LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasjet për Kushtetuesen/ Presidenca refuzon SHBA: Nuk do ta cojmë në Venecia

21 Nëntor 2019, 10:54, Politikë CNA
Përplasjet për Kushtetuesen/ Presidenca refuzon SHBA: Nuk do ta

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar sot në lidhje me ngërçin e krijuar me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në një deklaratë për mediat, ndër të tjera ambasada e SHBA theksonte se ?Institucionet gjyqësore shqiptare, kushtetuta dhe ligjet për zbatimin e reformës në drejtësi, duhet të udhëheqin procesin e zgjidhjes së këtyre intepretimeve të debatuara.

Në mungesë të një institucioni të përshtatshëm ligjor, i cili mund të vendoste mbi intepretimet e kundërta, Shtetet e Bashkuara mbështesin çuarjen e çështjes në Komisionin e Venecias, si një palë e tretë kompetente dhe e paanshme, për opinionin e tij ligjor. Gjithashtu, nxisim palët kundërshtuese që të respektojnë opinionin ligjor të Komisionit të Venecias.?

Pas kësaj deklarata të ambasadës së SHBA, ka ardhur reagimi i parë nga mazhoranca socialiste.

Në një prononcim për mediat, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla është shprehur se ?Çështja e Kushtetueses do ti dërgohet Komisionit të Venecias.

?Çështja e Kushtetueses do ti dërgohet Komisionit të Venecias. Do i bashkohemi vlerësimit të partnerëve tanë SHBA, por edhe BE. Për ne është e rëndësishme vijimi i punës?-tha Balla.

Por, nga ana tjetër Presidenca duket se do të refuzojë propozimin e SHBA.

Burime për CNA.al pranë Presidencës shprehen se nuk do të jetë ky institucion që do të dërgojë çështjen në Komisionin e Venecias.

I njëjti burim theksoi për CNA.al se ?Qëndrimet tona kanë qënë të qarta dhe nuk do ti drejtohemi Komisionit të Venecias?.

Po ashtu edhe në një reagim në rrjetet sociale, zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi ka lënë hapur të kuptohet se nuk do ta çojnë çështjen në Komisionin e Venecias./ CNA.al

Ambasada e SHBA mesazh të fortë për Reformën në Drejtësi/ Ja si të zgjidhet ngërçi për Kushtetuesen

Ngërçi në Gjykatën Kushtetuese çohet në Venecia

?Mjaft më ?Rule of Embassy?/Presidenca i përgjigjet ambasadës amerikane: Tymi Venecias është turp

Vasili i përgjigjet ambasadës amerikane/ Komisioni i Venecias si Landfill ku riciklohen hallet e Ramës

Lajmet e fundit nga