LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohen detaje nga telefonata e Metës me Palmer/ Presidenca: Jemi gati të publikojmë bisedën

21 Nëntor 2019, 10:57, Politikë CNA
Zbulohen detaje nga telefonata e Metës me Palmer/ Presidenca: Jemi gati

Zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi ka konfirmuar telefonatën e presidentit Ilir Meta me Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA, z.Mattheë Palmer, me kërkesë të këtij të fundit.

Sipas Blushit, qëndrimet e Metës të shprehura gjatë kësaj bisede telefonike kanë qenë mjaft të qarta, transparente dhe shteruese.

?Megjithatë nëse z.Lekloti, bie dakord me ambasadën e SHBA në Tiranë, dhe na autorizon ta publikojmë të plotë transkriptin e kësaj bisede telefonike, ne jemi gati ta vëmë atë të plotë në dispozicion të opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar. Presidenti Meta nuk ka asgjë për të fshehur?, shkruan Blushi.

Postimi i plotë:

Të dashur kolegë gazetarë,
Interesimit tuaj për një lajm, që siç më vutë në dijeni, ja u ka konfirmuar z.Guri Lekloti dhe ju ka sugjeruar t?ja u konfirmoj edhe unë, ju sqaroj :
Po, është e vërtetë që mbrëmjen e djeshme ka patur një bisedë telefonike rreth 30 minuta mes Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta dhe Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA, z.Mattheë Palmer, me kërkesë të këtij të fundit.
Qëndrimet e Presidentit Meta të shprehura gjatë kësaj bisede telefonike kanë qenë mjaft të qarta, transparente dhe shteruese.
Megjithatë nëse z.Lekloti, bie dakord me ambasadën e SHBA në Tiranë, dhe na autorizon ta publikojmë të plotë transkriptin e kësaj bisede telefonike, ne jemi gati ta vëmë atë të plotë në dispozicion të opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar.
Presidenti Meta nuk ka asgjë për të fshehur!
Konfirmojmë se marrëdhëniet tona strategjike me SHBA janë të forta, të qëndrueshme dhe transparente, si asnjëherë!

Lajmet e fundit nga