Connect with Us

Horoskopi i ditës, 22 nëntor 2019

Sociale

Horoskopi i ditës, 22 nëntor 2019

Publikuar

-

DASHI 21. mars – 20. prill

Asgjë e keqe nuk ka për te ndodhur sot ne jetën tuaj ne çift megjithatë duhet te tregoheni te matur me ndonjë fjale qe do thoni ne mbrëmje. Duajeni partnerin siç ai ju do. Beqaret duhet t’i marrin me seriozisht ftesat qe do iu bëhen sepse po nuk e bene kane për te humbur mundësi te shkëlqyera. Për financat duhet te këshilloheni me familjaret tuaj sepse vete mund te gaboni.

DEMI 21. prill – 21. maj

Gjate kësaj dite mund te jeni me humor shume te keq dhe kjo gjë do ju shtyje te thoni gjera te pamenduara. Ne disa momente mundet edhe ta lëndoni partnerin. Për beqaret do jete një dite e favorshme, vetëm se ata duhet t’i bëjnë sytë katër ne çdo moment. Financat do fillojnë te stabilizohen disi dhe do ndiheni shume me te qete kur te kryeni shpenzimet e nevojshme.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Do keqkuptoheni me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe shpesh do debatoni ashpër me te. Ne fakt qëllimet i keni te njëjta, por thjesht nuk po merreni vesh. Beqaret do kenë vështirësi te njëpasnjëshme për te afruar pas vetes personin qe pëlqejnë. Jeta për ta nuk do jete aspak siç e kane ëndërruar. Financat do mundoheni t’i menaxhoni me kujdes dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Ju çiftet nuk do e përmbani dot veten sot dhe shpesh do bëni skena xhelozie. Marrëdhënia juaj nuk do jete e bukur si me pare dhe mund te humbisni besimin tek njeri-tjetri. Beqaret do jene si ne ajër dhe as qe do e kenë mendjen për te joshur. Për ta nuk ka ardhur ende koha e duhur. Saturni do ju ndihmoje pafundësisht me financat dhe situata ka për te qene e kënaqshme.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Gjate kësaj dite planetët do ju bëjnë me te duruar me partnerin dhe do ju nxitin te tregoheni me te ëmbël me te. Marrëdhënia ne çift ka për te qene e ngrohte. Beqaret duhet t’iu kushtojnë vëmendje gjithë kohës personave qe do ju vërtiten sepse ndonjëri mund te jete i duhuri. Sektori i financave do jete gjithë kohës i mbrojtur dhe nuk do keni asnjë lloj problemi ne këtë fushe.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Dite pasionante dhe e mbushur me emocione te fuqishme ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Mes jush dhe partnerit nuk ka për te ndodhur as problemi me i vogël. Beqaret me mire le te presin edhe pak dite pasi mundësi me te mira do ju shfaqen. Financat nuk do jene te këqija, kështu qe me pak menaxhim me te mire mund te arrini te kryeni çdo investim.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Jeta juaj ne çift do jete shume e ngrohte dhe e animuar sot. Ne çdo moment do buzëqeshni, do argëtoheni dhe sytë do kenë shkëlqim vezullues. Beqaret duhet t’i marrin gjerat me seriozisht dhe nuk duhet te neglizhojnë ftesat qe do ju bëhen. Yjet do e favorizojnë sektorin e financave kështu qe buxheti do ekuilibrohet edhe me para nga sa mund te kishin imagjinuar.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Jeta juaj ne çift do jete shume e trazuar sot. Ne shume momente do keni debate te forta me partnerin dhe nuk do doni te toleroni për asgjë. Beqaret duhet t’i shprehin me tepër ndjenjat e tyre sepse vetëm ashtu mund ta afrojnë pas vetes atë qe pëlqejnë. Buxhetin do ju duhet ta menaxhoni me më shume përkujdes dhe përpikmëri ne mënyrë qe situata te mbetet e kënaqshme.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Jeta juaj ne çift do pësojë ndryshime shume pozitive sot. Do jeni me te vetëdijshëm për gabimet qe keni bere dhe do gjeni mënyrat e duhura për ta ndryshuar për mire situatën. Beqaret do mund te realizojnë takime shume interesante te cilat mund t’ua ndryshojnë rrjedhën e jetës me shpejt nga sa ata mendojnë. Me financat do keni goxha vështirësi dhe me zor do e kaloni ditën.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Partneri do ju përkëdhelë gjithë kohës sot ju te dashuruarve dhe do ju beje ta harroni te shkuarën delikate. Buzëqeshja do ju rikthehet dhe zemra do rrahe fort si dikur. Beqaret do jene te gatshëm te bëjnë gjithçka vetëm qe ta ndryshojnë sa me pare statusin e tyre dhe yjet sot do ua plotësojnë dëshirat. Me shpenzimet mos e teproni nëse nuk doni qe gjendja te filloje te tronditet.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Gjate kësaj dite do keni tendence t’i merrni gjerat shtruar dhe kjo ne fakt do ju çojë ne rrugën e duhur. Ne mbrëmje marrëdhënia me partnerin do jete fantastike. Beqaret do ndihen shume te lumtur nga takimet qe do realizojnë dhe jeta do ju ndryshoje rrënjësisht. Ne planin financiar do ju mbështesë fort Jupiteri dhe situata do vendoset nen kontroll me pare nga sa mendonit.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Ka rrezik t’iu dalin probleme serioze sot ne jetën tuaj ne çift dhe kjo do ju brengose pafund. Nuk do merreni vesh për asgjë me njeri-tjetrin dhe debatet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret duhet te tregohen te duruar qe ta gjejnë personin e duhur pasi po u nxituan do gabojnë. Gjendja e financave do vazhdoje te jete e trazuar, megjithatë me pak menaxhim dhe maturi gjithçka do stabilizohet.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Tërmeti nuk kursen as Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve/ Ekspertët izraelitë mbërrijnë në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Tërmeti i 26 nëntorit nuk ka kursyer as Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve në Tiranë.

Lidhur me këtë, gjatë ditës së sotme kanë mbërritur një grup ekspertësh nga Izareli, të cilët inspektuan nga afër dëmtimet që ka pësuar ndërtesa.

Teksa foli për mediat, një nga ekspertët, dha garanci për ndërtesën duke u shprehur se struktura nuk është dëmtuar.

Ndërkohë pas inspektimit Baba Mondi i falenderoi grupin e izraelitëve për ndihmën e dhënë gjatë këtyre ditëve të vështira për Shqipërinë.

“Bektashinjte kanë qenë pro mirësisë njerëzore. Mirnjohje për ju, falenderoj edhe qeverinë e Izraelit. Ku në këtë rast po na ndihmon për dëmtimet në shtëpitë, tona. Zoti ju bekoftë për mirësitë që po bëni. ” tha Baba Mondi.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 18 nëntor 2019

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 11 tetor 2017

“Së pari në vijmë nga Izraelit dhe shkojmë në të gjithë vendet që kanë nevojë. E dyta është se për dashuria që kemi për popullin shqiptarë, për mbrojtjen që na ka dhënë, nuk do ta harrojmë, gjyshja ime ka qenë e holokaustit, unë jam nipi i saj. Ka shumë si unë që ua kena borxh etën për njerëz si ju  që i ka mbrojtur. Meqë na bashkon feja që besojmë në një zot që e do jetën dhe të mirën e të gjithë njerëzimin. ” është shprehur njëri nga inspektorët izraelit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Dëmet nga tërmeti/ 40 objekte të pabanueshme në Vorë, vijon inspektimi

Publikuar

-

Nga

Në Bashkinë e Vorës, ka vijuar edhe sot puna për inspektimin e banesave të cilat u dëmtuan nga lëkundjet e tërmetit të 26 nëntorit.

Katër grupe inxhinierësh ndodhen në terren duke inspektuar ccdo godinë të dëmtuar.

Në përbërje të këtyre grupeve, krahas inxhinierëve të Institutit të Ndërtimit, janë edhe inxhinierë të ardhur nga Rumania.

Vora, Kodër-Vorë dhe Marqinet, janë zonat e para ku ka nisur ky proces, pasi janë edhe zonat që kanë numrin më të madh të godinave.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 11 tetor 2017

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 6 qershor 2019

Deri më tani janë inspektuar rreth 90 godina, nga të cilat 18 prej tyre janë godina arsimore. 40 objekte janë shpallur të pabanueshme, pas vlerësimeve të bëra nga ana e inxhinierëve, si dhe dy shkolla./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Informohu shpejt dhe thjesht/ Dy aplikacionet e lajmeve në telefonin tuaj

Publikuar

-

Nga

Agjencia e Lajmeve CNA.al (City News Albania) ju ofron mundësinë e një navigimi më të shpejtë dhe praktik në internet, për t’u informuar në kohë reale mbi të rejat më të fundit.
Në vend që të shkoni ju tek informacioni duke kërkuar nëpër browser-a, tani mund të vijë informacioni tek ju!

Falë dy aplikacioneve të reja që mund të shkarkoni në celularin tuaj IOS dhe Android, CNA.al (City News Albania) ju ofron mundësinë për të kursyer kohë e megjithatë, për t’u informuar i pari mbi vendin, botën, rajonin, sportin, show bizz-in si edhe për të pasuruar njohuritë juaja me anë të blogut tonë.
Nëse keni një telefon Android, për të regjistruar aplikacionin e CNA.al, klikoni linkun:

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 6 qershor 2019

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 18 nëntor 2019

https://play.google.com/store/apps/details?id=al.codeit.cna.

Ndërsa për të regjistruar aplikacionin e CNA.al në IOS, klikoni linkun:

https://apps.apple.com/al/app/cna-city-news-albania/id1483498279

CNA.al operon prej disa vitesh në tregun mediatik shqiptar, duke sjellë për ju një gamë të gjërë informacionesh, informim profesional, të paanshëm dhe të saktë.

LEXO TE PLOTE