LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Tedi Blushi shantazhohet nga ambasada"/ Meta kërkon hetim: Mjerë ata diplomatë që mund të kenë kërcënuar

21 Nëntor 2019, 15:08, Politikë CNA
"Tedi Blushi shantazhohet nga ambasada"/ Meta kërkon hetim:

Presidenti Ilir Meta deklaron se zëdhënësi i tij, Tedi Blushi është shantazhuar në emër të një Ambasade të huaj në Tiranë, që të tërheqë një postim të bërë sot paradite.
Meta shprehet se ka kërkuar hetim të  menjëhershëm.

“Shpresoj të jetë lojë e Rilindjes por mjerë ata diplomatë që mund të kenë kërcënuar Zëdhënësin e Presidentit të Republikës”, shkruan Meta

Postimi i plotë:

Po zëdhënësi im, z.Tedi Blushi është shantazhuar në emër të një Ambasade të huaj në Tiranë, që të tërheqë një postim të bërë sot paradite për shkak të detyrës brenda 30 minutash.
Kam kërkuar hetim të menjëhershëm.
Shpresoj të jetë lojë e Rilindjes por mjerë ata diplomatë që mund të kenë kërcënuar Zëdhënësin e Presidentit të Republikës./CNA.al

Lajmet e fundit nga