Connect with Us

Shkarkimi i Besnik Muçit/ Reagon Presidenca

Politikë

Shkarkimi i Besnik Muçit/ Reagon Presidenca

Publikuar

-

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka reaguar pasi Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi nga detyra Besnik Muçin, i cili u emërua nga Meta si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Në një reagim në rrjetet sociale, Tedi Blushi shkruan “ZERO SURPRIZË nga vettingu i Partisë. Pas dështimit të rrëmbimit flagrant të Gjykatës Kushtetuese, rikthehet skenari për bllokimin e këtij institucioni nga të njëjtët aktorë që e bllokuan për tre vjet. TURP! TURP! TURP!”.

Kujtojmë këtu se Besnik Muçi u dekretua më parë nga presidenti Meta si anëtar i GJykatës Kushtetuese, ndërkohë që ishte ende në process Vettingu./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kryebashkiaku duke thithur kokainë/ Publikohet video skandaloze

Publikuar

-

Nga

Gazetari investigativArtan Hoxha ka publikuar videon e kryebashkiakut të Bulziqës, Lefter Alla i cili është filmuar duke konsumuar kokainë.

Sic shikohet dhe nga pamjet e publikuara nga Hoxha në stduion e Abc News, duket qartë se si kryebashkiaku merr kokainë mbi banakun e lokalit.

Gazetari Hoxha foli pak ditë më parë për ekzistencën e këtyre pamjeve ndërsa tha se ka kohë që është regjistruar por u spostua për shkak të termetit.

Më herët, CNA.al bëri një investigim dhe burimet theksuan se të gjitha dyshimet ishin se bëhej fjalë për kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla,  por, pas këtij publikimi, burime zyrtare nga Policia e Shtetit thanë ekskluzivisht për CNA.al se ashtu siç ka vepruar në të gjitha rastet e publikimit të këtyre videove dhe në raste të tilla të ngjashme, uniformat blu në zbatim të ligjit fillojnë hetimet menjëherë në bashkëpunim me prokurorinë, për të zbuluar se kur është bërë video, kush është personi, kur është filmuar , kur ka ndodhur ngjarja e të tjera. Tashmë Partia Socialiste ka marrë në mbrojtje kryebashkiakun e Bulqizës.

Burime nga PS thanë për CNA.al se kjo video është montazh dhe është përdorur për shantazh pasi janë kërkuar 100 mijë euro për mospublikimin e saj. Mesa duket se socialistët, pas deklarimit të kryebashkiakut Alla në publik, duket se e kanë ndarë mendjen që ta marrin në mbrojtje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta takon homologun bullgar/ “Besojmë tek mbështetja juaj për negociatat”

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta, ka takuar gjatë qendrimit në Izrael, Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, ndërsa bën me dije se në javët e ardhëshme ky i fundit do të vizitojë Tiranën.

Meta e ka falënderuar Radevin për ndihmat dhe solidaritetin që tregoi Bullgaria pas tërmetit të 26 nëntorit, si edhe vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për integrimin euroatlantik të vendit tonë,

“Gjatë qëndrimit në Izrael, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta pati një takim me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

Kreu i Shtetit shqiptar e falenderoi Presidentin Radev për solidaritetin dhe ndihmën e ofruar nga autoritetet bullgare pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Presidenti Meta shprehu besimin se vizita e Presidentit Radev në Tiranë në javët e ardhshme do të konfimojë marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe popujve tanë.

Presidenti Meta vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për integrimin euroatlantik të vendit tonë, duke nënvizuar se  “besojmë fuqishëm në qëndrimin mbështetës të Bullgarisë për çeljen e negociatave të pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, në Samitin e Zagrebit, në maj të këtij viti”.

Presidenti Meta dhe Presidenti Radev u dakordësuan se nxitja e projekteve për Korridorin 8 duhet të jetë në qendër të bashkëpunimit mes dy vendeve tona”, thuhet në njoftimin e plotë të Presidencës./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pse Irfani dhe Ylli Ndroqi e drodhën ndaj Lali Erit

Publikuar

-

Nga

Erion Veliaj i akuzuar pafundësisht si i përkëdheluri i mediave që i bënin fresk, ka humbur përkohësisht përkrahjen e së paku dy prej tyre. Televizioni Informativ Nevs 24 i është bashkëngjitur një fushate më të gjatë që Ora News ka filluar kundër kryebashkiakut. Në një kronikë të fundit TV me pronar Irfan Hysenbelliun ka vënë theksin tek udhëtimet e shpeshta që bën jashtë shtetit Veliaj, ndërkohë që në Tiranë transmetohen lajme sikur ai, atë ditë është në krye të punëve.
Ajo që bën përshtypje është kthesa e beftë e këtij televizioni, i cili edhe vetë nuk ka rreshtur së transmetuari kronika të tilla të gatshme, madje edhe duke mos transmetuar fare hulumtime investigative se si Erion Veliaj mashtronte me kronikat.

Edhe më surprizues është qëndrimi që po mban Ora News. Prej një kohe të gjatë ekrani i Ylli Ndroqit, nuk i ka rreshtur sulmet, madje ka njoftuar kontraktimin e një firmë daneze e cila do të sjellë në Shqipëri një pajisje smart, me emrin Dynatest, që kontrollon cilësinë e rrugëve. Në kronikat e Orës është lajmëruar kjo nismë e televizonit duke sqaruar se qëllimi është kontrolli i të gjitha rrugëve të Tiranës, me qëllim identifikimin e cilësisë dhe shkeljeve të mundshme nga ndërtuesit dhe institucionet.Natyrisht kthesa të tillë të forta në qëndrimet editoriale nuk janë surprizë e madhe për publikun që është mësuar me to. Ato shpesh nuk bëhen me qëllime informimi, por sepse interesat okulte të palëve bien në kontradiktë me njëra tjetrën.

Aq me tepër që kryebashkiaku është një njeri që ka demonstruar publikisht se shpërndan favore në këmbim të interesave të tij politike ashtu sikurse bëri në rastin flagrant të përçarjes të artistëve të teatrit disa prej të cilëve i rekrutoi në mënyrë të paskrupullt.

Nuk dihet nëse kjo ka ndodhur dhe mes Veliajt dhe Irfan Hysenbelliut apo Ylli Ndroqit, por se sa e vërtetë është kjo do të kuptohet nga vijimësia e sensit kritik të ekraneve të tyre./Lapsi.al

LEXO TE PLOTE