Connect with Us

Klement Zguri bashkëbisedim në Universitetin e Korçës/ Mesazhi i fortë për të rinjtë

Politikë

Klement Zguri bashkëbisedim në Universitetin e Korçës/ Mesazhi i fortë për të rinjtë

Publikuar

-

Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri ka zhvilluar një takim me të rinjtë korçarë, ku ka përcjellë edhe mesazhe të forta për të gjithë rininë shqiptare.

Në një postim në rrjetet sociale, Zguri shkruan se“Ëndrrat janë falas, por për realizimin e tyre duhet shumë punë”, ky është mesazhi im për të rinjtë jo vetëm të qytetit të Korçës, më të cilët pata kënaqësinë të bashkëbisedoj, por edhe për të rinjtë e të gjithë Shqipërisë”.

Zguri thekson se të rinjtë duhet të ndërgjegjësohen se vota është pushteti i tyre më i madh në shoqëri. Vota është pushtet që zgjedhësit e kanë një ditë në katër vjet dhe që, po nuk e përdorën mençurisht, mund t’u sjellë dëm për më shumë se katër vjet.

Postimi i plotë i Zgurit:

“Ëndrrat janë falas, por për realizimin e tyre duhet shumë punë”, ky është mesazhi im për të rinjtë jo vetëm të qytetit të Korçës, më të cilët pata kënaqësinë të bashkëbisedoj, por edhe për të rinjtë e të gjithë Shqipërisë.

Të rinjtë duhet të ndërgjegjësohen se vota është pushteti i tyre më i madh në shoqëri. Vota është pushtet që zgjedhësit e kanë një ditë në katër vjet dhe që, po nuk e përdorën mençurisht, mund t’u sjellë dëm për më shumë se katër vjet.

Më poshtë gjeni fjalën time të plotë, para studentëve të Universitetit të Korçës, Fan S. Noli.

Së pari është vërtet kënaqësi që marr pjesë në një aktivitet studentor për zgjedhjet, për një temë, “edukimin”, e cila është me rëndësi fondamentale për mbarevajtjen e zgjedhjeve.
Kur flasim për aktivitete studentore gjëja e parë që na shkon në mend është dicka që na argëton, na kënaq apo na ngre humorin. Kur flasim për edukimin gjëja e parë që na shkon në mend është diçka që na kërkon përqëndrim, vemendje, që na kërkon punë e që na lodh.
Unë kam frikë se sot prej meje kërkohet që edhe të flas për edukimin zgjedhor edhe të mos ju lodh, edhe të shpjegoj ligjin edhe t’ju argëtoj… detyrë e vështirë, mbase e pamundur.
Çfarë është për ju edukimi zgjedhor? Çfarë përmbledh? Për çfarë na duhet? Mos vallë është thjesht si të votojmë, ku të vendosim shenjën, si të lexojmë votat? A nuk i njohim të gjithë këto gjëra? Pse duhen shitur si shkencë banalitete si këto?
Nëse ndalemi për një moment e merremi serozisht me çeshtjen, nuk është e vështirë të kuptojmë se edukimi zgjedhor nuk është banalitet, se çeshtja është më serioze dhe më e rëndësishme se ç’duket në vështrimin e parë.
Ndoshta sot, për ju, edukimi zgjedhor është kuriozitet. Ndoshta ju doni të njihni teknikat e votimit e të numërimit që ne përdorim. Ndoshta doni të dini si duhet të silleni në qendrën e votimit. Ndoshta doni të mësoni si të mbroheni nga hilet, ofertat e paligjshme dhe manipulimi.

Këto gjera, edukimi zgjedhor i realizon. Kjo është arsyeja e parë pse ne i kushtojme rëndësi, sepse dija zgjedhore nuk mund dhe nuk duhet të jetë kurrë privilegj i KQZ-së dhe i administratorëve të saj. Prandaj, mjafton të keni dëshirë të pyesni dhe KQZ-në do ta keni gjithmonë gati.
Dija zgjedhore ka vlerë kur ajo është dije popullore. Vetëm kur të gjithë njerëzit aktivë të shoqërisë dine dhe janë të aftë ta vënë në punë sistemin, dinë t’a menaxhojnë e t’a mbrojnë atë, edukimi zgjedhor jep rezultat dhe demokracia zhvillohet e shëndetshme.
Por edukimi zgjedhor nuk është vetëm njohje dhe zotërim i mekanizmit administrativ. Ne si KQZ jemi të prirur të shohim, sidomos tek studentët, administratorët e ardhshëm të zgjedhjeve. Ne kërkojmë kudo ku shkojmë njerëz të zot e të përgjegjshëm që t’i dalin zot ligjit dhe detyrës. Por ky është kuptimi i ngushtë i edukimit zgjedhor, ai që i përgjigjet “hallit” tonë, por që nuk përputhet tërësisht me “hallin” tuaj.

LEXO EDHE:  Trupi i pajetë në Korçë/ Policia jep detajet

Ajo që Ju, u duhet më shumë nuk është të mësoni si të bëheni administratorë zgjedhjesh, por të mësoni si ta ktheni votën në pushtet. Gjë që nuk është aq e thjeshtë, sepse ju kërkon së pari të mesoni si ta ktheni votën nga votë në zgjedhje dhe, pastaj, si ta shëndërroni zgjedhjen nga proces në pushtet.
Vota është pushteti juaj më i madh në shoqëri, i pakrahasueshem për nga efektet me pushtetin që ju vjen, p.sh. nga fakti se jeni studente të spikatur, apo me rreth të gjërë shoqëror, apo simpatikë a karizmatikë, apo të kamur. Të gjitha këto cilësi ju ndihmojnë të ecni përpara në jetë e të ndikoni me qëndrimet e vendimet tuaja jetët e njerëzve që ju rrijnë pranë.
Vota nga ana tjetër bën që ju të ndikoni me qëndrimet e vendimet tuaja jetët e tyre, por edhe të mijra të tjerëve që nuk i njihni, nuk i keni pranë dhe nuk i mendoni si të varur prej jush.
Fakti se ende mund të mos ta keni këtë vetëdije, nuk ju justifikon ta neglizhoni këtë pushtet. Vota është pushtet që zgjedhësit e kanë një ditë në katër vjet dhe që, po nuk e përdorën mençurisht, mund t’u sjellë dëm për më shumë se katër vjet.

Edukimi zgjedhor na mëson si të lexojmë ofertën zgjedhore, si ta përmirësojmë atë, që t’i përgjigjet nevojave të komunitetit tonë, si të orientohemi në pyllin e propagandës, kujt t’i besojmë, si të vëmë në provë besueshmeërinë e konkurrenteve, si të qëmtojmë zgjedhjen që na bën me shumë punë, si të imponojmë qëndrimin tonë, si të vëme në provë e si të kërkojmë llogari.
Por edukimi zgjedhor mund të jetë më shumë se kaq, mund të jetë leksioni juaj i parë i demokracisë, kauza politike fillestare, ushtrimi juaj i parë si politikanë, beteja juaj e parë.
Udhëheqesit politike nuk bien nga qielli. Ata dalin nga rradhët e qytetarëve aktivë e të përgjegjshëm për demokracinë. Ata dalin si njerëz që kuptojnë mekanizmin e demokracisë, që dijnë të kërkojnë, dinë të masin, dinë të formulojnë, dinë të besojnë, dinë të imponohen e dinë të përfaqësojnë.
Edukimi zgjedhor që ne duam e që promovojmë është ky i fundit, sepse ky është më i plotë, është më i thellë, më i qëndrueshëm, më rezultativ e më i dobishëm. Edukimi ynë zgjedhor ju fton të jeni fillimisht të vetëdijshëm, pastaj të përgjegjshëm, fillimisht kërkues pastaj kontribues, fillimisht zëdhënës, pastaj formulues, fillimisht të spikatur, pastaj përfaqësues.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Unioni gazetarëve thirrje qeverisë/ Tërhiq urgjentisht paketën “Antishpifje”

Publikuar

-

Nga

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë i ka bërë thirrje qeverisë të tërheqë menjwherw projektligjin e “Paketës Antishpifje”.

Në deklaratën për mediat thuhet se dy projektligjet, ai për transformimin e AMA-s në një agjenci censure dhe të AKEP-it në një agjenci përmbarimore për vendimet censuruese të AMA-s, përbëjnë një akt të paprecedent në botën demokratike.

Njoftimi i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë:

Kete thirrje e shperndan çdo anetar i UGSH

Unioni i Gazetareve Shqiptare bashkohet ne thirrjen:

Qeveri terhiq projektligjet e “Paketes Antishpifje”!

Gazetarët shqiptarë, mediat shqiptare, organizatat e medias dhe ato të shoqërisë civile i bëjnë thirrje qeverisë të tërheqë menjëherë dhe pa negociata dy projektligjet e prezantuara si “Paketa Antishpifje”; i bëjnë thirrje Qeverisë që të tërheqë urgjentisht këto projektligje.Organizatat vërejnë se dy projektligjet, ai për transformimin e AMA-s në një agjenci censure, dhe të AKEP-it në një agjenci përmbarimore për vendimet censuruese të AMA-s, përbëjnë një akt të paprecedent në botën demokratike.
Çështjet e etikës, të tilla si e drejta e përgjigjes ndaj një akuze, apo e drejta e dhënies së fjalës para publikimit të një akuze, në çdo vend demokratik trajtohen nga kodet e etikës dhe organet vetërregulluese të medias.
Çështje të luftës hibride, dizinformimit, financimit me para të pista të medias apo partive politike nga politika apo krimi i organizuar janë të tilla që duhet të hetohen nga organet ligjzbatuese në përputhje me ligjet dhe garancitë që ofrohen nga ligjet ekzistuese, të tilla si kodi penal apo kodi i procedurës penale.
Shqipëria ka ligje që rregullojnë çështjet kur media shkel të drejtat e të tjerëve dhe çdo ndërhyrje tjetër, përfshirë krijimin e një organi administrativ është krejtësisht i panevojshëm në një shoqëri demokratike.
Çështjet e shpifjes dhe fyerjes në Republikën e Shqipërisë dhe në çdo vend ku sundon shteti i së drejtës duhet të shqyrtohen vetëm dhe vetëm në gjykata si pushtet i pavarur. Tentativa për të zëvendësuar gjykatat me organe drejtpërsëdrejti në varësi të pushtetit politik përbën bazë për shkelje të rënda të të drejtave themelore të njeriut dhe mund të transformohet në një gur themeli për një regjim diktatorial.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Manjani për të prekurit nga tërmeti/ “Veç hallit që i ka zënë mbajnë në kurriz dhe talljen e shtetit”

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar me një status në rrjetet sociale, lidhur  me situatën nga tërmeti.

Sipas Manjanit, me këto ritme që po ecën qeveria për strehimin e banorëve, mbase vetëm dimrin tjetër mund të zgjidhet ndonjë gjë, pasi sipas tij, vetë konferenca e donatorëve që do të mbahet në janar, ka procedurat e veta deri sa parat të kalojnë  në borde e projekte.

Postimi i plotë:

Ushqehemi me lugë bosh.
=========
Kush ka mbetur pa shtëpi e pa ushqim nga tërmeti, të mos mërzitet fare. Opozita dhe media, gjithashtu të mos shqetësohen fare!

LEXO EDHE:  Tentoi të vrasë 48-vjeçarin në Korçë/ Autori vetëdorëzohet në polici

LEXO EDHE:  Lëkundje të forta/ Tërmeti godet sërish Korçën

Ja, nga fundi i janarit do mblidhen donatorët. Pastaj Kryeministri mbushet me energji.

Në ardhtë ndonjë para (që kurrë nuk do jenë aq sa kemi nevojë), jalla nga maji-qershori mund të vijë. Sa të kalojë nëpër borde e vendime e projekte e më the e të thashë, iku dimri….

Ja ku dolëm më të fortë nga tërmeti!!!

Mbase bëhet ndonjë gjë që dimrin tjetër të zgjidhet ndonjë gjë… Ky dimër iku!

Pfffffffff.
Mjer ata që kanë hall, se përceç hallit që i ka zënë mbajnë në kurriz dhe talljen e shtetit!

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Grupet e kërkim-shpëtimit s’kishin pajisje”/ Çako: Kush i fyen s’është shqiptar

Publikuar

-

Nga

Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako foli ditën e sotme lidhur me akuzat se forcat e ndërhyrjes nuk kishin pajisjet e duhura për emergjencën civile që u krijua pas tërmetit të 26 nëntorit.

Çako deklaroi në “Ora News” se të gjitha strukturat kanë përdorur pajisjet që kanë pasur, ndërsa theksoi se kush fyen punën dhe kontributin e grupeve të kërkim-shpëtimit nuk është shqiptar.

“Nuk është e vërtetë që forcat e mbrojtjes nga zjarri kanë qenë pa kokore, pa mjete. Le t’i kthejnë pamjet filmike dhe të gjithë kontributin e këtyre njerëzve. Kanë qenë 38 jetë njerëzish që u shpëtuan nga këto forca. Ato kanë qenë po kaq aktive sa edhe heronj. Kush fyen dhe përbuz punën dhe kontributin e tyre, jo vetëm që nuk është shqiptar, por nuk është as realist, nuk ka as dashamirësinë më minimale”, tha Çako./ CNA.al

LEXO TE PLOTE