LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të mbetur në kampin "e ferrit"/ Publikohet lista me emrat e shtetasve shqiptarë në Al Hawl (Foto)

21 Nëntor 2019, 21:34, Sociale CNA
Të mbetur në kampin "e ferrit"/ Publikohet lista me emrat e

Pas nxjerrjes me sukses të të miturit Alvin Berisha nga kampi i ISIS, marrë shkas edhe nga kushtet e vështira në të cilat jetojnë njërëzit (të rritur dhe fëmijë) në kampin burg të Al Hawl-it, vëmendja tashmë është kthyer në një tjetër çështje.

Si mund të nxirren shqiptarët e tjerë të mbetur në këto kampe?

Pas një udhëtimi në kampin ?e ferrit?, ?Al Hawl  në Siri, gazetari  Jul Kasapi ka sjellë të dhëna të reja.

Në një intervistë për A2 CNN, teksa shprehet se asnjëra nga grate shqiptare që jetojnë në kampet e ISIS nuk ishte e radikalizuar, Kasapi ka treguar një listë me emrat të shoqëruar nga ditëlindjet për shtetasit shqiptar që jetojnë në këto kampe.

Mësohet se, më shumë se 80 shqiptarë vazhdojnë të qëndrojnë në atë kamp, shumica e të cilëve janë fëmijë.

Informacionet e sjella nga A2 të shkruara me shkrim dore, pikërisht nga gratë e kampit mund tju vijnë në ndihme jo vetëm familjarëve që janë në kërkim të tyre, por edhe shtetit shqiptar në rast të ndonjë operacioni të ndërmarrë për riatdhesimin e  shqiptarëve të ndodhur në këto kampe.

Bëhet me dije se, shumë prej këtyre garave kanë marrë në mbrojtje jo vetëm fëmijët e tyre, por edhe fëmijë të tjerë që kanë mbetur jetimë, pas sulmeve që iu kanë marrë jetën e prindërve.

Në galerinë e mësipërme të fotove mund të lexoni listën me emrat, datëlindjet dhe vendlindjet e shqiptarëve në kampin Al Hawl./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga