Connect with Us

Kërcënimi i Tedi Blushit/ Presidenca letër prokurorisë

Kronika

Kërcënimi i Tedi Blushit/ Presidenca letër prokurorisë

Publikuar

-

Një ditë pasi presidenti Ilir Meta pohoi se zëdhënësi i tij Tedi Blushi është kërcënuar dhe shtanzhuar nga një zyrtar i një prej ambasadave shqiptare, mësohet se Presidenca ka bërë lëvizjen e radhës.

Sipas News 24, Presidenca i ka nisur një letër Prokurorisë së Tiranës, ku kërkon të hetohet shantazhi ndaj Tedi Blushit.

Në shkresën drejtuar Prokurorisë, Presidenca kërkon të verifikohet telefonata.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksidenti tragjik në Itali/ Humb jetën një emigrant shqiptar

Publikuar

-

Nga

Një emigrant shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në Itali.

Aksident ndodhi  dje në Moncalvo ku dy automjete, një “Audi” dhe një “Punto”, janë përplasur me njëra-tjetrën në Valle San Giovanni.

Viktimë ka mbetur 53-vjeçarin shqiptar Telo Kurti i cili ka gjetur vdekjen në vend.

Kurti ishte rezident në rrugën “Mazza” në Ottiglio dhe punonte si murator.

Mediat italiane shkruajnë se ai la pas bashkëshorten Ismete dhe fëmijët Fatima dhe Andi, 27 vjeç, që javën e shkuar kishte marrë nënshtetësinë italiane./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Grabitje me armë/ Vritet pronari i hotelit, plagoset rëndë djali

Publikuar

-

Nga

Pronari i një hoteli në Buenos Aires, ka mbetur i vrarë gjatë një grabitje me armë ndërsa u plagos rëndë dhe djali i tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës lokale 11:00 të shtunë, ku dy burra me motoçikleta, kanë tentuar të vjedhin bagazhet e dy turistëve britanik, para hotelit të 50-vjeçarit.

Nuk dihet nëse turistët ishin viktima të rastit apo ishin ndjekur nga hajdutët që në aeroport. Ndërkaq, policia është vënë në kërkim të autorëve, të cilët u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Sulmet nga grabitësit me motoçikleta, të njohur si motochorros, nuk janë të rralla në Buenos Aires./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Qarkullonte me armë zjarri me vete/ Arrestohet 45-vjeçari në Fier

Publikuar

-

Nga

Një person është vënë në pranga në Fier ditën e sotme në sajë të operacionit policor të koduar “Mbrostari”.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri me vete, blutë kanë ushtruar kontroll në automjetin tip “Audi” që drejtohej nga shtetasi D.S. në vendin e quajtur “Ura e Mbrostarit”.

Gjatë kontrollit të automjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe 1 krehër me 12 fishekë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D.S., 45 vjeç, banues në Vlorë.

Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE