Connect with Us

Kallëzimi i Metës ndaj Dvoranit/ Krimet e Rënda “lajnë duart”, ia kalojnë Prokurorisë së Tiranës

Politikë

Kallëzimi i Metës ndaj Dvoranit/ Krimet e Rënda “lajnë duart”, ia kalojnë Prokurorisë së Tiranës

Publikuar

-

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shpallur moskompetencën për hetimin e akuzave të ngritura nga  Presidenti Ilir Meta në drejtim të kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Sipas News 24, Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku e ka shqyrtuar padinë e Presidentit Meta dhe ia ka kaluar Prokurorisë së Tiranës për të vendosur nëse do të nisë apo jo hetimet.

LEXO EDHE:  Shpëtim Nazarko flet për deklaratat e Blushit/ Meta s’ka fuqi të ndikojë mbi Ramën!

Mësohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dorëzuar kallëzimin penal pranë Prokurorisë së Tiranës, e cila sipas Krimeve të Rënda, është kompetente për hetimin e dy veprave penale për të cilat Dvorani është akuzuar dhe kallëzuar nga Meta.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Grupet e kërkim-shpëtimit s’kishin pajisje”/ Çako: Kush i fyen s’është shqiptar

Publikuar

-

Nga

Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako foli ditën e sotme lidhur me akuzat se forcat e ndërhyrjes nuk kishin pajisjet e duhura për emergjencën civile që u krijua pas tërmetit të 26 nëntorit.

Çako deklaroi në “Ora News” se të gjitha strukturat kanë përdorur pajisjet që kanë pasur, ndërsa theksoi se kush fyen punën dhe kontributin e grupeve të kërkim-shpëtimit nuk është shqiptar.

“Nuk është e vërtetë që forcat e mbrojtjes nga zjarri kanë qenë pa kokore, pa mjete. Le t’i kthejnë pamjet filmike dhe të gjithë kontributin e këtyre njerëzve. Kanë qenë 38 jetë njerëzish që u shpëtuan nga këto forca. Ato kanë qenë po kaq aktive sa edhe heronj. Kush fyen dhe përbuz punën dhe kontributin e tyre, jo vetëm që nuk është shqiptar, por nuk është as realist, nuk ka as dashamirësinë më minimale”, tha Çako./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Opozita inekzistente”/ Bardhi-Ramës: Shpike edhe fejesën e djalit për t’u viktimizuar

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi i është përgjigjur pak momente më parë videomesazhit të kryeministrit Edi Rama, i cili tha se opozita është inekzistente në punën e saj.

Bardhi deklaron se Rama po bën show mbi tragjedinë e 26 Nëntorit, teksa e akuzon se po përpiqet të mbulojë paaftësinë, papërgjegjshmërinë dhe abuzimin e qeverisë së tij me propagandë të shëmtuar kundër opozitës.

“Për fatin e keq të Shqipërisë dhe qytetarëve të prekur nga tërmeti, këto 3 javë provuan se vendi drejtohet nga një kryeministër i dështuar. Edi Rama dështoi të menaxhojë situatën pas tërmetit, dështoi t’u japë qytetarëve sigurinë për banesat e tyre, dështoi të mbrojë interesin publik, duke mbrojtur paturpësisht 150 milionë dollarë që u jep oligarkëve për koncesionet korruptive të firmosura prej qeverisë se tij.

Dëshmi e dështimit të Edi Ramës është edhe përgjegjësia direkte për vdjekjen e 24 qytetarëve në pallatet e shpallura të pabanueshme në Thumanë pas tërmetit të 21 Shatorit, për të cilët nuk mori asnjë masë për ti strehuar, duke i lënë në mëshirën e fatit.

LEXO EDHE:  Bregu: Ardhja e PD në pushtet me alternativë serioze, jo duke shpresuar në ndarjen Rama-Meta

LEXO EDHE:  Dëmi 5.9 mln lekë/KLSH kallëzon ish-drejtorin dhe 3 ish-zyrtarë të ALUIZNI-t

Dështimi më i madh i Edi Ramës është se nuk shndërroi dot Partinë Demokratike dhe opozitën në fasadën e pushtetit të tij të korruptuar dhe të kriminalizuar. Ai e ka të lidhur fatin me Vangjush Dakon dhe Arben Ahmetajn, ndërsa ne me qytetarët shqiptarë”, shkruan demokrati në rrjetet sociale.

Gjithashtu Bardhi përmend Kristi Reçin, viktimën e tërmetit, që Rama e cilësoi si të fejuarën e djalit të tij Gregorit gjatë një interviste në një media italiane.

“Ne nuk përfituam politikisht nga tragjedia, ne nuk u tallëm me viktimat dhe as nuk i përdorëm të prekurit nga tërmeti, siç po përpiqet prej ditës së parë, Edi Rama, i cili shpiku edhe fejesën e të birit për t’u viktimizuar para shqiptarëve që ia kanë hequr vizën me kohë”, thekson ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pezullimi i Malajt nga detyra/ Zbardhen arsyet që çuan në këtë vendim

Publikuar

-

Nga

Zbardhet vendimi i shkarkimit të Arben Malajt nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Në mungesë të kryeministrit Edi Rama, vendimi është firmosur nga Erjon Braçe, zv/kryeministër. Ky vendim i është propozuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Arsye kryesore për pezullimin e Malajt nga detyra janë bërë qëndrimet e shprehura prej tij, të cilat kanë cënuar integritetin që kërkon pozicioni në Bankën e Shqipërisë.

“Duke marrë në konsideratë dhe duke e vlerësuar kërkesën e Kuvendit, daljet dhe prononcimet publike të z. Arben Malaj për tema thellësisht politike, të cilat kanë qenë të vazhdueshme edhe gjatë periudhës zgjedhore për zgjedhjet lokale të datës 30 qershor, si dhe duke u bazuar në dispozitën ligjore të përmendur më sipër, Këshilli i Ministrave ka vendosur që z. Arben Malaj, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, të pezullohet nga kjo detyrë. Këshilli i Ministrave i propozon Kuvendit të Republikës së Shqipërisë shkarkimin e z Arben Malaj nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”, thuhet në vendim./CNA.al

LEXO TE PLOTE