LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse BE gaboi me bllokimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

21 Nëntor 2019, 07:26, Blog CNA
Pse BE gaboi me bllokimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe

Nga Anthony Salamone ?The National?

Bashkimi Evropian, po përballet aktualisht me një mosmarrëveshje serioze mbi zgjerimin e unionit, e cila mund të sjellë pasoja të rënda për të ardhmen e saj. Zgjerimi ishte në rendin e ditës në mbledhjen e Këshillit Evropian muajin e kaluar.

Komisioni Evropian, rekomandoi hapjen e negociatave të anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Por në fund, kjo varej nga vendet anëtare. Për habinë e shumëkujt, KE e shtyu marrjen e një vendimi zyrtar, duke bllokuar për momentin nisjen e bisedimeve. Zgjerimi është një nga fushat e politikave të BE-së, ku kërkohet ende unanimitet.

Franca, Hollanda dhe Danimarka, e kundërshtuan fillimin e bisedimeve me Shqipërinë. Por pikëpyetjet më të mëdha i ngjalli bllokimi i bisedimeve për Maqedoninë e Veriut për shkak të vetos të Francës. Ky vend, zgjidhi përmes Marrëveshjes së Prespës disa muaj më pare, një mosmarrëveshje të vjetër me Greqinë për çështjen e emrit.

Të entuziamuar zyrtarët në Bruksel, u shprehën të sigurt se zgjidhja e kësaj çështje, do t?i hapte rrugën bisedimeve të anëtarësimit. Rastësisht, Britania e Madhe ka qenë dikur ishte një zë i madh mbështetës i zgjerimit, ndaj mbështeti kandidaturat e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Tani, kapitali politik i Mbretërisë së Bashkuar në BE është jo-ekzistent, ndaj Londra nuk është në gjendje të diktojë vendimet e BE-së. Në fakt, armiqësia e fshehtë për të penguar zgjerimin e BE-së nuk është e re.

Kur Zhan Klod Junker, u zgjodh president i Komisionit Evropian në vitin 2014, ai deklaroi se asnjë vend nuk do të anëtarësohej në BE gjatë mandatit të tij. Ndërsa asnjë kandidat nuk ishte realisht gati për këtë, mesazhi i Junker nuk ishte pozitiv. Gjithsesi, shumica e shteteve anëtare dëshironin nisjen e bisedimeve me Maqedoninë Veriore.

Gjermania ka qenë ndoshta mbështetja më e dukshme, me kancelaren Angela Merkel, Ministrin e Jashtëm Heiko Maas.dhe Ministrin e Evropës Mikael Rot, që e bënë të qartë dëshirën e tyre për të ecur përpara, dhe për të mbështetur angazhimet e BE-së.

Presidenti francez Emanuel Makron, ka qenë i vendosur në ushtrimin e të drejtës së vetos. Argumenti i tij, është se BE-ja duhet të reformojë më parë veten, përpara se të pranojë anëtarët e rinj. Sikurse e bëri të qartë në intervistën e dhënë për ?The Economist?, ai mendon se zgjerimi do të pengonte synimin e tij për t?i dhënë BE-së një rol më strategjik.

Dhe ky u duk si një arsyetim i çuditshëm. Hapja e negociatave të anëtarësimit, është diçka krejtësisht e ndryshme nga ajo e një vendi, që është në prag të hyrjes zyrtare në BE. Në fakt, zgjerimi ka shërbyer shpesh si një shtysë për reformën institucionale të BE-së, dhe jo për ta bllokuar apo penguar atë.

BE mund të veprojë fare mirë në disa linja paralele, dhe kështu ka funksionuar gjithmonë.

Nëse unioni kërkon që të jetë më gjeopolitik dhe strategjik, është e vështirë të mirëkuptohet si i arsyeshëm frenimi i aspiratave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për t?u bërë pjesë e familjes evropiane.

Përkundrazi, në samitin e fundit të Këshillit Evropian, Brukseli dërgoi një sinjal shumë negativ për rajonin dhe më gjerë. BE-ja nuk është aktori i vetëm gjeopolitik në Ballkanin Perëndimor. Edhe Rusia ka vazhduar përpjekjet e saj hibride, për të pasur një ndikim të mëtejshëm në rajon. Moska e ka kundërshtuar prej kohësh zgjerimin e BE-së dhe NATO-s.

Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009. Me zgjidhjen e mosmarrëveshjes mbi emrin me fqinjin jugor, Maqedonia e Veriut është gati t?i bashkohet aleancës veri-atlantike. Rusia e kundërshtoi hapur Marrëveshjen e Prespës, dhe do të mbështeste në mënyrë aktive distancimin e Maqedonisë së Veriut nga procesi i anëtatësimit në BE.

Ndërsa do të ndjekë edhe aspiratën e saj evropiane, trajektorja aktuale e Maqedonisë së Veriut nuk do të jetë e qëndrueshme, në rast se Brukseli nuk e zhvendos në fazën tjetër procesin e pranimit. Zgjerimi është parë me të drejtë, si një nga përpjekjet më të suksesshme të BE-së.

Perspektiva dhe arritja e mundshme e anëtarësimit në union, ka shërbyer si një faktor stabilizues dhe motivues, që vendet evropiane të ripërqafojnë demokracinë, dhe të kërkojnë partneritete të frytshme.

Aspekti më i rëndësishëm i këtij rrugëtimi, është të ruajë shpresën e anëtarësimit në të ardhmen, si për vendet kandidate aktuale, ashtu edhe ato potenciale. Edhe kur vendet kandidate, kanë ende shumë reforma për të kryer, dhe kur anëtarësimi është vite larg, kjo shpresë mund të jetë e qëndrueshme.

Shtyrja e negociatave të anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, kur të dyja vendet duken se janë gati, e zbeh këtë shpresë dhe e dëmton pozitën e BE-së në rajon. Brukseli mund t?i hapë dritën jeshile negociatave ndoshta në samitin e Këshillit Evropian në marsin e vitit 2020, ose në samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në majin e vitit 2020 në Zagreb, gjatë presidencës kroate të BE-së.

Kurdo që të ndodhë kjo, Brukseli do të ketë paguar tashmë një kosto të madhe për besueshmërinë e tij. Makron mund të ketë të drejtë, kur thotë se BE-së i duhen më shumë strategji, por unioni ka gjithashtu nevojë për më shumë solidaritet./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga