LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vettingu shkarkon Besnik Muçin/ Meta e emëroi në Gjykatën Kushtetuese

21 Nëntor 2019, 10:16, Vetingu CNA
Vettingu shkarkon Besnik Muçin/ Meta e emëroi në Gjykatën

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur sot shkarkimin nga detyra të Besnik Muçit, anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Muçi gjykohet në KPA pas ankimimit të Komisionerit Publik që e akuzon për mosjustifikim të pasurisë gjatë viteve 2003-2006 për shumën e 600 mijë lekëve.

Kujtojmë këtu se Besnik Muçi është emëruar nga Presidenti Meta si anëtar në Gjykatën Kushtetuese.

Me shkarkimin e Besnik Muçit, Gjykata Kushtetuese mbetet me katër anëtarë, ndërkohë që duhet të ketë 9 në total.

?Lidhur me pasurinë apartament 57 m2, blerë në 2016 me vlere 1.9 mln lekë, për krijimin e të cilës KP pretendon se subjekti dhe personat e lidhur nuk justifikon, KPA vlerëson se subjekti nuk provon ligjshmërinë e huave të marra nga babai, vëllai e motra e tij.

?Subjekti është në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm. Lidhur me shkakun e ankimit të mos deklarimit të pasurisë së personit të lidhur, bashkëshortja, rezulton se në vitin 1991, subjekti dhe e shoqja kanë përfituar pasuri nga ligji7501, KPA vlerëson se subjekti dhe bashkëshortja nuk ka  deklaruar me saktësi pasurinë. Për pasojë, subjekti gjendet në situatën e deklarimit të pamjaftueshëm.

Lidhur me shkakun e ankimit për mos justifikim të shpenzimeve për vitet 2003-2006 subjekti nuk i justifikoj në burime të ligjshme. Subjekti gjendet në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm?

Prokuror i Krimeve të Rënda apo biznesmen?/ Besnik Muçi nuk e di, sa pasuri ka

Besnik Muçi sërish në Vetting/ Zbardhen dyshimet e ndërkombëtarëve

Lajmet e fundit nga