Connect with Us

Artan Hoxha godet fort/ Ja ushtria e Ilir Metës

Kronika

Artan Hoxha godet fort/ Ja ushtria e Ilir Metës

Publikuar

-

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas mesazhit të djeshëm të presidentit Ilir Meta, i cili ndërsa përshëndeti ushtarin e Gardës, i tha se “Ti do jesh ushtari i dytë në mbrojtje të Republikës, ushtari i parë do jem unë”.

Në një postim në rrjetet sociale, Artan Hoxha ka publikuar një foto të Metës ku përshëndet gardistin dhe një foto të tijën, ku në sfond pas gazetarit shkruan “mafia”.

LEXO EDHE:  Zbardhet takimi/ Ja çfarë i tha Metës deputeti gjerman   

Artan Hoxha shigjeton ashpër Metën, ndërsa shkruan se në fakt ushtria e Metës është ajo që shkruhet pas tij në foto, pra mafia.

“Si i tha ushtarit te Gardes ne vendroje gjate paradites se djeshme Komandanti i Pergjithshem: “Ti do jesh ushtari i dytë në mbrojtje të Republikës, ushtari i parë do jem unë”…
Ne fakt gjithe ushtria e tij, eshte kjo qe duket pas meje….”-shkruan Artan Hoxha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Klodiana Lala zbulon lidhjen/ “Vëllai i Kastriot Reçit shofer i një zyrtari policie”

Publikuar

-

Nga

klodiana lala

Të tjera detaje të forta janë zbuluar, mbrëmjen e sotme, nga gazetarja Klodiana Lala, për vrasjen e biznesmenit Kastriot Reçi.

Lala tha se vëllai i biznesmenit, Martini, është krahu i djathtë i një zyrtari aktual të Policisë së Shtetit.

“Vëllai i Kastriot Reçit, Martini, ka punuar si shofer për një zyrtar të lartë të Policisë së Shtetit, aktualisht. Ka punuar për disa vite me radhë”, tregoi gazetarja, teksa theksoi se familja Reçi, është një familje që ka pushtet në zonë.

“Kjo është një familje që ka pushtet në zonë dhe që përplasjet kanë nisur prej shumë vitesh. Saimir Jaku sipas të dhënave të policisë, për një problem krejt personal, i ka vënë në kokë armën Gaz Reçit dhe më pas u vra Saimir Jaku dhe nipi i tij në Belgjikë”, zbuloi ajo.

LEXO EDHE:  Loja Rama-Meta/ Çfarë do të ndodhë me Sandër Lleshin

LEXO EDHE:  Video-"Asgjë nuk harrohet...."/ Artan Hoxha: Ja si e mikpriste Berisha Metën në Tropojë, në 2001-shin

Sipas Lalës, në këtë çështje që u cilësua në momentin e parë si kriminale, ka pasur edhe trafiqe. Gazetarja pretendon se policia nuk e zbardh ngjarjen, për shkak të lidhjes së ngushtë të vëllait të Kastriot Reçit me zyrtarin e policisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Autori e priti 5 orë duke ngrënë kikirikë”/ Klodiana Lala zbulon detaje nga vrasja e Kastriot Reçit

Publikuar

-

Nga

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e bujshme të Kastriot Reçit, dy ditë më parë, në qendër të Rrëshenit. Sipas Lalës, autori ka qëndruar për pesë orë në apartamentin e një pallati që ka qenë i boshatisur, për të pritur Reçin.

Lala bën me dije se, që prej vrasjes së vëllait të Reçit, dy vjet më parë, ky i fundit i kishte lëvizjet e kufizuara dhe shoqërohej gjatë gjithë kohës nga familjarë të tij. Më tej, Lala sqaron se ka dyshime që autori i vrasjes të jetë një shtetas i huaj.

“Apartamenti ku qëndronte për të pritur Kastriot Reçin ka qenë bosh. I gjithë pallati ishte bosh fare. E ka pritur 5 orë e gjysmë Reçin. Që nga vrasje e vëllait ai kishte marrë masa dhe shoqëroej vetëm me familjarët, i kishte shumë të rralla lëvizjet. Ai është gjuajtur në distancë sepse kishte lëvizje të kufizuara, njerëzit e afërt qendronin gjatë gjithë kohës me të. E ka qëlluar vetëm me një plumb dhe më pas ka zbritur nga pallati veshur si femër me një fustan të zi me tuta poshtë dhe flokë të lidhura bisht mbrapa. Në apartament është gjetur një kanatiere e grisur, një pako me kikirikë që i ka ngrënë gjatë kohës së pritjes. Planimetria e apartamentnit ishte shkruar në gjuhë të huaj, mënyra sesi ngjitesh është shkruar në gjuhë të huaj. Ka dyshime që vrasësi është i huaj. Rezulton që kur është larguar ai e ka hedhur armën disa metra larg pallatit ndërsa parkun e bashkë me fustanin e ka hedhur poshte urës së tregut të fruta perimeve në Rrëshen”, tha Lala, në studion e “Opinion”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Fshihet ngjarja në burgun e Fierit/ I burgosuri plagos rëndë, me thikë, policin”

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha duke iu referuar mesazhit të qytetarit dixhital, ka denoncuar një tjetër ngjarje të rëndë, të ndodhur në burgun e Fierit.

Sipas qytetarit dixhital, disa ditë më parë në burgun e Fierit një i burgosur ka goditur me thikë në qafë një polic të regjimit të brendshëm, i identifikuar si Ylli Seferi.

LEXO EDHE:  Monika Kryemadhi “divorcohet” nga Ilir Meta

LEXO EDHE:  Vettingu në politikë/ Meta kundër propozimit të Bashës?  

Më tej theksohet se burgu i Fierit është bërë një lagje gangsterësh, të cilët sipas qytetarit dixhital kanë lidhje me shefat e policisë.

Personi që ka dërguar këtë mesazh është një ish polic, i cili ka treguar se është larguar nga detyra me dëshirë, për shkak të funksionimit të burgut në mënyrë katastrofike./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE