Connect with Us

Helmohen nxënësit në Golem/ Me urgjencë në spital

Kronika

Helmohen nxënësit në Golem/ Me urgjencë në spital

Publikuar

-

Disa nxënës të një shkolle në Golem kanë shfaqur shenja helmimi.

Mësohet se nxënësit janë dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit të Kavajës. Ndërkohë dyshohet se helmimi i nxënësve ka ardhur si pasojë e gazit të një bombole.

Nuk dihen ende detaje dhe rrathana rreth ngjarjes, ndërkohë që 5 nxënësit ndodhen nën kujdesin e mjekëve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Në kërkim për vrasje/ Publikohen foto dhe emrat e tre të rrezikshmëve të radhës

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit vijon të publikojë emrat dhe fotot e peronave me rrezikshmëri, të cilët janë shpallur në kërkim për vepra të rënda penale .

Ditën e sotme policia ka bërë publike emrat e tre personave, të cilët rezultojnë të dënuar me 25 vite heqje lirie për vrasje, dhe që do të jenë objekt i punës së Njësisë së Kërkimit.

Bëhet fjalë për shtetasit: Pjetër Pacani, Jak Gjini dhe Besmir Xhebexhia.

Pjetër Pacani, në datën 18 janar 2011, pranë një karburanti në autostradën Lezhë-Tiranë, shtetasi Pjetër Pacani ka vrarë me armë zjarri shtetasit N. Z. dhe V. Gj.

Gjykata e Rrethit Tiranë e ka dënuar me 25 vite burg, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Jak Gjini, në datën 30 gusht 2003, në fshatin Tresh, Lezhë, shtetasi Jak Gjini ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta, shtetasin P. B. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 25 vite burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Besmir Xhebexhia, në datën 22.07.2000,  Besmir Xhebexhia ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta, vëllezërit A. N. dhe R. N. dhe ka plagosur rëndë duke i këputur krahun e djathtë, shtetasin H. N.  Besmir Xhebexhia është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, me 25 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”.

LEXO TE PLOTE

Kronika

I vendosën eksploziv poshtë makinës pak orë para ndeshjes/ Suad Liçi: Krimi të qëndrojë larg sportit

Publikuar

-

Nga

Administratori i Vllaznisë, Suad Lici, të cilit iu vendos një pako e dyshimtë poshtë mjetit, në një prononcim për gazetarët, nga Shkodra, tha se nuk ka konflikte me askënd.

Po ashtu ai theksoi se nëse bëhet fjalë për çështje sporti, krimi duhet të rrijë larg tij, ndërsa shtoi se ai do të vijojë detyrën e tij në këtë klub sportiv.

“Nëse ka pasur probleme me sportin, jam sqaruar. Ja lë në dorë organeve kompetente që të zbardhin ngjarjen. Nuk më tremb jo ngjarje. Do vazhdoj me aktivitetin tim. Nëse është marrëdhënie me sportin, mendoj se njerëzit, çdo strukturë kriminale, duhet të rrijë larg sportit. Pasi ky qytet ka nevojë për shumë gjëra. Jam njeri i lirë dhe pas kësaj ngjarje”, është shprehur Liçi.

Kujtojmë këtu se ngjarja ndodhi vetëm pak orë para ndeshjes me Teutën.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Eksplozivi poshtë makinës së administratorit të Vllaznisë/ Policia jep detajet

Publikuar

-

Nga

Mëngjesin e sotëm një pako, në të cilën dyshohet se ka lëndë eksplozive është gjetur poshtë makinës së administratorit të ekipit të Vllaznisë, Suad Liçi.

Ndërkohë, në lidhje me ngjarjen në fjalë ka ardhur edhe reagimi zyrtar I Policisë së Shkodrës.

“Më datë 16.02.2020, rreth orës 08:56, shtetasi S. L. 46 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër ka njoftuar Sallën e Drejtimit në DVP Shkodër, se poshtë mjetit të tij tip Benz, ka konstatuar një pako të mbështjellë me letër natriban ku dyshohet se mund të ketë lëndë plasëse.
Në vend ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO TE PLOTE