LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasjet e Metës me Ambasadën Amerikane/ Lorenc Vangjeli hedh dyshime të forta

21 Nëntor 2019, 21:04, Politikë CNA
Përplasjet e Metës me Ambasadën Amerikane/ Lorenc Vangjeli hedh

Presidenti Ilir Meta, ka shpërthyer me akuza ndaj ambasadorëve të huaj ditën e sotme duke i quajtur hipokritë.

Ku reagim i Presidentit erdhi në një kohë ku Ambasada Amerikane deklaroi se mbështet idenë që palët t?i drejtohen Komisionin e Venecias, lidhur mbi ngërcin për Gjykatën Kushtetuese.

Por për analistin Lorenc Vangjeli, përplasja Meta-SHBA, duket se vjen për shkaqe të tjera, por që ende nuk dihen.

?Presidenti deri tani na ka treguar formën por jo përmbajtjen e kundërvënies së tij ndaj SHBA. Thelbi i përplasjes nuk është kjo, është diçka tjetër të cilën ne nuk e dimë për momentin. Shkaqet duhet të jenë të tjera. Nuk e di, refuzoj të spekuloj mbi këtë gjë. Reagimi i parë në këtë mënyrë është proporcional. Në këto ditë do fillojmë të shikojmë shkaqet e vërteta të kësaj përplasje?, u shpreh Vangjeli në “Opinion”. /CNA.al

Lajmet e fundit nga