LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lista me emra/ Të hënën emërohen tetë prokurorët e rinj të SPAK, hapet gara për kryetarin

22 Nëntor 2019, 17:05, Kronika CNA
Lista me emra/ Të hënën emërohen tetë prokurorët e

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka njoftuar se ditën e hënë me 25 Nëntor do të miratohen emrat e tetë prokurorëve që do të jenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme.

Në rendin e ditës së kësa mbledhjeje sipas njoftimit të KLP-së, do të shpallet gara për pozicionin e drejtuesit të SPAK.

Ndërkohë në këtë mbledhje të thirrur nga kryetari Gent Ibrahimi, do të jenë prezent edhe përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, EURALIUS (EU Funded Project), OPDAT (Funded from the United States Department of Justice/ Assistance and Training and Technical Assistance Program), si dhe vëzhgues të tjerë të akredituar.

Lista me emrat e prokurorëve që pritet të miratohen:

Altin Dumani
Arben Kraja
Behar Dibra
Edvin Kondilli
Elida Celami(Kaçkini)
Ened Nakuçi
Enkeleda Millonai
Klodian Braho

 

Lajmet e fundit nga