LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E vranë dhe e hodhën në kanal të mbështjellë me qese/ Arrestohen dy shqiptarët e dyshuar për ngjarjen makabre

22 Nëntor 2019, 12:44, Kronika CNA
E vranë dhe e hodhën në kanal të mbështjellë me

Arrestohen dy shqiptarë të dyshuar si autorët e një vrasje makabre të ndodhur në Belgjikë në maj të këtij viti.
Sipas policisë belge, viktima ishte një 40 vjeçar shqiptar, trupi i pajetë i të cilit doli në një kanal në Lievegem të Belgjikës.

Policia nuk dha shumë detaje për ngjarjen e rëndë, por tha se trupi ishte mbështjellë me plastikë dhe ishte hedhur në kanal, ku u gjet nga një çiklist.

Autopsia zbuloi se trupi kishte plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.
Pas disa muajsh hetimesh, policia belge thotë se ka arrestuar dy të dyshuarit për ngjarjen. Njëri është arrestuar në Belgjikë, tjetri në Francë.

Të arrestuarit janë një 29-vjeçar dhe një 37-vjeçar ndërkohë që identitetet e tyre nuk dihen dhe hetimet vazhdojnë./CNA.al

Lajmet e fundit nga