Connect with Us

“Larg duart nga Gjykata Kushtetuese”/ Luan Rama reagon pas deklaratës së DASH

Politikë

“Larg duart nga Gjykata Kushtetuese”/ Luan Rama reagon pas deklaratës së DASH

Publikuar

-

Zëvendës kryetari i LSI-së, Luan Rama, ka reaguar pas deklaratës së Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili tha se po ndjek me vëmendje lëvizjet e Presidentit Ilir Meta.

Në një reagim të tij në rrjetet sociale, Rama, shkruan se qëndrimet e Departamentit Amerikan të Shtetit për Gjykatën Kushtetuese dhe reformën në drejtësi, janë plotësisht korrekte. Ndërsa shton se SHBA nuk kanë asnjë mëdyshje për të mbajtur larg duart e politikës nga reforma në drejtësi.

LEXO EDHE:  Tjetër krisje me PS/LSI: Reforma në drejtësi nuk zgjidhet me peticione!

“Plotësisht dakord me Departamentin Amerikan të Shtetit! Asnjë dilemë, asnjë mëdyshje.
Plotësisht dakord me Departamentin Amerikan të Shtetit: “respektimi i ligjit është mbi të gjitha”.

Shqipëria nuk ka rrugë tjetër përveç zbatimit të Kushtetutës dhe përshpejtimit të ritmit të reformave të integrimit europian, në partneritet të plotë dhe strategjik me SHBA.

Larg duart e politikës nga reforma në drejtësi, larg duart nga Gjykata Kushtetuese!”, shkruan Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Grida Duma pro ndryshimit të sistemit zgjedhor/ “Dua garim për listat e deputetëve”

Publikuar

-

Nga

Ish-deputetja demokrate, Grida Duma ka komentuar sistemin aktual zgjedhor, për të cilin deri para pak ditësh opozita kërkonte të ndryshonte, ndërsa sot do vetëm korrigjim.

Duma kërkoi ndryshim të sistemit, pasi tha se shqetësimi i saj nuk lidhet nga bazamenti i të qenit apo jo në listë, por dëshiron garim, duke përfshirë këtu edhe veten.

Sipas saj, politikanët duhet të punojnë që të hyjnë në listat e deputetëve, pasi pretendon se ndryshe nuk do të kishim histori dhe progres.

“Ajo që unë e kam ndarë është të shikohet çfarë dhe jo kush. Kudo që shkon në strukturat e Partisë dhe që janë marrë me zgjedhjet, e dinë që me listat e mbyllura ata që janë në vend të sigurt, nuk punojnë. Ata që janë në pjesën humbëse e dinë që janë aty për një status-quo. A ka mundësi që të shkojmë në një sistem që individët i japim dhe jo i marrin partisë”, u shpreh ajo.

LEXO EDHE:  Dorëheqja e Haradinajt/ Meta: Krenar e i bindur për pafajësinë e tij

LEXO EDHE:  “Mjaft më “Rule of Embassy”/Presidenca i përgjigjet ambasadës amerikane: Tymi Venecias është turp

Duma dha edhe një formulë që do ta bënte PD-në më të madhe dhe më frymëzuese, në këto ditë, kur flitet se Basha e ka “fundosur” këtë parti edhe më tepër në humbje.

“Sot unë mendoj që dy janë kolonat që duhen theksuar, kolona e hapjes së garës në çdo nivel të saj, të vërtetë dhe reale dhe nga ana tjetër formula organizative strategjike. Duhen angazhuar të gjitha kapacitetet që Partia Demokratike ka. Ka ikur koha në të cilën ai që bën politikë dhe të voton…”, theksoi demokratja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Grida Duma për Bashën/ “Ka absolutisht komunikim, por unë jam me bindjen…”

Publikuar

-

Nga

Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Grida Duma ka folur për marrëdhënien me kreun e PD, Lulzim Basha, në mbrëmjen e sotme, për emisionin “Kjo javë”, në RTSH. Nuk është e para herë që ajo vihet në këtë pozitë nga mediat, për të treguar komunikimin e brendshëm politik në PD, e veçanërisht me kreun e partisë opozitare, por në këtë rast bëhet fjalë edhe për një nga debatet më të mprehta siç është ajo sistemit zgjedhor. Pikërisht në këtë atmosferë përgjigja e Dumës është: “Ka absolutisht komunikim, normal, të rregullt dhe të shpeshtë. Detyra për të cilën jemi në atë parti është që të jemi me bindjen racionale që kemi…”

Duma megjithatë e ka shtrirë shpesh debatin e saj teknik edhe për organizimin e PD, ku theksoi, mes të tjerash, edhe faktin se:  “Nëse, ne, do të vazhdonim të bënim pyetjen se pse do të përmirësohesh, ne nuk do të kishim histori dhe progres. Ajo që unë e kam ndarë është të shikohet çfarë dhe jo kush”. CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Grida Duma flet për marrëdhëniet me Berishën/ Tregon komunikimin e fundit

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e PD, Grida Duma ka folur lidhur me marrëdhëniet me ish kryeministrin Sali Berisha.

Ajo ka treguar se komunikon shpesh me Berishën dhe komunikim i fundit mes tyre ka qenë për Vitin e Ri.

“Unë komunikoj shpesh me zotin Berisha dhe ajo që kam thënë në një moment…duhet sqaruar sikur kjo është çështja, komunikimi im është i shpeshtë. Patjetër që kemi folur për Vitin e Ri”, u shpreh ajo.

LEXO EDHE:  Të refuzojmë politikën konfliktule/ Të mos provokojmë tek të rinjtë largimin

LEXO EDHE:  Meta: Mbështes forcimin e dialogut politik në Kosovë

Kujtojmë se vite më parë  Duma ka deklaruar se ka qenë ish-kryeministri  Berisha ai që e ka futur në Partinë Demokratike.

Duma ka thënë se kontakti i parë me Berishën, ka qenë në një studio televizive./CNA.al

LEXO TE PLOTE