LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U shkarkua nga KPA/ Besnik Muçi shpjegon shkaqet

21 Nëntor 2019, 10:29, Vetingu CNA
U shkarkua nga KPA/ Besnik Muçi shpjegon shkaqet

Besnik Muçi ka reaguar pas shkarkimit nga detyra nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit.
Muçi ka shpjeguar shkaqet me të cilat është lidhur vendimi i KPA. Sipas Muçit, shkak është bërë diferenca financiare e katër viteve.

“Shkak i parë i ankimit është diferenca financiare të katër viteve për shumë 600 milionë të llogaritura sipas KPK në kundërshtim të lartë më ligjin. Shkak i dytë i ankimit është modeklarimi i tokës së bashkëshortes sime, Kolegji i apelimit e mori si shkak përballë vendimit që mori.

Shkaku tjeter i ankimit ka qenë mosdekarimi i një banese të ndërtuar nga familja e bashkëshortes sime.

Gjithashtu edhe huatë e marra nga familja ime, nga babi dhe vëllai e motra me shumën 500 mijë lek te vjetra të cilat un i provova tej çdo dyshimi?, u shpreh Muçi para gazetarëve.

Lajmet e fundit nga