Connect with Us

Eksperti rus jep alarmin/ Prisni sulme “katastrofike” kibernetike në internet

Blog

Eksperti rus jep alarmin/ Prisni sulme “katastrofike” kibernetike në internet

Publikuar

-

Nga Nicholas Vinocur “Politico.eu”

* Lufta kibernetike, mund të bëhet së shpejti një realitet për miliona njerëz. Sipas Eugjen Kasperskit, sipërmarrësi rus i një kompanie softuerësh antivirus që mban emrin e tij, sulme katastrofike në infrastrukturën jetike në internet, do të ndodhin në një të ardhme të afërt.

Ato mund të shmangen, vetëm nëse qeveritë arrijnë të bien dakord për rregullat e angazhimit një rrjet për të kufizuar dëmin. “Ne jemi me shumë fat, që nuk po pësojmë shumë sulme në internet në infrastrukturën më jetike”- tha Kasperski për “Politico” në kuadër të Forumit të Paqes në Paris.

“Kur ato të ndodhin – dhe kjo është vetëm një çështje kohe – do të jetë një sulm vërtet i dhimbshëm. Dhe unë mendoj se nuk do të kemi asnjë mundësi tjetër, përveçse që vendet të bien dakord të bashkëpunojnë midis tyre”- thekson ai.

Kasperski, është një nga dhjetëra ekspertët e njohur në fushën e sigurisë kibernatike, që kanë mbështetur të ashtuquajturën thirrje të Parisit për besim dhe siguri në hapësirën kibernetike. Ky është një angazhim jo-detyrues, i prezantuar që në vitin 2018, dhe që synon de-përshkallëzimin e konfliktit në hapësirën kibernetike, dhe vendosjen e disa rregullave të qarta ndërkombëtare të operimit në këtë fushë.

E mbështetur nga presidenti francez Emanuel Makron, nisma ka aktualisht mbështetjen e 74 vendeve dhe 607 kompanive nga 60 vende. Por asnjë nga fuqitë e sotme kibernetike – Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Rusia – nuk janë bërë ende zyrtarisht pjesë e kësaj nisme, çka ka nxitur kritikët ta shpërfillin këtë nismë, si një retorikë që ngjall simpati, por që ka pak ndikim në realitet.

Kasperski, produktet e kompanisë të të cilit u ndaluan nga të gjitha departamentet e qeverisë amerikane në vitin 2017, e pranoi sfidën e vendosjes së normave pa superfuqitë mbi krye, në një botë ku veprimi shumëpalësh, dukej se ishte në zhdukje e sipër.

E megjithatë, drejtori i përgjithshëm, kompania e të cilit është vënë nën presionin edhe të Bashkimit Evropian, me qeverinë hollandeze që ka ndaluar përdorimin e produkteve të saj në rrjetet qeveritare, thotë që mungesa e ndonjë veprimi konkret, do të ishte diçka e pafalshme në një kohë kur numri i sulmeve kibernetike po rritet me shpejtësi.

“Ajo që po shohim, është rritja e sulmeve dashakeqe”- thotë Kasperski, që ka ngritur në Zvicër një “Qendër të Transparencës”, për t’i lejuar që të gjithë  njerëzit të inspektojnë kodin e tij burimor, dhe i ruan të gjitha të dhënat evropiane në Evropë.

LEXO EDHE:  14-28 Tetor 1962/ Kur Kriza e Raketave Kubane, e çoi botën në prag të luftës bërthamore

“Kësisoj, tani mbledhim çdo ditë 300-400 mijë skedarë të rinj sulmesh dashakeqe. Kjo do të thotë që në 3 ditë, mbledhim mbi 1 milionë të ditë. Çdo ditë ka 300-400 mijë sulme të reja kibernetike, një shifër që nuk e kemi hasur kurrë më parë”- thekson ai.

Duke vlerësuar se më shumë “gjysmë milioni” njerëz në të gjithë botën, mund të jenë aktualisht të punësuar në biznesin e krimit kibernetik – nga hakerat e pavarur, deri te ushtritë profesioniste të marrë me qira nga shtetet – eksperti rus thekson se sulmet kibernetike, po bëhen gjithnjë e më të sofistikuara, dhe të pamëshirshme.

“Në botë ekzistojnë sot shumë banda kriminale, që janë në gjendje të ndërmarrion sulme mjaft të ndërlikuara ndaj infrastrukturës kibernetike. Ato mund të sulmojnë dhe hakerojnë kompjutera që menaxhojnë sistemet fizike”-vijon më tej eksperti rus.

“Shumë prej hakerave punojnë si kontraktorë, dhe shumica prej tyre nuk kanë asnjë lloj skrupulli moral. Ata hakerojnë sistemet kibenerike nëpër spitale. Ata e bëjnë këtë, duke ditur shumë mirë se çfarë janë duke bërë. Dinë mirë dhe pasojat fatale që mund të shkaktojën,por kjo i ndal ata”- shtoi ai.

Duke analizuar gjuhët që analistët e kompanisë së tij i kanë gjurmuar në sulmet në internet, Kasperski shprehet e hakerat “e rinj dhe ata deri në nivelin e mesëm” janë kinezë, spanjollë, portugezë, rusë, anglezë ose turq. Por kur është fjala për “krimin kibernetik tejet profesional, bandat më të avancuara kriminale janë të gjitha rusisht-folëse”- tha ai.

Ndërsa bëri thirrje për një bashkëpunim më të madh ndërkombëtar, ai shprehu shqetësimin

se ajo që vërehet është tendenca e kundërt. “Mjerisht, çështja e fundit mbi të cilin ka pasur një bashkëpunimit të madh ndërkombëtar, ishte ajo e “Carbanak” në vitin 2015.

Në hetimet mbi atë rast u përfshinë Europol, policia kibernetike ruse dhe FBI-ja amerikane. Dhe ai bashkëpunim, solli rezultate konkrete. Madje shumë rezultate. ”Druaj se kjo nuk po ndodh më. Prandaj, thirrja e Parisit është një nismë shumë i mirë. Bota po përpiqet ta ringjallë këtë bashkëpunim”- përfundoi ai./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

E rrallë në Rusi/ Shkencëtarët gjejnë qenin 18,000 vjeçar të ngrirë në akuj

Publikuar

-

Nga

Shkencëtarët rusë nxorën së fundmi në pah ekzistencën e një qenushi parahistorik, që besohet të jetë 18,000 vjeç.

Qeni është gjetur në një zonë të ngrirë në Lindje të vendit.
Ky qen është zbuluar vitin e kaluar nën një grumbull balte të ngrirë pranë qytetit lindor Yakutsk. Qenushi është ruajtur jashtëzakonisht mirë, ka qime, dhëmbë, mustaqe dhe qerpikë ende të paprekura.

“Ky qenush i ka të gjitha gjymtyrët, leshterikun, madje edhe mustaqet. Hunda është e dukshme. Ka dhëmbë. Për shkak të disa të dhënave është bërë i mundur përcaktimi i gjinisë, qenushi është mashkull”, tha Nikolai Androsov, drejtor i muzeut privat të Botës Veriore ku ruhen eshtrat.

Fjalimin e mbajti në prezantimin e bërë në Muzeun Mammoth të Yakutsk, muze ky i specializuar për ekzemplarët antikë.
Me të zbuluar qenushin, shkencëtarët nga Qendra e Palaeogjenetikës me qendër në Stokholm, morën një pjesë të eshtrave për të studiuar ADN-në, gjë që përcaktoi moshën 18,000 vjeçare të qenit.

LEXO EDHE:  14-28 Tetor 1962/ Kur Kriza e Raketave Kubane, e çoi botën në prag të luftës bërthamore

LEXO EDHE:  Politikanët të shpëtojnë botën nga ndryshimet klimatike

Vitet e fundit, Territori lindor i Rusisë ka siguruar shumë pasuri për shkencëtarët që studiojnë mbetjet e kafshëve antike. Ndërsa akulli i prekur nga ndryshimi i klimës shkrihet, gjithnjë e më shumë pjesë të mamuthëve të leshtë, qenve dhe kafshëve të tjera parahistorike po zbulohen. Shpesh zbuluesit nuk janë shkencëtarët por gjahtarët mamoshë ata që i zbulojnë.

Fakti që një nga arsyet e gjetjes së kafshëve prehistorike nën akullnaja është ngrohja globale përbën një problematikë masive, e cila shkon përtej studimit të mbetjeve të gjetura./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse NATO është ende thelbësore për paqen në botë

Publikuar

-

Nga

Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”

Për mendjet e përqëndruara, nuk ka gjë më negative sesa kërcënimi nga Armagedoni bërthamor. Kjo ishte të paktën e vërtetë për NATO-n, gjatë dekadave që pasuan themelimin e saj në vitin 1949. Gjatë Luftës së Ftohtë, aleanca kishte një qëllim të përbashkët (mbrojtjen kolektive), një hapësirë të përbashkët (Atlantikun e Veriut), dhe një kundërshtar të përbashkët (Bashkimin Sovjetik).
Parimet ishin të thjeshta. Të tilla ishin edhe në vitin 1989, pasi ra Muri i Berlinit, dhe kur shtetet e Evropën Qendrore dhe Lindore iu bashkuan aleancës. Megjithatë më 3 dhjetor 2019, kur udhëheqësit e saj u mblodhën në Londër, për të kremtuar 70-vjetorin e lindjes së NATO-s, u shtruan pikëpyetje të mëdha mbi të ardhmen e saj.
Madje Emanuel Makron, e shpalli NATO-n “klinikisht të vdekur”, gjatë një interviste që tha për “The Economist” muajin e kaluar. Deklaratat e tij synonin të provokonin, dhe në këtë aspekt pati sukses. Atlantistët e tronditur nga Uashingtoni në Varshavë, e kritikuan papërgjegjshmërinë e një qasje të tillë.
“Ky nuk është këndvështrimi im i bashkëpunimit në NATO”- deklaroi Angela Merkel. Rexhep Tajip Erdogan ishte më pak diplomatik. Presidenti turk, tha se ishte Makron ai që kishte pësuar “një vdekje klinike”. Ndërkohë presidenti amerikan Donald Trump, i quajti “fyese” komentet
e Makron.
Është e vërtetë:gjuha e presidentit francez ishte shumë e ashpër. Neni 5 i traktatit të NATO-s, mbi mbrojtjen kolektive, bazohet në parimin se një sulm ndaj njërit prej anëtarëve, është një sulm ndaj të gjithëve. Në këndvështrimi komod i Parisit, kjo gjë mund të duket si abstrakte.
Por në skajet lindore të Evropës, ai nen është shumë domethënës.
Vizitoni për pak ditë vendet e Balltikut, që po vëzhgojnë me nervozizëm ndërtimin e pozicioneve të reja ushtarake në enklavën ruse të Kaliningradit. Aty Neni 5, nënkupton ndryshimin midis sovranitetit paqësor, dhe luftës hibride që Rusia ka zhvilluar në Ukrainë dhe Gjeorgji.
Por ndërhyrja e Makronit, nuk ishte tërësisht e pajustifikuar. Në nivelin intelektual dhe strategjik, NATO në mos ka vdekur, është dukshëm në agoni. Nëse misioni i saj është të mbrojë Perëndimin nga Rusia, atëherë pse Turqia po ble sistemet ruse të mbrojtjes, dhe me bekimin e heshtur të SHBA-së, po lufton tani kurdët në Sirinë Veriore, bashkë me trupat ruse?
Nëse misioni i NATO-s, është të garantojë sigurinë, pse Trumpi ka sugjeruar që SHBA-ja të mos ndërhyjë për të mbrojtur anëtarët më të vegjël të aleancës, siç është për shembull Mali i Zi? Nëse misioni i saj është të kundërbalancojë fuqitë jo-perëndimore, pse vetë Makron deklaroi kohët e fundit se “armiku ynë i përbashkët është terrorizmi”?
Përplasjet dhe përçarjet janë të shumta. NATO ka dështuar të ndërtojë një kulturë të përbashkët strategjike, ka shmangur debatet e mëdha mbi të ardhmen e saj, dhe e ka nënçmuar mendimin e opinionit publik. Por në veprim, janë edhe shumë forca të tjera të mëdha.
Në horizont, po shfaqet një rend i ri shumëpolar botëror, në të cilin interesat dhe përparësitë e anëtarëve të NATO-s, nuk janë më dhe aq të njëjta sa dikur. Evropianët e marrin shpesh si të mirëqenë mbrojtjen nga aleanca, edhe kur flirtojnë me fuqitë e jashtme. Të njëjtët udhëheqës gjermanë që kritikuan komentet e Makron, janë duke e ftuar me entuziazëm kompaninë kineze Huauei të instalojë rrjetin e tij të ri celular 5G.
Sulmet e SHBA-së ndaj aleatëve të saj, kontrastojnë shumë me frikën nga rritja e Kinës, një tendencë që nuk do të marrë fund me presidencën Trump. Makron veçoi me të drejtë ngjarjet në Siri, ku “nuk ka pasur asnjë planifikim dhe koordinim të NATO-s”.
Presidenti francez, pyeti nëse duhet të zbatohet Neni 5, nëse Siria hakmerret kundër Turqisë, dhe pyeti sërish se sa të përkushtuara mbeten SHBA-të për të ofruar garanci, në një rajon që po lëshon ndaj sferës ruse të ndikimit. Leksoni, përfundon Makron, është se “Evropa duhet të jetë autonome, në aspektin e strategjisë dhe aftësisë ushtarake”.
Dhe kjo nënkupton sipas tij, rivendosjen e marrëdhënieve me Rusinë, dhe përqendrimin mbi zgjidhjen e krizave në periferi të kontinentit. Sa më jofunksionale që duket NATO, aq më shumë ndikim do kenë mendimet e Makron. Evropa po ecën përpara.
Buxhetet e saj të mbrojtjes, po shkojnë drejt mesatares prej 2 për qind të PBB-së, që është dhe objektivi i NATO-s. Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Anegret Kramp-Karrenbauer, iu përgjigj komenteve të Makron, duke rikthyer angazhimin e vendit të saj për arritjen e kuotës 2 për
qind.
Dhe evropianët janë duke u përmirësuar në shpenzimin e parave për mbrojtjen. Por përpjekjet e Evropës, janë më tepër hapa të vegjël në drejtimin e duhur, sesa një zëvendësues serioz i fuqisë kolektive të NATO-s. Rusia e Putinit, mbetet një kërcënim gjeopolitik.
Hendeku midis kërkesave më të gjera që po shpalosen në shekullin XXI, dhe kapaciteteve
të një Evrope post-NATO, mbetet shumë i madh. Gjermania mund të ketë si synim 2 për qind shpenzime në mbrojtje, por do ta arrijë këtë vetëm në vitet 2030 në rastin më të mirë.
Aleancës mund t’i mungojë një kulturë e përbashkët strategjike, dhe po kështu ndodh edhe me BE-në. Qasja e Makron është pra realiste. SHBA-ja po bëhet ralisht më pak e besueshme, dhe Evropa duhet të mbrojë interesat e saj, duke bërë më shumë për sigurinë e vet, dhe duke u përpjekur të sigurojë një autonomi në këtë aspekt./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

A na nxisin kartat e kreditit të shpenzojmë më shumë, se sa kur blejmë me para kesh?

Publikuar

-

Nga

Paraja është një koncept abstrakt. Dhe sot ne e marrim atë si të mirëqenë, duke harruar shpesh sesi një copë letër apo një copë metali, janë në vetvete sende me vlerë. Por paraja është një shpikje relativisht e kohëve të fundit, dhe që ka sjellë një ndryshim thelbësor në shoqërinë njerëzore, thotë Natasha Vinej, historiane e parave dhe financave në Shkollën Ekonomike të Londrës.

Përdorimi i parë i regjistruar i parave, ishte në Irakun dhe Sirinë e Lashtë, në civilizimin e Babilonisë, rreth vitit 3000 Para Krishttit. Në kohën e Babilonisë, njerëzit përdorën copa argjendi, të cilat llogariteshin sipas një peshe të standardizuar të njohur si sikël.
“Në çdo kohë, që paratë të kenë vlerë, duhet besim”- thotë Vinej. Por rruga e parasë ka pasur shumë zhvillime. Rreth vitit 1000 Para Krishtit, edhe civilizimet e tjera po përdornin metalin të çmuar, dhe në Greqinë e Lashtë, dhe Mbretërinë e Lidisë, u prodhuan monedhat e para.

Ndërkohë kartëmonedhat e para në letër u përdorën në Kinën Perandorake gjatë dinastisë Tang (618-907 Pas Krishtit), ndërsa në Evropë ajo nuk do të shfaqej para shekullit XVII. Sot, paratë nuk janë të lidhura me objektet fizike që janë në vetvete mallra me vlerë, siç janë monedhat e arit ose argjendit, por ne i përdorim në formën e kartave të kreditit.
Koncepti i kredisë (dhe borxhit), ekzistonte shumë kohë përpara se të shpikeshin kartat e kreditit. Karta e kreditit u shpikën nga Xhon Bigins nga Banka Kombëtare në Bruklin, Nju York, në vitin 1946.

Në Mbretërinë e Bashkuar, banka Barclays lëshoi kartën e parë të kredisë më 29 qershor 1966.
Nga vitit 2015, pagesave elektronike janë bërë shumë të përhapura. Vendet me nivelet më të larta të shpenzimeve online përfshijnë Kanadanë, ku pasja e më shumë se 2 kartave të kreditit për person është një normë. Në Evropë, Suedia është shoqëria më pa para kesh në botë, me vetëm 13 për qind të suedezëve që raportojnë se kanë përdorur para kesh për blerjen e tyre të fundit, sipas një studimi mbarëkombëtar të kryer vitin e kaluar, nga rreth 40 për qind që ishte kjo normë në vitin 2010.
Sa për krahasim, rreth 70 për qind e amerikanëve përdorin ende paratë kesh çdo javë, sipas një studimi të fundit të Qendrës Kërkimore Pju. Por a shpenzojnë më shumë njerëzit që përdorin zakonisht vetëm karta krediti? Është treguar se në aspektin psikologjik, njerëzit ndiejnë më shumë dhimbje kur humbasin 100 paund, sesa ndiejnë gëzim kur fitojnë 100 paund.

LEXO EDHE:  14-28 Tetor 1962/ Kur Kriza e Raketave Kubane, e çoi botën në prag të luftës bërthamore

LEXO EDHE:  13 milionë të vdekur, 500 mijë lëkundje në vit/ Çfarë nuk dini mbi tërmetet

Me fjalë të tjera, dhimbja e humbjes është më e madhe, edhe pse të dyja shumat janë saktësisht të njëjta. Kjo lloj qasje psikologjike, ka nxitur një ndryshim të madh në fushën e ekonomisë. Kjo çoi në disiplinimin e ekonomisë së sjelljes dhe degëve të tilla, si psikologjia e konsumatorit. Një nga studiuesit e shkëlqyer në këtë disiplinë relativisht të re është Drazen Prelec.
Profesori i Universitetit të Masaçusetsit në SHBA, kreu dikur një studim që përfshinte një ankand të veçantë. Ankandi u mbajt me studentët e shkollën prestigjioze të biznesit Sloan, për biletat e ndeshjeve të basketbollit amerikan NBA. Studiuesit i thanë gjysmës së ofertuesve, se mund të paguanin vetëm me para kesh, ndërsa gjysmës tjetër iu tha që mund të paguanin vetëm me një kartë krediti.
Rezultatet i habitën studiuesit. Mesatarisht, u zbulua se blerësit me karta të kreditit, po bënin 2 herë më shumë oferta, sesa blerësit që kishin para kesh me vete. Ajo çfarë do të thotë kjo, sipas Prelec, është se kostoja psikologjike e shpenzimit të një dollari në një kartë krediti është vetëm 50 cent.

Shpenzimi i një karte krediti, ka qartazi efekte tek mënyrën se si njerëzit shpenzojnë, dhe kjo vërtetohet nga studime të shumta. Gjithsesi, është treguar gjithashtu se kur mbërrijnë faturat e kartave të kreditit, ato shkaktojnë dhimbje të mëdha për zotëruesin e kartës.
Në fakt, ekonomistët e sjelljes së konsumatorit besojnë se kjo shpjegon popullaritetin e vazhdueshëm të kartave të debitit. Pra me kartat e kreditit, vonohet dhimbja e pagesës (derisa të mbërijë ajo faturë mujore). Aftësia e madhe e kartave të kreditit, është se ato ushtrojnë fuqinë psikologjike, për të ndarë kënaqësinë e blerjes nga dhimbja e pagimit./Burimi: BBC-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE