximi i tij ka simpatizantë edhe në Gjermani. Por ajo që çudit me veprimet e Macronit këtë vit është se mjaft vetëve ai u kujton rolin që luanin në BE deri tani britanikët e parehatshëm: ata kundërshtonin (shpesh me sukses) përpjekjet për politika të përbashkëta evropiane, p.sh. në mbrojtje, të cilat do të lejonin thellimin e unifikimit në BE. Kjo në një kohë kur deklaratat e Macronit janë të kundërta me veprimet e tij bllokuese këtë vit: ai ka këmbëngulur për thellimin e BE, në mbrojtje, në fushën e sigurisë dhe me bashkimin bankar.

Frankreich Pariser Friedensforum (Reuters/L. Marin)

Veprimet e Macronit janë kontradiktore. Ai flet për forcimin e BE, por veprimet e tij dobësojnë pozicionin evropian duke bllokuar hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë.

Macroni kërkon një ushtri të fortë evropiane, por ushtarakisht nuk e forcon kontributin evropian në NATO: Franca nuk pranon p.sh. të drejtojë batalione të përbashkëta të NATO-s në Estoni. Ai kërkon autonomi ushtarake nga SHBA. Por pa SHBA, ushtritë e dobësuara evropiane nuk e mbrojnë dot kontinentin. A është Franca në fakt më e interesuar që të marrë rolin e superfuqisë ushtarake në një Evropë të dobësuar? A po sheh fuqi të tjera, si p.sh. Rusinë në këtë rol? Dhe cilat janë me të vërtetë synimet e Macronit?

Kufizimi i fuqisë politike të Gjermanisë – motiv frymëzues për Macronin?

Te shumë vëzhgues po forcohet përshtypja se motiv frymëzues për Macronin është bërë dëshira për të kufizuar fuqinë politike të Gjermanisë në Evropë. Kjo ka qenë traditë e politikës franceze, veçanërisht deri në ribashkimin e Gjermanisë. Veprimi i fundit bllokues i Presidentit francez, vetoja për fillimin e negociatave për anëtarësim të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut shihet si një hap tjetër në këtë drejtim. “Nëqoftëse se Gjermania do të zgjerojë sferën e saj të influencës, nuk mund ta bëjë këtë falas”, i tha një politolog francez së përditshmes Le Monde. Ai nuk përmendi përpjekjen e Francës për të rigjallëruar marrëdhëniet me Serbinë, gjë që u duk në vizitën në korrik në Beograd të Presidentit Macron. Dhe bllokimin nga Franca të liberalizimit të vizave të BE me Kosovën. A do t’u kushtohet Franca në të ardhmen kryesisht lidhjeve të saj tradicionale? Fakt është se Franca nuk sheh përfitim nga zgjerimi i BE në vendet e Evropës lindore dhe jugore. Ky zgjerim ka theksuar rolin qendror të Gjermanisë në BE.

Në shkurt të këtij viti papritur Franca e shpalli veten kundërshtare të tubacionit të furnizimit me gaz nga Rusia, Nordstream 2. Kundërshtimi i Francës ndaj këtij tubacioni, me të cilin Gjermania do të furnizohet me gaz rus e forcoi qëndrimin kritik për këtë projekt të Komisionit Evropian. Kompromisi u arrit me shumë vështirësi.

LEXO EDHE:  Arrestimi i protestuesve kuksianë/ Vasili "sulmon" BE-në ...

Mungesa e re e vullnetit nga Parisi për t’u koordinuar me Berlinin për Evropën, shkakton habi në Berlin. Ministri i Jashtëm gjerman, Maas kërkoi në kuadër të takimit të NATO-s që të dyja vendet të dakordohen “për premisat strategjike – në mënyrë që të mos shkaktohet dëm” i rëndë. Në kuadër të takimit të Partisë Popullore Evropiane në Zagreb, kancelarja Merkel tha se BE do të bisedojë me hollësi me Macronin, edhe për zgjerimin e BE.

Kjo në një kohë kur revista gjermane “Der Spiegel” shkruan këto ditë se kur punonjësit e Kancelarisë Federale pyesin në Paris homologët se pse Franca nuk po i koordinon qëndrimet me Gjermaninë, përgjigjja që vjen nga bashkëpunëtorët është se ata kanë vetëm ndikim të kufizuar te Presidenti i tyre. Kjo të kujton marrëdhëniet e Trumpit me bashkëpunëtorët. Prandaj një analist flet për një lloj “trampizmi intelektual” që vjen për momentin nga Parisi.

 (Getty Images/AFP/D. Lovetsky)

Afrimi francez me Rusinë dhe rezervat evropiane

Linja tjetër e re e politikës së jashtme franceze, afrimi me Rusinë, flet për këmbënguljen franceze për të ndjekur në BE një politikë të jashtme të ndryshme nga ajo e frymëzuar prej Gjermanisë. Fillimisht me këmbënguljen e Macronit, Rusia fitoi së fundi të drejtën e votës në Këshillin e Evropës në Strasburg. Pas kësaj, pa u konsultuar me gjermanët, Macroni dërgoi në Moskë ministrat e tij të jashtëm dhe atë të mbrojtjes. Synimi i shpallur: për të nisur bashkëpunim të ri sigurie (të BE!) me Rusinë.

Argumenti i Macronit është që Rusia ndodhet në Evropë dhe Evropa nuk ka interes ta lërë Rusinë të thellohet në afrimin e nisur me Kinën. Për këtë, thotë Macroni, duhet rimenduar me vetëkritikë politika evropiane ndaj Rusisë, nisur nga ngjarjet rreth Ukrainës.

Parimisht edhe Gjermania nuk është e mbyllur ndaj gjetjes së rrugëve për shtensionim marrëdhëniesh me Rusinë. Por këtë e pengon fakti se nuk ka ndryshim në politikën ruse, sidomos ndaj Ukrainës, pas aneksimit të Krimesë. Kështu që heqja e sanksioneve të BE ndaj Rusisë për momentin nuk vjen në diskutim. Këtë hap e kundërshton jo vetëm Gjermania, por në radhë të parë shtetet lindore të BE. Vlerësimi demonstrativ që Macroni dhe kryeministri hungarez Viktor Orban (gjithashtu ithtar i afrimit me Rusinë) i bëjnë së fundi njëri-tjetrit, nuk ndikon aspak për ta afruar Macronin me shtetet e tjera lindore.

Macroni është i vetmuar, konstatonte javët e fundit një analist i New York Times. Me padurimin e tij, ai ka lënduar jo vetëm lindorët, por edhe Gjermaninë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Donte të bëhej prift, pa diplomë universitare/ Çfarë nuk dini mbi shkencëtarin italian Galileo Galilei

Publikuar

-

Nga

Shumëkush mund ta ketë dëgjuar në një moment emrin e Galileo Galileit. I lindur në Piza të italisë më 15 shkurt 1564 astronomi, fizikanti, inxhinier, dhe matematikani u bë i famshëm për zbulimet e tij astronomike përmes një teleskopi, një mjet që gabimisht besohet se është shpikur prej tij. Disa mund të kenë dijeni mbi jetën e vështirë që pati shkencëtari, për shkak të persekutimit nga Kisha Katolike. Por shumë nga aspektet e jetës së tij, mbeten relativisht të panjohura.

Kishte lidhje të forta me Kishën, dhe i ri donte të bëhej prift

Në dallim nga sa mund të imagjinojnë shumë njerëz, Galileo ishte një besimtar i devotshëm. Ai ishte i vendosur të bëhej prift, dhe t’ia kushtonte jetën Kishës. Por ishte i ati që e bindi të ndiqte Shkollën e Mjekësisë në Universitetin e Pizës në vitin 1580.

Por Galilo e braktisi shpejt këtë shkollë, për të ndjekur pasionin për matematikën dhe astronominë, duke mos lënë pas as besimin e tij fetar. Ndonëse Kisha ishte armiqësore ndaj zbulimeve dhe teorive që kundërshtonin besimet e krishtera, ajo inkurajonte në përgjithësi studimet shkencore që mbështesin Biblën. Në këtë mënyrë, Galileo punoi për një kohë të gjatë me bekimin e Kishës.

I kaloi ditët e fundit të jetës nën arrest shtëpiak

Ideja se është Toka që rrotullohet rreth Diellit dhe jo anasjelltas siç besohej deri atëhere, u mbështet në fillim nga Nikolla Koperniku, dhe u shpall heretike nga Kisha Katolike në fillim të shekullit XVII. Në atë kohë, Kisha mbështeste idenë e astronomit grek Ptolemeu (100-170 të Erës Sonë), që argumentonte se Toka ishte qendra e universit, dhe i konsideronte interpretimet e tjera si në kundërshtim me Biblën. Galileo mori leje të hetonte teorinë heliocentrike, duke u bindur që Koperniku kishte të drejtë.

Shpjegoi me teorinë e baticave rrotullimin e Tokës rreth Diellit

Sipas tij, baticat detare, buronin nga rrotullimi i tokës. Ato ishin prova përfundimtare e rrotullimit të Tokës rreth Diellit. Në vitin 1616, kardinali italian Robert Belarmine (që u shenjtërua nga Kisha në vitin 1930), tha se sistemi heliocentrik nuk mund të mbrohej pa “një provë të vërtetë që Dielli nuk rrotullohet rreth Tokën, por Toka rrotullohet rreth Diellit”.

Duke besuar se ekzistonte një provë të tillë, Galileo ia paraqiti teorinë e tij kardinalit Alesandro Orsini. Galileo ishte aq i dëshpëruar të provonte lëvizshmërinë e tokës, saqë injoroi edhe boshllëqet në teorinë e tij. Nëse do të kishte drejtë, atëherë deti do të kishte vetëm 1 dhe jo 2 batica në ditë. Teori të tjera sugjeruan se shkaktare për to ishte Hëna. Teoria e tij e baticave u hodh poshtë, dhe ai u paralajmërua të mos diskutojë apo shkruajë mbi të.

Por në vitin 1632, Galileo sfidoi me kokëfortësi Kishën. Ai besonte se s’do të kishte ndonjë problem, nëse do të shkruante mbi lëvizjen e tokës përmes një perspektive matematikore. Ai do botonte “Dialogun e dy sistemeve kryesore të botës”, ku dy shokë bisedonin mbi idetë gjeocentrike dhe heliocentrike.

LEXO EDHE:  Mashtrimet me TVSH-në i kushtojnë BE-së 50 miliardë euro në vit

LEXO EDHE:  Vendet anëtare të BE/Ok me rekomandimin për Shqipërinë

Papa Urbani VIII, një mik i Galileos, ishte i vetëdijshëm mbi syimet e tij. Prandaj ai lejoi botimin e librit me disa kushte:dialogu midis të dy personazheve, nuk duhet favorizonte teorinë heliocentrike, dhe Galileo duhej të përfshinte aty edhe pikëpamjet personale të Papës mbi këtë çështje.

Por ai plotësoi vetëm kushtin e fundit, dhe libri doli si një satirë në të cilën Simplicio, personazhi që mbronte teorinë gjeocentrike, dilte shpesh si budalla. Galileo u nxorr në gjyq nga Inkuizicioni Roman, dhe u dënua me burgim të përjetshëm pasi u gjet “i dyshuar për herezi”. Dënimi i tij ndryshoi më vonë në arrest shtëpiak. Galilei vdiq më 8 janar 1642, në moshën 77-vjeçare në shtëpinë e tij në Arçetri pranë Firences.

Pati 3 tre fëmijë jashtë martese

Galileo Galilei nuk u martua kurrë. Megjithatë, ai pati tre fëmijë me Marina Gamba nga Venecia, me të cilin jetoi për disa vite në Padova:Virxhinian, Livian dhe Vinçencon. Kur u largua nga Padova, të dyja vajzat i mori me vetë dhe i bëri murgesha në manastirin e San Mateos në Arçetri, ku ato jetuan gjithë jetën e tyre. Vetëm Vinçenco u bashkua me babanë e tij në Firence, dhe u njoh më vonë si trashëgimtari i Galileos nga Duka i Madh i Toskanës.

Mbeti pa një diplomë universitare, por realizoi shumë shpikje

Disa vite pasi po ndiqte Shkollën e Mjekësisë, Galileo mori gabimisht pjesë në një leksion gjeometrie. Aty ai e kuptoi se pasioni i tij i madh ishte matematika dhe jo mjekësia. Në vitin 1585, ai e la shkollën pa u diplomuar, dhe nisi të studiojë matematikë dhe filozofi natyrore. Në vitin 1589, u ftua të jepte leksione matematikë në Universitetin e Pizës dhe më pas në atë të Padovës.

Por mungesa e një diploma, nuk pengoi të realizonte shumë shpikje. Një nga shpikjet e tij më të suksesshme ishte një busull ushtarake, për të shënjestruar topat, që i solli shumë të ardhura. Shpikjet e tjera ishin një termometër për të matur ndryshimet e temperaturës, një mbledhës i automatizuar i domateve, një reflektor i dritës, një krehër xhepi, dhe një stilolaps./ Discoverwalks-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Si kultivohen bimët në hapësirë/ Baza në Antarktidë, po përgatitet për kolonitë njerëzore në planetet e tjera

Publikuar

-

Nga

Astronautët e sotëm në hapësirë, jetojnë duke u ushqyer me ushqime të paketuara. Por tashmë po lulëzon edhe teknologjitë e bujqësisë së brendshme. Dhe ka një garë e kush do të gjejë mënyrat më efektive për të rritur ushqimin në hapësirë, si për misionet e gjata hapësinore, ashtu edhe për vendbanimet e ardhshme njerëzore në Hënë apo Mars. Por ku është vendi më i mirë për ta provuar këto teknologji? Në fund të botës.

Në stacionin “Neumayer III” të Institutit Alfred Vegener në Antarktidë, një bazë gjermane për kërkime polare, shkencëtarët kanë ndërtuar një sere, si pjesë e një projekti të quajtur “EDEN ISS”, që po zhvillon teknika të prodhimit të ushqimit për Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS), dhe kolonizimin e ardhshëm të planeteve të tjera nga njeriu.

Dhe studiuesit në Antarktidë, po shohin tashmë frytet e punës së tyre. Peizazhi i ngrirë i kontinentit, mund të duket një vend aspak i përshtatshëm për një sere. Por izolimi, burimet e kufizuara dhe mjedisi i egër, krijojnë aty kushte të përafërta me to që përballen astronautët që do të kultivojnë bimë në hapësirë.

Objekti i lëvizshëm 12 metra i gjatë, i përbërë nga 2 kontejnerë të ndërlidhur mes tyre, ka në brndësi teknologjinë e duhur për t’u marrë me bujqësi, përfshirë sistemet e kontrollit të temperaturës dhe lagështisë, riciklimin e ujit, pompimin e automatizuar të lëndëve ushqyese, ndriçimin LED, dhe monitorimin e bimëve.

Ai u montua në Gjermani dhe u dërgua në Antarktidë në tetorin e vitit 2017. Perimet rriten në rafte vertikalë në serën me një sipërfaqe prej 12.5 metrash katrorë. Gjithçka në serë mund të kontrollohen në distancë nga qendra e kontrollit të misionit në Qendrën Gjermane Hapësinore në Bremen, thotë Daniel Shubert, drejtues i projektit.

Përveç mbjelljes, vjeljes dhe pastrimit, që duhet të bëhen me dorë. Sera ka një sistem mbikëqyrje për çdo bimë:kamera me definicion të lartë, që e ndihmojnë ekipin të zbulojnë problemin me bimët, edhe para se ai të jetë i dukshëm për syrin e njeriut. Bimët e shëndetshme, që janë të hidratuara mirë, dhe që kanë të gjithë lëndët e duhura ushqyese, reflektojnë një raport më të lartë të dritës në rrezet infra të kuqe të spektrit, krahasuar me dritën blu dhe jeshile me një gjatësi më të shkurtër vale, në rastin kur bimët kanë probleme.

LEXO EDHE:  BE: Ministrat diskutojnë për sigurinë e trenave

LEXO EDHE:  Hahn takon Ramën: Diskuton për reformën në drejtësi dhe integrimin

Kamerat janë në gjendje t’i zbulojë këto gjatësi vale, duke përcaktuar nëse bimët kanë probleme apo janë të shëndetshme. Gjatë dimrit të vitit 2018, midis shkurtit dhe nëntorit, serra prodhoi 268 kilogramë perime, përfshirë 67 kilogramë tranguj dhe 50 kilogramë domate.

Përveç trangujve dhe domateve, ekipi u trajtua për të kultivuar fruta, rrepat, barishtet e freskëta dhe varietete të ndryshme të sallatës. Kjo arritje është e rëndësishme në këto kushte ekstreme. Në dimër temperatura mund të bjerë nën -40 °C, dhe nata polare nënkupton 11 javë pa asnjë rreze dielli. Projekti “EDEN ISS”, do të vazhdojë të paktën deri në vitin 202.

Gjatë verës së këtij viti, numri i shkencëtarëve në “Neumayer III” do të rritet në rreth 50, që do të angazhohen në projekte të shumta. Pavarësisht izolimit, midis anëtarëve të ekuipazhit në Antarktidë dhe kolegëve të tij në Gjermani, ka kontakte të ngushta gjatë gjithë vitit.

“Sot komunikimi është mjaft i lehtë”-thotë Shubert. “Ne kemi një grup të madh WhatsApp me mbikqyrësit, dhe një grup të veçantë për aktivitetin në serë”-shton ai. Por ndërsa shkencëtarët mund të këshillojnë nga distanca nëse diçka nuk shkon si duhet, ekspertiza teknike në vend është e rëndësishme, ashtu siç ndodh edhe në hapësirë./ Sciencefocus.com-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

SHBA e ka rrënuar ekonomikisht Iranin, regjimi nuk e përballon dot një luftë me superfuqinë e botës

Publikuar

-

Nga

Nga Joseph W.Sullivan “Foreign Policy”

* Dy presidentët e fundit të SHBA, Barak Obama dhe Xhorxh W .Bush, ka pasur në konsideratë vrasjen e Kasëm Sulejmaniin, komandantit të plotfuqishëm të Forcës iraniane Kuds. Por në dallim nga ata, ishte presidenti Donald Trump, ai që tërhoqi këmbëzën. Por çfarë e shpjegon vendimin e Trump? Shumë thjeshtë:ekonomia.

“Njerëzit e bëjnë historinë e tyre. Por ata nuk e bëjnë atë siç dëshirojnë; pra jo në rrethana të përzgjedhura prej tyre, por në rrethana që tashmë ekzistojnë”- shkruante dikur Karl Marksi. Po, Trumpi nuk është Obama apo Bushi. Por ai bëri zgjedhjen e tij, në rrethana që e favorizuan më shumë operacionin, sesa kur në pushtet ishte Obama apo Bush.

Zhvillimet e fundit brenda sektorit të energjitik në SHBA, i dhanë mundësi Uashingtonit ta përdorë naftën si një armë ekonomike kundër Teheranit. Ndërkohë në Iran, një përkeqësim i përshkallëzuar i kushteve makroekonomike, i kufizoi aftësinë e regjimit për të dëmtuar interesat amerikane.

As Bush dhe Obama, nuk patën në dispozicion rrethana si këto. Dhe deri vonë as vetë Trump. Në shtatorin e vitit të shkuar, Shtetet e Bashkuara u bënë për herë të parë që nga viti 1940 një vend eksportues i naftës. Papritmas, rritja globale e çmimit të naftës, ishte një ndihmë jo e vogël për ekonominë amerikane.

Ky ndryshim, i mohoi Iranit aftësinë e dëmtimit të Shteteve të Bashkuara, përmes luhatjeve të çmimit të naftës:Për herë të parë në historinë e Republikës Islamike, ndërprerja e furnizimit me naftë nga Lindja e Mesme, nuk do t’i shkaktonte dëme të mëdha ekonomike Shteteve të Bashkuara.

Pra vetëm disa muaj më parë, Trump u bë presidenti i parë i SHBA-së në historinë moderne, që ka mundësi të zbatojë një politikë të jashtme në Lindjen e Mesme, pa këtë “Shpatë të Demokleut” që varet mbi ekonominë e Amerikës, një zhvillim të cilin ai e ka mirëpritur.

Shtatorin e kaluar, pas një sulmi me dron nga Irani mbi një rafineri nafte në Arabinë Saudite, Trump shkroi në Twitter:”Ne jemi një eksportues neto i energjisë, dhe nuk kemi nevojë për naftën e Lindjes së Mesme”.

Në dallim nga e kaluara, sulmet hakmarrëse të Teheranit do t’i shkaktonin regjimit kosto të mëdha, duke përshpejtuar rritjen e inflacionit, gjë që zakonisht ka shkaktuar trazira të brendshme vdekjeprurëse. Për me tepër, Prodhimi i Brendshëm Bruto në Republikën Islamike është në rënie. Vlerësimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar flasin për një tkurrje prej 9.5 përqind, vetëm gjatë që sapo u mbyll.

Dhe mungesa e valutës së huaj, e kufizon aftësinë e regjimit për të financuar aktivitete jashtë vendit, pa përkeqësuar më tej kushtet ekonomike në vend. Më shumë se sa në çdo moment në vitet e fundit, Teherani do ta ketë më të vështirë të financojë një hakmarrje të mundshme për vrasjen e Sulejmanit, pa sakrifikuar prioritetet e tjera.

LEXO EDHE:  Gjermani kritikon rendin botëror të Trumpit

LEXO EDHE:  Mashtrimet me TVSH-në i kushtojnë BE-së 50 miliardë euro në vit

Njoftimi i administratës Trump në verën e vitit 2018, për të rivendosur sanksionet në nëntor të atij viti, shkaktoi një zhvlerësim të madh të monedhës kombëtare të Iranit. Në fund të gushtit 2018, 1 dollar amerikan kushtonte më shumë se 110.000 rialë iranianë, ose një zhvlerësim në masën 300 përqind që nga koha e zgjedhjes së Trumpit president.

Kur sanksionet u rivendosën në nëntor 2018, kursi i këmbimit ishte 150.000 rialë për 1 dollar amerikan. Pavarësisht me përpjekjeve të dukshme të Teheranit, për të fshehur shkallën e rritjes së çmimeve, inflacioni i brendshëm në vend është rritur shumë. Banka Qendrore nuk raporton prej vitit 2018 të dhëna mbi inflacionin, qëkur njoftimi i saj i fundit tregoi një dyfishim të tij.

Por një burim tjetër i të dhënave zyrtare, Qendra Statistikore e Iranit, e financuar nga qeveria, e vlerësoi inflacionin gjatë dhjetorit 2019 në rreth 40 përqind. Në kategorinë që përfshin ushqimet, kjo shifër ishte më shumë se 50 përqind. Rritje të tilla të çmimeve, kanë nxitur trazira të brendshme brenda Iranit, që u shfaqën me protestat në rrugë nëntorin e kaluar.

Në një tregues të kërcënimit të perceptuar të protestave nga ana e regjimit, protestat nxitën një kundërpërgjigje brutale nga qeveria, që nga themelimi i Republikës Islamike në vitin 1979, me rreth 1.500 njerëz të vrarë nga policia dhe ushtria.

Por kushtet ekonomike, i detyrojnë liderët e Republikës Islamike të zgjedhin midis dhunës jashtë vendit, dhe sigurisë në shtëpi. Nëse inflacioni vazhdon që të rritet, pakënaqësia që nxiti protestat e vitit të kaluar vetëm sa do të shtohet, dhe kjo gjë nga ana tjetër do të kërcënonte të ardhmen e regjimit.

Çdo hakmarrje e mundshme ndaj vrasjes së Sulejmanit, përmes sulmeve terroriste në vendet e treta, apo përshkallëzimit të dhunës përmes milicive që ka nën kontroll jashtë vendit, do të përkeqësonte mungesën e këmbimit valutor të Iranit. Por opsionet e Teheranit, kufizohen përtej inflacionit.

Rënie e PBB, e kufizon më tej aftësinë e vendit për të financuar rritjen e shpenzimeve ushtarake. Defiçiti buxhetor prej 10.7 miliardë dollarësh i raportuar në shkurtin e 2019-ës, vendosi një rekord më vete. Por në mesin e protestave të nëntorit të shkuar, qeveria pranoi se defiçiti është në fakt 30 miliardë dollarë.

Në ndryshim me shumicën e vendeve, Irani nuk mund t’i drejtohet tregut ndërkombëtar të bonove, për të financuar zgjerimin e defiçitit të tij, pjesërisht edhe për shkak të zbatimit të sanksioneve amerikane të nëntorit 2018, mbi blerësit e borxhit Sovran të Iranit. Në javët dhe muajt e ardhshëm, do ketë me siguri detaje shtesë rreth vendimit të Trump për të eleminuar Kasëm Sulejmanin. Por sigurisht që ekonomia luan një rol kryesor në atë vendim./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE